Zgjedhja e ekipit drejtues të PD-së/ Vijon numërimi i votave në selinë blu
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Në shkurt të këtij viti një helikopter që fluturonte në lartësi të ulët në bregdetin e Pirl Harbour në SHBA, ra në ujë. Për të parë videon mjafton të shkruani në Youtube Tourist helicopter crashes into water in Hawaii ? video. Në këtë video do të shikoni se helikopteri nuk shpërbëhet kur bie në ujë nga një lartësi e vogël. Nuk shpërndahen gjithandej pjesë përbërëse të tij. Në video duket qartë se helikopteri qëndron i zhytur në ujë, i padëmtuar. Në video gjithashtu duket qartë se helikopteri ka një defekt në pjesën e bishtit të tij, që e ka çbalancuar atë dhe e ka bërë të bjerë. Helika kryesore funksionon normalisht deri në momentin e rënies së helikopterit.
Helikopteri EC 145 i Ushtrisë Shqiptare i cili ra në ujë pranë bregut të Liqenit të Shkodrës, gjithashtu ka rënë nga një lartësi e vogël, çka vërtetohet dhe nga fakti se një prej atyre që gjendeshin brenda u hodh nga helikopteri, para se ai të binte dhe ka shpëtuar. Por çuditërisht helikopteri është coptuar në pjesën fundore të tij, çka duket qartë nga fotografia e publikuar në media pas nxjerrjes së tij nga uji. Pjesë të helikopterit janë gjetur deri 300 metra larg vendit ku ra.
Çfarë i ka ndodhur helikopterit? A është goditur nga toka? Kjo gjë përjashtohet se raketa tokë ajër e lëshuar me raketëhedhës supi (e njohur rëndom me akronimin në rusisht si RPG) që mund të përdoren në këtë rast funksionojnë në atë mënyrë që e ndjekin objektin fluturues duke shënjestruar pjesën më të nxehtë të tij, pra motorin. Helikopteri e ka motorrin në pjesën e sipërme, mbi kabinën e pilotëve, kështu që një goditje me raketë do të kishte shkatërruar pjesën e përparme të helikopterit, gjë që nuk ka ndodhur. Një goditje me RPG e shndërron helikopterin në një top zjarri, gjë që nuk kanë ndodhur.
Banorët e zonës dhe veçanërisht peshkatarët që gjendeshin në afërsi të vendit ku ra helikopteri, të cilët janë më të rëndësishëm si dëshmitarë, thonë se u dëgjua një shpërthim që vinte nga brenda helikopterit. Kjo vërtetohet edhe nga fakti që pjesa e përparme e trupit të helikopterit është e padëmtuar, krahasimisht me ç? duhet të ishte në rast të goditjes me raketë tokë-ajër.
Tashmë është e qartë se helikopteri është rrëzuar si pasojë e shpërthimit të një sasie lënde shpërthyese të vendosur brenda tij, pa dijeninë e pilotëve. Personi që është hedhur nga helikopteri dhe ka shpëtuar gjallë, kur deklaron në dëshminë e tij para oficerëve të Policisë Gjyqësore se nuk mban mend asgjë, pohon frikën nga forcat që kanë vepruar në këtë histori të errët.
Pilotët e helikopterit janë viktima në këtë histori. Ata u urdhëruan të bëjnë një fluturim të pazakonshëm, duke fluturuar shumë ulët në një segment të caktuar, pranë kufirit me Malin e Zi, për t? iu shmangur kontrollit të radarëve. Arsyeja ishte se ata duhet të çonin një ngarkesë ilegale në Malin e Zi, para cash të destinuara për të shkuar me ngut në qendrat e offshoringut, nëpërmjet Malit të Zi, për shkak të realiteteve të reja që krijoi në botën e offshoringut publikimi i Panama Papers. Jo rastësisht ngjarja me helikopterin ndodhi tre ditë pas publikimit të Panama Papers. Dëshmitarët kanë thënë se helikopteri ishte duke ardhur nga drejtimi i Malit të Zi. Udhëtimi i helikopterit në Mal të Zi bëhej me pëlqimin e autoriteteve malazeze, çka nuk është çudi në një vend ku përdorimi i shtetit për punë të tilla, është normë. Shteti malazez i kontrolluar nga Gjukanoviç, tash një çerekshekulli, ka krijuar logjistikën e nevojshme për transportin cash të parave nga Ballkani në qendrat e offshoringut. Dikush donte ta mbyllte linjën Tiranë-Podgoricë të kësaj veprimtarie. Për këtë u bë atentati ndaj helikopterit, që e kompromentoi këtë linjë në sytë e atyre që dinë e kuptojnë më shumë se të tjerët.
Qeveria Shqiptare që ditën e parë bëri përpjekje të qarta për ta varrosur të vërtetën e rrëzimit të helikopterit, madje në Varrezën e Dëshmorëve. Dy pilotët u shpallën zyrtarisht dëshmorë të atdheut dhe u varrosën në Varrezën e Dëshmorëve në Tiranë. Një nxitim i tillë është shumë i dyshimtë, duke pasur parasysh se një nga hipotezat për rrëzimin e helikopterit që u dha në njoftimin zyrtar për ngjarjen ishte gabimi njerëzor. Por nëse helikopteri është rrëzuar për shkak të një gabimi njerëzor, pilotët nuk janë dëshmorë, por viktima. Kuptohet se qeveria shpalli dëshmore dhe varrosi si të tillë të vërtetën, më tepër se pilotët./Kastriot Myftaraj
Nga GËZIM LLOJDIAAjo godina me fytyrën e saj buzë këtij det...
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka komentuar sot r...
Dyqani i vogël ushqimor i Harsika Bashës në qendër të Lazara...
Ministri i Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri, i është përgj...
Partia Demokratike ka denoncuar gjendjen e mjerueshme të spi...
Vajza e Linda Ramës, Rea Xhillari, është e punësuar tek komp...
Deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe, ka kritikuar sot...
Kreu i Partisë Demokratike në Durrës ka kallëzuar penalisht ...
Deputeti socialist, Ben Blushi, ka folur sot për referendumi...
Aktivisti i Partisë Demokratike në Sarandë Julian Sinomati k...
Sot, në televizionin e “Report Tv”, Besart Kadia, drejtuesi ...
Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, ka folur sot për futje...
Nga Lindita ÇelaBiznesi i nxjerrjes dhe përpunimit të gurit ...
Kryetari i Partisë Demokratike në Sarandë, Hariz Mema, është...
“Kryeministri Edi Rama ka nisur sot nje udhetim disaditor ne...
“Prof. Servet Pellumbi, shqiptari me i lumtur me rezultatin ...
Nxënësit shkollës, Adem Gjeli, në Fushë-Krujë janë evakuar ...
Prej javësh, Lulzim Basha ka startuar praktikën elektorale t...
Ditët e fundit, ku i LSI-së Ilir Meta, është përfolur si kan...
Gjykata e Lartë ka shtyrë seancën e deputetit Armando Prenga...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...