Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Ditët e fundit, ku i LSI-së Ilir Meta, është përfolur si kandidaturë e mundshme për President në vitin 2017. Në emisionin ?Komiteti? të gazetarit Berat Buzhala, kur u pyet nëse do të jetë kandidat për President, ai tha se kjo është një çështje e parëndësishme, por nuk e përjashtoi si mundësi.
Në fakt, më shumë se president, Meta po luan për të marrë drejtimin e vendit si kryeministër, një sfidë e hershme e tij për tu rikthyer në krye të qeverisë. Zgjedhjet parlamentare të vitit 2017, koalicionet e mundshme dhe loja politike mund ti japin shansin MEtës të jetë kryeministër i vendit. Ilir Meta do bëjë atë lojë që e çon në krye të qeverisë, dhe ai në fakt është një lojtar i fortë përballë Ramës dhe Bashës. Të dy të fundit në çdo moment i luten Metës për të bërë mazhorancën, nesër me disa deputetë më shumë, mund të ndodhë e kundërta.
Me shifrat e zgjedhjeve të fundit, duke parë trendin rrites dhe koalicionet e mundshme që priten, Ilir Meta i ka të gjitha shanset dhe lojën e hapur për të kërkuar karrigen e kryeministrit.
Skenarët e Metës
Nëse LSI-ja do të dalë me koalicionin e saj në zgjedhjet e vitit 2017, do ti duhen aleatë që sjellin vota sa majtas dhe djathtas. Meta mund të thithë shumë nga votat e të pakënaqurve në PS me punësimet që ju bën atyre. Nga PD rrëmben jo vetëm duke i mbajtur në punë por edhe duke sjellë në koalicionin e tij
forca politike që kanë qenë në koalicion me Bashën apo marrin vota të djathta. Shpëtim Idrizi i PDIU, apo partia e Gjergj Bojaxhi, Partia e Paskal Milos , mund ta shtojnë minimalisht mbi 100 mijë vota koalicionin e Metës. Ky i vetëm në zgjedhjet lokale pati rreth 260 mijë vota. Pra LSI me koalicionin e saj me disa forca faktorizuese shkon mbi 360 mijë vota. Këtu nuk kemi asnjë shifër që mund të vijë si shtesë e trendit të LSI-së, pakënaqësisë nga PS-ja, apo edhe votës gri e ciloa e sheh metën si të përjetshëm në pushtet. Një ngritje gati dyfish me votat e 2013 dhe një koalicion me parti të majta e të djathta që kanë vota e bën Metën koalicionin që vendos qeverinë nesër. Thesi i tij duket të zmadhohet ndërsa i PS-së dhe PD-së të ngushtohet.
Bazuar në rezultatet zgjedhore të vitit 2015, rezulton se LSI ka marrë rreth 260 mijë vota. Nëse Meta arrin të afrojë në koalicion, forca politike si PDIU, e cila ka marrë rreth 60 mijë vota, apo FRD e cila ka marrë rreth 30 mijë vota, Meta arrin të sigurojë një total prej 350 mijë votash që e kthen koalicionin e LSI-në të dytën në vend, duke i shtuar edhe disa faktorë të tjerë.
Nga zhvillimet e fundit politike pritet krijimi i dy partive të reja politike, Ben Blushi dhe Gjergj Bojaxhi. Ky i fundit arriti të sigurojë rreth 17 mijë vota, vetëm në Tiranë në vitin 2015.
Nga ana tjetër, Ben Blushi pritet të krijojë parti të re dhe me shumë mundësi do të marrë votat e socialistëve të pakënaqur. Kjo do ta dobësonte tej mase Partinë Socialiste, e cila ka marrë 402 mijë vota në zgjedhjet e 2015-tës. Blushi mund të ishte një nga aleatët e Metës në koalicion, dhe do sillte një lumë vota të majta, Bojaxhi do hante nga thesi i PD-së. Një faktor që nuk duhet anashkaluar është edhe AKZ e Kreshnik Spahiut, ky i fundit me çamët dhe frymën e tij në koalicion do qëndronte më rehat tek Meta sesa tek Basha.
