web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Skandal në ISSH-në e Fierit/ Burri kthen gruan në invalide për para

7 Prill 2016, 18:20, Aktualitet CNA

2 vite operatore e ISSH pa prekur stilolaps me dorë

Për 10 vjet radhazi ishte trajtuar me pagesë invaliditeti, duke gëzuar shëndet të plotë dhe figuronte edhe si punonjëse e ISSH-së për dy vjet rradhazi, ndërkohë që nuk ka prekur stilolaps me dorë për 25 vjet. Në të vërtetë Valentina Lushaj nga Fieri punonte në të zezë, pasi i shoqi i saj i kishte fallsifikuar dokumentat pa dijenin e të zonjës së punës.  

Emisioni “Fiks Fare ” solli në mbrëmjen e sotme një rast abuzimi me pagesën për invaliditet.  Zonja Valentina Lushkaj nga qyteti i Fierit, zbulon se për 10 vite radhazi ishte trajtuar me pagesën për invaliditet megjithëse ishte e aftë për punë. Nga data 05.09.2005 deri në datën 30.01.2016 zonja konsiderohet si e paaftë për punë dhe në dokumentacion rezulton, se ajo merr pagesën për invaliditet. Sipas dosjes së zonjës në ISSH ajo ka dalë para një komisioni  i cili ka vlerësuar gjendjen e saj fizike si e paaftë totalisht për të punuar.

Çudia e dytë për Valentinën  është zbulimi se me letra ka qenë punonjëse e ISSh Fier  në vitet 2003 dhe 2004 si operatore e hedhjes së të dhënave në sistem , vite këto të gjitha të shënuara në libresën e punës. Në të vërtet zonja nuk ka qënë as edhe një ditë e punësuar në këtë institucion dhe për më tepër ajo pohon qartë, që nuk di ta përdori kompjuterin e jo më të punojë si operatore.

Po si u zbulua ?invaliditeti?

Në fund të dhjetorit të vitit të kaluar , Valentina gjen të fshehur në shtëpi dy libreza invaliditeti. E para tregon që zonja në fjalë është invalide e plotë dhe e dyta është libreza me të cilën invalidi tërheq paratë e invaliditetit pranë fiks fare issh fier (8)zyrave të postës Shqiptare. Me të gjetur dy librezat ajo dyshoi se dikush po abuzonte dhe po i merrte para shtetit pa të drejtë, prandaj kërkon pranë ISSH Fier librezën e saj të punës.Që nga ky moment ajo zbulon që në librezën e saj të punës ishte shkruar, se ka marrë 10 vite pagesë për paaftësi në punë dhe se ka qënë punonjëse në ISSH për 2 vitet 2003 dhe 2004. Për asgjë nga këto ajo nuk ishte në dijeni dhe për çdo gjë fajëson bashkëshortin e saj, i cili punonte dhe punon aktualisht në ISSH e  Fierit. Valentina hedh akuza dhe mbi ish-juristin e ISSH Fier, i cili është mik i ngushtë i burrit të saj. Valentina aktualisht ka një urdhër mbrotje dhe është në proçes divorci me bashkëshortin.

Të gjitha këto abuzime, zonja akuzon se i ka bërë bashkëshorti i saj i cili  është punonjës i ISSH Fier  prej 13 vitesh. Zonja Valentina tregoi për emisionin “Fiks Fare”  se gjatë jetës së saj me bashkëshortin Kastriot Lushkaj ka qënë një grua e vuajtur dhe e keqtrajtuar.  Ajo tregon se ndaj saj është ushtruar dhunë e vazhdueshme fizike dhe mendore e psikologjike. Në shtëpinë e saj ishte e ndaluar që gruaja të mbante lekë dhe të gjithë rrogën e punës në të zezë ajo ia dorëzonte bashkëshortit. Ky i fundit ishte punonjës në ISSH  Fier prej 13 vitesh.

“Fiks Fare” vuri në djeni  bashkëshortin e  Valentinës  Kastriot Lushkaj për akuzën që bashkëshorja e tij ka ngritur mbi emrin e të shoqit.  Ai thotë se zonja e dinte se merrte pagesën si invalide.  Ky zotëri,  pranon se ka marrë paratë në emër të gruas në një nga degët e postës së qytetit. Gjatë debatit të Valentinës me bashkëshortin e saj Kastriotin,  del në pah se dhe djali i Kastriotit trajtohej me kemp, si i sëmurë  mendor. Në lidhje me ish- juristin e ISSH  Fier, Kastrioti filimisht mohon të ketë njohje dhe më vonë pranon që  e ka shok dhe mik shtëpie.

Gjatë viteve që trajtohej me pagesën për invaliditet,  Valentina punonte në të zezë, në dy subjekte private. Në një fastfood dhe në një fasoneri. Bisedat që zonja bëri në të dy këto biznese, vërtetuan se në këto dy subjekte ajo është e njohur dhe ka punuar më parë.

Për këtë problematikë “Fiks Fare” iu drejtua dhe  Drejtorit të  Sigurimeve  Shoqërore në Fier. Ai sqaroi se në bazë të dokumentacionit që dispononte, zonja me të drejtë është trajtuar me pagesën për invaliditet pasi është invalide, por nuk dinte të tregonte se kush ishte mjeku dhe diagnoza e zonjës, pasi nuk e kuptonte shkrimin e doktorit. Po sipas dokumentave, zotëria pranoi se zonja ka qënë punonjëse e ISSH Fier  në vitet 2003 dhe në vitin 2004 si operatore për hedhjen e të dhënave. Drejtori I ISSH së Fierit edhe pse pranon se është një dosje ku zonja figuron si e paaftë për të punuar, ndërkohë që gëzon shëndet të plotë, nuk jep të dhëna nëse ndonjëherë është ëbrë verifikimi I këtyre dosjeve. Në lidhje me këtë abuzim ka nisur nje hetim nga Prokuroria e Fierit dhe nga Krimi ekonomik.

fiks fare issh fier (9)fiks fare issh fier (7)fiks fare issh fier (6)fiks fare issh fier (5)fiks fare issh fier (1)fiks fare issh fier (2)fiks fare issh fier (3)fiks fare issh fier (4)

 

 





Lajmet e fundit nga