web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Korrupsioni është Komunizmi i ri

13 Prill 2016, 08:14, Aktualitet CNA

Tanket sovjetike kanë vërshuar në Budapest dhe Pragë.

Bankat ruse fshihnin llogari sekrete ?offshore? dhe kompani misterioze ?guackë? që në mënyrë të fshehtë blinin influencën dhe përfitonin asetet strategjikë në Evropë.

Lobet e biznesit dhe industrisë në Lindje dhe Perëndim flasin gjithnjë për çështjet putiniste.

Një rrjet i partive komuniste dhe grupeve në front të parë mbrojnë interesat e Moskës.

Një web e korporatave misterioze, marrëveshjeve të errëta të energjisë, dhe skemave komplekse të pastrimit të parave shkaktojnë rënien në grackë të elitave të huaja dhe formojnë një lob në gadishmëri të Kremlinit.

E shkuara, takon të tashmen.

Në shumë mënyra, korrupsioni rus është Komunizmi i ri Sovjetik. Rryshfetet të sponsorizuara nga Kremlini është ?Red Menace? i ri.

Në Lindje, një aleancë e shteteve satelitore me stilin  sovjetik të ekonomive socialiste dhe sistemeve autoritare politike është zëvendësuar me një grupim të kleptokracisë me ekonomitë kapitaliste të stilit rus dhe qeverisjen jofunksionale.

Dhe Bashkimi Sovjetik përpiqet të shkatërrojë Perëndimin me fuqinë e një ideje duke i dhënë rrugë Rusisë së Vladimir Putinit për t?u korruptuar me joshjen e parave të lehta.

Aq më shumë gjërat ndryshojnë, aq më shumë qëndrojnë njësoj.

?Kremlini nuk ka nevojë të jetë lideri i vetëm i kombeve të bllokut të Paktit të Varshavës; ajo mund të acarojë përçarjet ekzistuese, shkatërrojë institucionet ndërkombëtare dhe ndihmojë në krijimin e një bote ku lulëzon forma e saj autoritare e korrupsionit?  Peter Pomerantsev dhe  Michael Weiss shkruan në raportin “The Menace of Unreality: How the Kremlin Weaponizes Information, Culture, and Money”.

“Kapja e elitave”

Bashkimi Sovjetik kërkon të shpërndajnë komunizmin dhe themelojë një bllok të kombeve besnike të Moskos. Vladimir Putin i Rusisë kërkon të shpërndajë modelin e tij të korrupsionit në biznese për të themeluar një bllok të kombeve në varësi të Kremlinit.

Bashkimi Sovjetik ishte fillimisht i interesuar në fqinjësinë e menjëhershme, Evropën Lindore, por gjithashtu kërkonte të shpërndante modelin socialist.

Putin i Rusisë është gjithashtu duke u përqëndruar në fqinjësinë e menjëhershme, ish-Bashkimi i Republikave Sovjetike Socialiste, por gjithashtu ka aspiratat për të vedosur sistemin e kleptokracisë.

Janë përdorur sisteme energjitike të dyshimta me struktura të mistershme si RosUkrEnergo, EuralTransGas, dhe Moldovagaz si për të kapur, edhe për të kontrolluar elitat në vendet e ish-bllokut Sovjetik si Ukraina, Bjellorusia dhe Moldovia.

Përtej perëndimit, Kremlini ka dislokuar kompanitë e pakapshme ?guckë? si Vemex, një kompani tregtare e energjisë me një strukturë të errët pronësie që drejton për në Gazprom, e cila e ka kapur rreth 10-12 % të tregut të energjisë çeke.

Kremlini ka zotëruar realisht artin e marrëveshjes së korruptuar për të krijuar marrëdhënie patron-klient edhe përtej kufijve të Rusisë.