Dy forcat e mëdha rrezikojnë shumë përballë LSI-së e cila mund të mbledhë vota nga lëvizje politike dhe parti të vogla dhe me shumë gjasa nëse del koalicioni i dytë Ilir Meta do luajë vetëm për postin e
kryeministrit. I treti ka parlamentin, i dyti do qeverinë.
Së pari ai mund të tentonte ta krijonte qeverinë me aleatë të vegjël që mund të marrin vota brenda koalicionit të PS-së apo PD-së.
Së dyti duke i kërkuar Ramës të jetë vetë kryeministër ose këtë mundësi mund ta shfrytëzonte direkt me Bashën. Ky i fundit po i mban syrin shkelur LSI-së, dhe rrëzimi i Ramës nga qeveria do e justifikonte Bashën për një koalicion të mundshëm me Metën kryeministër deri në një afat zgjedhjesh të reja, në rast se opozita do kontestonte rezultatin.
Zgjedhjet nuk janë larg, Meta po luan cdo skenar që kostot e keq qeverisjes ti lejë tek Rama, vetë të shpallet si njeriu i konsensusit dhe që ruan pasuritë e atdheut, ai e ka treguar që bën koalicion me PD-në që qeveria e saj të vazhdonte pushtetin, ka një borxh tek Ilir Meta, opozita e sotme.
Ilir Meta është lojtar që nuk dorëzohet kollaj, betajat politikë i bën të forta dhe ka rezistencë, pakënaqësia ndaj Ramës, mos besimi tek Basha mund ta forcojnë dhe ti japin shansin të jetë faktor edhe më i fortë se aktualisht në jetën politike në vend. Forcat e mëdha po ndrydhen, ndërkohë LSI-ja edhe pse e sulmuar frontalisht, por në heshtje nga të dyja palët vetëm forcohet. Këtë fakt Ilir Meta e di mjaft mirë ai ka të gjitha shanset që të luajë për kryeministër dhe jo për president kukull dhe pa kompetenca. Ilir Meta e ushtron gjithë pushtetin e tij dhe kërkon pushtet dhe jo pension të parakohshëm. Edhe në rast se Rama dhe Basha do bënin qeveri Meta sërish do ishte komod në opozitë, tashmë pensionin e Metës nuk e vendosin më të mëdhenjtë, por vetë loja e Metës./citynews
Gjykata e Lartë ka shtyrë seancën e deputetit Armando Prenga...
Burime nga policia bëjnë me dije se i ndaluari është Xh.Gjin...
Kërkesa e zv-kryetarit të komisionit të Sigurisë, Noka, dorë...
Kryeministri Edi Rama do të nisë axhendën e takimeve zyrtare...
Policia Kufitare ka arrestuar dy shtetas kosovarë pasi u kap...
Intervista e plotë e Kryetarit të Kuvendit, z. Ilir Meta dh...
Ndoshta është vështirë të zgjidhësh një lëmsh kur ai ngatëro...
Një shtetas 40 vjeçar është arrestuar nga Policia e Pogradec...
Procesi i kthimit dhe kompensimit të pronave mbetet një çësh...
Policia e Elbasanit ka dhënë detaje të reja për vrasjen e nd...
Një person është gjetur i vdekur në lagjen Katund i Ri në El...
Horoskopi ditor për diten e hënë – 11. prill 2016Ambienti yj...
Të gjithë e kanë parë sot në qytetin e Pogradecit dhe të gji...
Kryeministri Edi Rama ka vendosur sot këtë status në faqen e...
Fotografi Josepg Eid , nga agjencia AFP, ka realizuar disa ...
Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, njëherazi Kryet...
Kryetari i Kuvendit Ilir Meta ka folur për herë të parë lidh...
Mark Crawford: “Kur ambasada dhe diplomatët nuk janë më dipl...
Një agjent i CIA-s që nga viti 1953, Xhon A. Peizli mbajti d...
Deputeti socialist Koço Kokëdhima ka reaguar pas akuzave të ...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...