Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Çfarë ndodhi me helikopterin e ushtrisë shqiptare?! A ishte rrëzimi një aksident nga ata që ndodhin në çdo vend të botës apo pas tij fshihet një histori abuzimi dhe problemesh gjithnjë prezente në strukturat shqipçtare? Përse hamendjet dhe pikëpyetjet e mediave kanë marrë përgjigje kontradiktore dhe të vakta? Përse prokuroria nisi një procedim penal të mbështetur mbi nenet 48 dhe 83 të kodit ushtarak, për ?Shkelje të rregullave të fluturimit ajror? dhe ?lëvizje të trupave ushtarake pa të drejtë?. Çfarë di ajo më shumë se sa ne ose më mirë të thuhet se për çfarë dyshon?
Pa pretenduar për të bërë një investigim, po tentoj të rendis gjithë pikëpyetjet që ?rrëzimi i helikopterit? ka lënë në publik dhe të gjitha variantet e dyshimta që lidhen me të.
Sipas një vëzhgimi të thjeshtë, helikopteri EC145 me numër fluturimi 637, ka mbërritur në Tiranë në vjeshtën e vitit të shkuar. Sipas të dhënave që gjenden lehtësisht ai kushton afro 5.5 milion euro dhe konsiderohet një mjet fluturimi i sigurisë shumë të lartë.
I përgatitur jo vetëm për misione vëzhgimi dhe shpëtimi, por edhe për luftime. Në një llogjikë normale rrëzimi i këtij helikopteri në kushte atmoferike të mira dhe në terren normal duket thuajse i pamundur.
Një prototip i ngjashëm, i ndërtuar po për ushtrinë shqiptare u rrëzua në Francë në Korrik 2012, përpara se të nisej në Shqipëri dhe në të humbën jetën 6 pilotë dhe inxhinierë. Por Franca njoftoi menjëherë se bëhej fjalë për një difekt njerëzor dhe për prekjen e helikave të tij me telat e tensionit të lartë.
Sipas të dhënave të Opinion.al helikopteri nuk është i siguruar plotësisht, por ka vetëm një sigurim të pjesshëm. Gjë që do të thotë që Shqipëria nuk do të fitojë mbrapsht shumën e plotë. Për këtë gjë duhet të flasë edhe Qeveria, që nuk e ka bërë ende.
Llogjikisht, një pajisje e tillë duhej të ishte me sigurim të plotë. Në një vend që makinat e reja sigurohen detyrimisht kasko, një helikopter 5.5 milionësh padyshim që duhej të kishte po atë trajtim.
Pikëpyetja e parë është nëse Helikopteri ka pasur një plan stërvitor dhe një itinerar të saktë? Cili ishte misioni i tij? Në Gusht 2014 një tjetër helikopter i ushtrisë i modelit Cougar u godit ndërsa kishte shkuar në dnihmë të policisë në Dukagjin, në shkelje flagtante të ligjit që nuk e lejon ushtrinë të kryejë misione policore.
Përse ai fluturonte në një lartësi shumë të ulët, sipas dëshmitarëve mbi catitë e shtëpive dhe sipas ushtarit të mbijetuar në kuotën 10 ? 15 metra?
Përse helikopteri fluturonte mbi liqen, kur fluturimi mbi ujë, kur nuk është i nevojshëm, është i pakëshillueshëm për pilotët.
A është ulur Helikopteri në ndonjë vend tjetër përpara se sa të përplasej në liqen?
A kanë komunikuar avari pilotët me kullën dhe qendrën e tyre të komandës?
A ka pasur shpërthim në bishtin e helikopterit?
Si shpjegohet që copat e një helikopteri që fluturonte ulët dhe që u rrëzua larg bregut janë gjendur në tokë, afro 300 metra nga bregu siç raportoi Top Chanel dje?
Dëshmitari i vetëm i mbijetuar, Gerald Baramuça deklaron se nuk ka parë gjë dhe se ka qenë duke bërë një video, ndërkohë që Prokuroria dhe dëshmitarët deklarojnë se ai është hedhur përpara se helikopteri të përplaset në ujë. Përse ai u hodh dhe dy pilotët e tjerë jo?
Përse Baramuça nuk është lejuar ende të pyetet nga Prokuroria? Organit të hetimit i është thënë se nuk është në gjendje të mirë shëndetësore, ndërkohë që ai ka dhënë që ditën e parë një intervistë për gazetën Panorama. Kur ka mundësi të flasë për gazetën si nuk ka mundësi të flasë për Prokurorinë? Dhe përse ruhet nga policia ushtarake në spital?
Përse Prokuroria nuk i bllokoi urdhërat e fluturimit që atë ditë, por e bëri këtë 3 ditë me vonëse. A është ndërhyrë në urdhërat këto 3 ditë?
A është dëmtuar kutia e zezë dhe nëse po, si shpjegohet kjo? Kutia e zezë ju mbijeton shpërthimeve dhe rrëzimeve më të fuqishme siç ndodh me avionët dhe jo më të dëmtohet nga një rrëzim i ulët në liqen!
A është e garantuar cilësia e karburantit që përdoret për këta helikopterë; a ruhet ai sipas të gjitha manualeve teknike dhe a është kryer një kontroll rigoroz për këtë gjë?
Ka ende pikëpyetje të tjera, zbardhja e të cilave, është një detyrim ligjor dhe moral. Deri atëherë dhe në mungesë të një komunikimi të hapur, media ka të drejtën të bëjë pjesën e saj të hetimit dhe do të japë versionet që zbulon./opinion
I parë nga larg, me majën e tij të mbuluar nga dëbora të cil...
Grupi i prokurorëve që po heton aksidentin ajror ku humbën j...
Nën drejtimin e Presidentit të Republikës, Bujar Nishani, Kë...
Ish-Kryeministri Sali Berisha ka akuzuar Ministren e Mbrojtj...
Prodhimi i Brendshëm Bruto u shtua me 2.62 për qind gjatë vi...
Me termin varësi (nga anglishtja addiction) nënkuptohet një ...
Në të gjithë vendin , Strukturat e Policisë së Shtetit edhe ...
Prokuroria e Tiranës nis hetimet për ligjshmërin e ndërtimit...
Parita Demokratike, ka denoncuar sot paralajmërimin për shka...
Grupi i prokurorëve që po heton aksidentin ajror ku humbën j...
Në shkurt të këtij viti një helikopter që fluturonte në lart...
Nga GËZIM LLOJDIAAjo godina me fytyrën e saj buzë këtij det...
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka komentuar sot r...
Dyqani i vogël ushqimor i Harsika Bashës në qendër të Lazara...
Ministri i Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri, i është përgj...
Partia Demokratike ka denoncuar gjendjen e mjerueshme të spi...
Vajza e Linda Ramës, Rea Xhillari, është e punësuar tek komp...
Deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe, ka kritikuar sot...
Kreu i Partisë Demokratike në Durrës ka kallëzuar penalisht ...
Deputeti socialist, Ben Blushi, ka folur sot për referendumi...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...