web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Nga Andi BUSHATI/ Provat se si u vodh në emër të Ramës

13 Prill 2016, 07:53, Aktualitet CNA

Referendumi i 9 prillit mund të konsiderohet pa më të voglin dyshim, si autogoli më i madh i Edi Ramës në komunikimin publik, që prej kohës kur ai fitoi zgjedhjet e qershorit 2013.

Ai kërkoi që me anë të kësaj farse të pastronte fytyrën e tij, duke futur në lojë partinë, por në përfundim të saj, ai, i nxiu faqen edhe PS-së edhe vetes. Askush më parë, asnjë udhëheqës politik shqiptar, nuk ka rendur të marë një njollë të tillë turpi, kur nuk e ka pasur absolutisht të domosdoshme.

Të gjithë, në një farë mënyre, janë përfshirë (edhe Ramë vetë në 2003-shin) në vjedhje zgjedhjesh, në manipulime, në ngritje strukturash piramidale mashtrimi.

Berisha që nga zgjedhjet e përgjithshme të 1996 e deri tek ato lokalet e 2011, Nano dhe sidomos Meta në garat e 2001, 2003 kanë marë damkën e atij që nuk e përfill lojën demokratike.

Por, në një farë mënyre ata e kanë bërë këtë, kur luhej mbijetesa e tyre politike, kur ishin me shpaltulla për muri.

Edi Rama, me mendielehtësi, ngriti një skemë manipulimi gjigande, atëhere kur nuk e kishte aspak të nevojshme.

Emisioni ?Stop? i së martës në mbrëmje nuk bëri gjë tjetër veçse tregoi në sy të publikut atë që e dinin të gjithë. Njerëz që nuk dinin se për çfarë po votonin, socialistë që u tregohej se ku duhet të vinin shenjë, të tjerë që hidhnin nga dy fletë dhe shifra që fallsifikoheshin lehtësisht.

E gjitha kjo dihej. Ndryshimi është se tani e kemi dhe me zë dhe me figurë.

Prandaj tani ka pak rëndësi të gjesh të vërtetën mes akuzave që bëjnë Blushi dhe Hafizi dhe përgjigjeve që i japin atyre ata burrat e ngrefur dhe ato gratë qesharake, që përbetohen për shifrat e denja për kohën e Enverit.

Tani të gjithë e dinë se ç?shfaqe të shëmtuar organizoi Edi Rama.

Por, e gjithë kjo maskaradë, nuk është vetëm – ashtu siç thashë në fillim -gafa e tij më e madhe në  komunikimin publik, damka që i vuri vetes dhe turpi me të cilin mbuloi PS-në.

Ajo është njëkohësisht edhe kriminale.

Kur beteja për kryetarin që mbretëronte pa zgjedhje u hap nga Ben Blushi, Rama kishe dy rrugë. Ose të kërkonte falje për vonesën dhe ti organizonte, ose ti shmangte ato.

Me makthin e tij të pashpjegueshëm nga gara, me frikën e përballjes me kundërshtarë që ia njohin difektet, me ankthin se mos ia përdhosin imazhin brenda familjes së tij politike, ai zgjodhi të dytën.

Natyrisht për këtë rrugë shumëkush e kritikoi për mospërfilljen ndaj demokracisë, për prirjet e tij autoritare, për prishjen e rregullave etj.

Por, në këtë betejë pati edhe shumë të tjerë që e mbrojtën. Në fund të fundit, për ta gara qe një formalitet, Rama e kishte të fituar, ndaj s?kishte kuptim të zhvillohej, ai kishte triumfuar në gjithë Shqipërinë, ndaj ishte një absurditet ti kërkoje të konfirmohej edhe në PS.

Ata që e mbronin në këtë pikë, kishin edhe argumentat shtesë: Kjo anomali sipas tyre ishte si rjedhojë mospërfilljes së një ish artisti për rregullat, e urrejtjes së një ish anarkisti për statutin e partisë, e përçmimit të një ish bohemi për mënyrën e jetesës në një bashkësi politike.

Pra ata e gjenin me lehtësi justifikimin se përse Rama nuk donte garë.

Por, tani, kur ai zhvilloi një tjetër lloj « gare » e cila rezultoi e vjedhur dhe e trukuar, pra në thelb kriminale, është shumë më e vështirë ta mbrosh kryeministrin.

Sepse deri më tani ai ishte thjeshtë njeriu që shpërfillte statutet dhe rregullat, kurse pas 9 prillit, ai është kreu, ideatori dhe frymëzuesi, i një skeme manipulimi.

Natyrisht që kur e hodhi idenë e referendumit, Rama e dinte se në një garë pa sfidë dhe pa sfidantë, pa vëzhgues dhe kundër komisionerë, nuk mund të pritej tjetër gjë.

Por, ose nga papërgjegjshmëria, ose nga cinizmi për të treguar se të gjithë socialistët janë si unë, ai i shkoi asaj deri në fund.

Ai e arriti përfundimin: sot PS nuk është më partia e një kryetari që shpërfill zgjedhjet, por një strukturë vertikale që i vjedh ato.

Kjo është gjëja më e rëndë e 9 Prillit. Rama këmbënguli ti bëjë të gjithë bashkëfajtorë.

Dhe provat për këtë të vërtetë që e dinim, i pamë dhe të martën në mbrëmje në ?Stop?. (Lapsi.al)





Lajmet e fundit nga