Skandal në ISSH-në e Fierit/ Burri kthen gruan në invalide për para
2 vite operatore e ISSH pa prekur stilolaps me dorëPër 10 vj...
Gati dhjetë ditë para se të botoheshin në median e Maqedonisë dhe më pas të Shqipërisë përgjimet seksuale të një zonje ligjvënëse, pjesë të tyre i kishim në redaksi. Nuk e fsheh se është tundim i madh për një gazetar që mos të botojë me ndërgjegje lajme të këtilla. Por, një redaksi që merr përsipër të shkojë deri në këto detaje intime duhet të marrë në sy dy rreziqe të mëdha: Rreziku i parë është të kthehet në moraliste dhe rreziku i dytë është të shndërrohet në tabloid, të përfshihet në gazetarinë e skandaleve rozë. Përsa i përket kësaj të fundit, nuk është se kam ndonjë opinion të veçantë, por thjesht nuk i përkas atij lëmi dhe kudo që kam punuar këto lajme i kemi patur jashtë vëmendjes. Rreziku i parë është ai më i rëndomti, ku në përgjithësi përfshihen gazetarët kudo që janë sa herë kanë të bëjnë me kësi lajmesh. U vendos që mos të botohen përgjimet, sepse u nisëm nga parimi që njeriu është pus i thellë dhe nuk ke përse rrëmon në hon, nëse në burimin tënd nuk rrjedh ujë i kulluar. E kush është kaq i kristaltë? Pas një tastiere kompjuteri të gjithë mund të shesin mend, por të tërë duhet ta pranojmë që jeta intime e dikujt është krejt e tjetër kujt, aq më shumë zakonet e kësaj jete. Dikujt i pëlqen ta nxisë lojën në telefon, dikush mund të jetë me cene të tjera në shtrat, ndaj cilët jemi ne që duhet të shesim mend me tekat e të tjerëve? Kështu që edhe pasi shpërtheu kaseta e rregjistrimeve, nuk hodhëm në faqe asnjë rresht.
Gjithsesi, kërshëria vret macen, thonë anglezët dhe njeriu është plot dobësi. Një nga këto dobësi është të dëgjosh se ç?të ka ardhur në derë ditë më parë. Dhe dikush në Kosovë, koleg me ne, zbuloi pikërisht këtë punën e pjeshkës së Shqipërisë Etnike dhe banjën me pesë shishe shampanjë. Figurat letrare në këtë rast çalojnë pak. Të përziesh pjeshkën dhe nacionalizmën apo të bësh banjë me pesë shishe verë me miza tregon varfëri në fantazinë erotike të personazheve, por kjo është çështje që nuk na përket, ndaj dhe një shkrim i këtillë meriton vetëm rubrikën ?llogje Kavaje?. Por, edhe në këtë rast nuk do identifikojmë të prekurit (të paktën ne, sepse materialin e kanë dhe të tjerë). E botuam, sepse dy njerëz të njohur që i hasëm në këto përgjime (njëri është ai i pjeshkës) janë moralistë të politikës dhe medias, ndaj e morëm si ndëshkim gati hyjnor të moralit, etikës. Njerëzit që dalin në televizion, gazeta, media nuk kanë përse tregojnë cilat janë udhët e mira që duhen shkelur dhe cilat jo, sepse pastaj përfundojnë të bëjnë banjë me dy gisht shampanjë në fund të vaskës.
Kur, Ali Ahmeti vendosi të tërheqë ministrat nga qeveria dhe ju mëshua historisë së montazhit audio, me thënë të drejtën nisa të besoj, sepse duke bërë radio çdo ditë e di fort mirë se sa i lehtë është manipulimi i zërit. Tersi nisi të nesërmen, kur Aliu çoi emra të tjerë për në qeveri, duke i kthyer të lënduarit e kësaj ngjarje mish për top./27.al
2 vite operatore e ISSH pa prekur stilolaps me dorëPër 10 vj...
Një çmim jackpot prej 35.1 milion Paund – çmimi më i madh në...
Në raportin “Analiza e sistemit të Drejtësisë në Shqipëri 20...
1. A jane derguar ekipet speciale me polumbare dhe mjete ujo...
Ministria e Transporteve, përmes një reagimi për mediat ka m...
Gazetari investigativ Artan Hoxha është shprehur se e vërtet...
Në dokumentet e trazuara të Panama Pappers shfaqet edhe një ...
Tatimet dhe biznesi prej një viti janë përfshirë në një marr...
Eksperti për Çështjet e Sigurisë, Ilir Kulla ka reaguar lidh...
Shpenzimet e shfrenuara dhe aspak të domosdoshme duket se nu...
Një efektiv i Policisë Rrugore është filmuar duke gjobitur n...
Policia e Shkodrës ka sekuestruar 19 automjete luksoze si Ra...
Nënkryetari demokrat i Byrosë së Kuvendit, Edmond Spaho, ësh...
Fakti që shqiptarët janë duke u dyndur drejt Britanisë në vi...
Me rastin e betimit te Hashim Thacit ne Kuvendin e Kosoves d...
Citynews ka denoncuar prej dy ditësh skandalet me vendimet e...
Policia e Lezhës ka ndaluar dy vellëzer për prodhim armësh ...
M. është 29 vjeçe. E veshur me të zeza, ma bën me dorë, nga ...
Situata e acaruar sot në Parlament duket se është provokuar...
Dy persona të maskuar kanë tentuar të grabisin një bankë në ...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra is...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Shpërthime të shumta raportohen nga mediat e huaja në krye...
Kryeministri Mark Carney foli sot me Presidentin e SHBA-së...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e përmbylli më ...
Një anije mallrash u dëmtua këtë të enjte, pasi u godit ng...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Austria ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për t...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...
Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara që nga koha par...
Shkalla e papunësisë e rregulluar sezonalisht në zonën e e...