Zgjedhja e ekipit drejtues të PD-së/ Vijon numërimi i votave në selinë blu
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Janë dy gjëra që nuk ja vlen të debatohen më për referendumin në Partinë Socialiste. E para, është rezultati i thellë i arritur në favor të Ramës dhe e dyta, është serioziteti i votimit. E vetmja gjë që vlente të debatohej, ishte nëse duhej apo jo referendum, dhe jo si u bë dhe sa doli referendumi. Në këtë pikë, Blushi ishte në të drejtën e tij kur fliste për padobinë e referendumit, dhe përdorimin e tij si një mekanizëm fallco për të legjitimuar shkeljet e statutit dhe për t?i dhënë fuqi prapavepruse, statutit të ri të PS.
Me atë qëndrim, Blushi ishte qartazi kundër referendumit, nuk e njohu atë, nuk mori pjesë në atë dhe nuk delegoi askënd ta monitoronte. Dhe mendoj që ka bërë mirë.
Tani debatet e së hënës janë një kthim mbrapa, pasi duket sikur Blushi ka qenë pro referendumit dhe e shqetëson rezultati i thellë dhe rregulli që ka karakterizuar votimin.
Ky tani është debat bosh dhe pa bukë, që më shumë dëmton qëndrimin parimor të Blushit, se sa dëmton imazhin e referendumit. Biles ky është i vetmi debat që e legjitimon referendumin.
Kam parë shumë njerëz, sidomos ish- socialistë të mërzitur, që bëjnë humor dhe janë gdhirë papritur antikomunistë, duke krahasuar referendumin me votimet në kohë të komunizmit. Edhe pse nuk u takon të tallen, se janë të gjithë ish- komunistë, mua nuk më impresionon ajo shifër. Nuk do më impresiononte dhe po të dilte 100 për qind, pasi referendumi në vetvete nuk ishte një garë mes dy alternativash, por një konfirmim lidershipi, si zgjedhjet në komunizëm. Askush në Partinë Socialiste nuk e hedh poshtë lidershipin e Edi Ramës, nëse ai nuk ka alternativë tjetër dhe nuk ka asgjë për t?u çuditur.
Edhe ideja tjetër, që në referendum mund të ketë pasur parregullsi, kur e lidh me arsyet përse duhej referendum, duken qesharake.
Ky referendum ka prodhuar atë rezultat që ka prodhuar dhe me ato rregulla me të cilat qeveriset Partia Socialiste, dhe debati rreth këtyre çështjeve është debat bosh, pa asnjë vlerë.
Debati real ishte nëse duhej apo jo referendumi dhe ata që ishin kundër referendumit, dhe që e bojktuan atë, nuk duhet të kthehen pas në kohë të pranojnë referendumin dhe të diskutojnë për cilësinë e tij.
Mos kini dyshim, se socialistët nuk do të votonin kundër Edi Ramës, edhe sikur referendumin ta drejtonte shtabi që zgjodhi Bashën dhe i vodhi votat Olldashit. Maksimumi do dilte sa doli Basha me Olldashin. As nuk ka dyshim nga ana tjetër, që në Partinë Socialiste ka më shumë rregull se në partitë e tjera, sa i përket votimeve, edhe pse referendumi ishte një sforco kot, pa asnjë pikë llogjike.
Ndaj është mirë që Blushi të mos bëjë hapa prapa në raport me referendumin. Ai duhet t?i përmbahet idesë së tij kundër referendumit dhe të vrasë mendjen të gjejë kauza të tjera për betejë poltike, dhe jo të merret me ?cic mice? administrative të referendumit, pasi ai është në parim kundër tij. Frika ime është se rezultati do ishin më i thellë sikur të mos kishte referendum, por garë mes Ramës e Blushit, dhe ai do ishte një lajm i keq për demokracinë dhe një lajm i mirë për Ramën. Por falë bezdisë që ka Rama për të zbatuar statutin e partisë së tij, tani kemi një debat bosh për referendumin dhe jo për votat pro dhe kundër tij. Bëhet fjalë për një gjimnastikë zgjedhore brenda PS, që nuk vlen të lexohet, as si rezultat dhe as si cilësi, por vetëm si ngjarje. Ata që nuk donin të ndodhte kjo ngjarje, dhe që kishin të drejtë, tani të mos bëjnë hapa mbrapa e të diskutojnë për cilësinë e tij.
Bllokimi i vazhdueshëm i itinerarit ballkanik po shkaktkon g...
9 muaj pas fitores së Bashkisë Gjirokastër, kryetarja Zamira...
Programi i qeverisë shqiptare për rimëkëmbje ekonomike mori ...
Në fundjavë bizneset shqiptare reaguan në lidhje me bllokimi...
Qeveria ka reaguar lidhur me akuzat e deputetes demokrate, A...
Ai ka ngritur dyshimet se rezultati është i stisur dhe se ku...
Qeveria shqiptare ka lidhur një kontratë qiraje me një OJF t...
Më datë 13.04.2016, ora 07.30, në Akademinë e Sigurisë, fill...
Çfarë ndodhi me helikopterin e ushtrisë shqiptare?! A ishte ...
I parë nga larg, me majën e tij të mbuluar nga dëbora të cil...
Grupi i prokurorëve që po heton aksidentin ajror ku humbën j...
Nën drejtimin e Presidentit të Republikës, Bujar Nishani, Kë...
Ish-Kryeministri Sali Berisha ka akuzuar Ministren e Mbrojtj...
Prodhimi i Brendshëm Bruto u shtua me 2.62 për qind gjatë vi...
Me termin varësi (nga anglishtja addiction) nënkuptohet një ...
Në të gjithë vendin , Strukturat e Policisë së Shtetit edhe ...
Prokuroria e Tiranës nis hetimet për ligjshmërin e ndërtimit...
Parita Demokratike, ka denoncuar sot paralajmërimin për shka...
Grupi i prokurorëve që po heton aksidentin ajror ku humbën j...
Në shkurt të këtij viti një helikopter që fluturonte në lart...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...