“Gazprom, me mbështetjen e heshtur të Kremlinit ka ngritur 50 apo më shumë kompani ndërmjetëse, të lidhura në mënyrë të errët për Gazprom dhe të shpërndara në të gjithë Evropën,” tha analisti Roman Kupchinsky, ish-drejtor i Shërbimit RFE / RL-së në një dëshmi të Komitetit të Marrëdhënieve të Huaja në Senatin amerikan në qershor të vitit 2008.

Kupchinsky citoi grupin Centrex me bazë në Vienë, në prone të grupit Holding me bazë në Qipro dhe RN Privatstiftung dhe Austri, si dhe me rrjetin Gazprom Germania.

Përveç fronteve, ai shtoi ?mos shtoni ndonjë vlerë në çmimin e gazit rus që shitet në tregjet evropiane; por ata fitojnë shuma të mëdha parash të cilat duket thjesht të zhduken përmes kompanive guackë në Qipro dhe në Lihtenshtajn. ”

Kupchinsky i tha komitetit se ?në Hungari, kompani misterioze me drejtime dyshuese në krimin e orgaanizuar dhe Gazprom kërkon të kontrollojë segmente të gjera të shpërndarjes së gazit shtëpiak dhe biznese  për gjenerimin e energjisë.?

 ?Kjo është historia e një shkelje?

Ka gjithashtu dëshmi se Putin ka rekrutuar disa anëtarë të rrjetit të tij të vjetër të inteligjencës në Stasin Lindor të Gjermanisë për të ngritur kompanitë e para në të gjithë Evropën.

Një raport investigues i vitit 2007 nga gazetari gjerman Hans-Martin Tillack zbuloi se si Gazprom Germania ishte “diçka e një klubi për ish-anëtarët e shërbimeve të sigurisë Gjermanisë Lindore.”

?Kjo është historia e një shkelje. Një fushatë massive, e mirë-planifikuar paraprakisht. Stafi i përgjithshëm është i vendosur lar lindjes, në Mosko, kryeqytetin e Rusisë. Zona e targetuar është Gjermania dhe pjesa tjetër e Evropës Perëndimore? shkruante Tillack.

“Por historia e kësaj shkelje është e tejmbushur me oficerët e ish-Stasit dhe figurave hije. Kjo është një histori e kompanive të kutive postare që nuk kanë as edhe një kuti të tillë, e kompanive të inkorporuara brenda kompanive. Përshtypja krysore? Se ata janë duke fshehur rrjedhjen e parave. ”

Por kjo është një shkelje në të cilën shumë elita në Perëndim janë pjesmarrës ose të gatshëm, ose në pritje.

“Pranim i heshtur i korrupsionit rus, me fonde të paligjshme që pastrohen rregullisht në të gjithë Perëndimin, qëndron në favor të Kremlinit si brenda dhe jashtë vendit”, ka shkruar Pomerantsev dhe Weiss.

“Nëse premisa e idesë neoliberale të globalizimit është se paraja është politikisht neutrale, se ndërvarësia do të jetë një impuls drejt afrimit, dhe se tregtia ndërkombëtare sublimon dhunën në harmoni, pikëpamja ruse mbetet në merkantilisten më të mirë, me të holla dhe treg që përdoret si armë dhe një mekanizëm ndërvarësie për agresion. ”

Komunizmi, pavarësisht nga gabimet e tij, u përpoq të apelonte për idealet universale të njeriut dhe aspiratat. Por në praktikë, ajo ishte natyrës njerëzore.

Korruopsioni  lakmon instiktin më universal dhe të përulur të njeriut. Dhe fatkeqësisht, ajo shpesh është në sinkronizim me natyrën njerëzore – e cila e bën Red Menace e ri potencialisht më të rrezikshëm dhe të fshehtë se e vjetra.

Korrupsioni nuk është vetëm një çështje e qeverisjes së mirë tashmë. Kjo tani është një çështje e sigurisë kombëtare dhe duhet të trajtohet si i tillë./ Përktheu: Citynews

Burimi: The Interpreter





Lajmet e fundit nga