Berisha sqaron tensionet në Kuvend
Situata e acaruar sot në Parlament duket se është provokuar...
M. është 29 vjeçe. E veshur me të zeza, ma bën me dorë, nga ballkoni i katit të dytë, të një pallati të vjetër, pak metra larg shtëpisë së Artur Kurtit, burrit që u vra të hënën, në korridorin e apartamentit të tij.
Nga ai ballkon, ku M. e kishte pritur Arturin, çdo herë, për pesë vjet, ajo e pa për herë të fundit , rreth orës 19 të së hënës, kur ai i tha se po ikte te nëna. Nuk jam e sigurt për orën, ? thotë ajo për dritare.net
M. mësoi nga lajmet se Arturi kishte vdekur. Nuk e besoi dhe e mori në telefon. Telefoni doli mbyllur.
E pranoi vdekjen e tij, vetëm kur shkoi në varrim. ?Pasi të gjithë ikën, unë mora një taksi dhe shkova me vajzën. E qamë të dyja dhe vumë lule mbi varrin e Turit. Pastaj erdhëm në shtëpi, edhe nuk dalim të dyja. Ku të shkojmë tani??
Kur e pyet si janë njohur, M. tregon: ?U njohëm në një lokal, unë sapo erdha nga Dibra në Tiranë. E divorcuar, me një vajzë 5 vjeç. Ai më pëlqeu dhe unë doja një njeri të kujdesej për mua dhe vajzën. Arturi ishte njeri i mirë, është kujdesur shumë për ne. Ai fliste gjithë kohën për të birin, me shumë krenari, por e donte vajzën time. Djalin e tij e kam takuar një herë, me Turin, djalë shumë i mirë. Edhe gruan ia shikoja. Të gjithë flisnin mirë për të. Por ata nuk ishin të ndarë. Unë nuk di të jenë divorcuar. Di vetëm që Arturi jetonte me nënën në shtëpi dhe gruaja jetonte me djalin?.
Kur e pyet çfarë ndodhi atë natë, M. tregon se ai e mori në telefon, kur ajo ishte nga liqeni me vajzën. ?Më tha, që ishte poshtë pallatit. E kuptova se kishte pirë. Mezi fliste. I thashë që të mos ikte se isha afër. Në fakt isha larg, por vrapova. E gjeta në një lokal të lagjes, me një raki dhe kafe para. Vetëm. Shkuam bashkë në shtëpi. Vajzën e nxora të luante me shoqet. Turi ishte keq, qante. Nuk më tha pse, por them se e kishte nga pija. Ai pinte shpesh, por nuk tregonte çfarë kishte, as ankohej kurrë. Unë gjithmonë e qetësoja. Nuk e pyesja. Dhe atë ditë e ndihmova të shtrihej në divanin këtu, i vura lecka me ujë derisa u bë më mirë.?
Kur e pyes a kishte me vete thikën me të cilën u tha se shkoi në shtëpinë e gruas, atë ditë, M. thotë me siguri, që i pa të gjitha rrobat e tij, kur i hoqi në divan, por nuk kishte asgjë.
Kur Artur Kurti doli për herë të fundit nga ajo shtëpi, M. e ndoqi me sy nga ballkoni. Ai nuk kishte gjë në duar.
Por ajo nuk di të shpjegojë çfarë ndodhi në shtëpinë e tij atë natë.
?Do i them dhe policisë,? ? thotë,- ?nuk kanë ardhur, por besoj do të vijnë. Do i them këto që të thashë ty.?
?Nuk kam qenë unë shkaktarja,?- thotë mes lotëve.
?Mbase nuk duhet të qaj për burrin e një gruaje tjetër, por ai më donte dhe unë e doja shumë. Të betohem nuk më ka lënë asgjë. Nuk kam gjëra të tij, veç një makine që përdorja dhe dua ta dorëzoj në familjen e tij.
Tani nuk di ç?do bëj. Ai kujdesej për mua dhe vajzën, por nuk mendoj për këtë, mendoj vetëm si iku ai. Ndërsa unë jam gjallë. Të paktën.?
M. jeton në një apartament me një dhomë gjumi, ndërsa korridori është edhe kuzhinë edhe lavanderi, edhe sallon, edhe kuzhinë. Është veshur me të zeza dhe një rrip i shtrëngon barkun. Kur e pyes a i bën keq kjo bebit, thotë që ajo në media dëgjoi se është shtatzënë. ?Menjëherë bëra testin, por nuk doli gjë. Mbase dhe jam, do e bëj prapë testin. Gjithsesi unë jam 29, dhe nuk jam 25 vjeçe dhe as pesë muaj shtatzënë. Ndoshta është një vajzë tjetër, por unë nuk e kam pyetur kurrë Turin për këto gjëra. Nuk bëja kurrë pyetje, e doja shumë, për ta pyetur. Megjithëse nuk besoj, ndoshta media e ka gabim?.
M. është e hutuar dhe e frikësuar. Është vajza 10 vjeçare që kujdeset për të dhe e përkëdhel, e qetëson.
Frika e M. tani është vajza: ?Mos ma marrin meqë bëra këtë gabim? Shkova me burrin e një gruaje tjetër dhe nuk e di, nëse po të kapën, të marrin vajzën. Se pastaj do vdes dhe unë??/dritare.net/
Situata e acaruar sot në Parlament duket se është provokuar...
Dy persona të maskuar kanë tentuar të grabisin një bankë në ...
Deputeti i Partisë Socialiste, Erjon Braçe jashte sallës par...
Seanca parlamentare e ditës së sotme është nërprerë pas tens...
Deputeti i Partisë Demokratike Edmond Spaho kërkoi mbledhjen...
Seanca e sotme parlamentare ka degjeneruar në fyerje dhe she...
Seanca e sotme parlamentare ka degjeneruar në fyerje dhe she...
Ish kryeministri Sali Berisha ka sulmuar ashpër kryeministri...
Ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha, ka folur në seancën...
Policia e Shkodrës ka arrestuar sot shtetasin Gëzim Demiraj ...
Avokati i Popullit z. Igli Totozani i ka dërguar kryeministr...
E kam thënë edhe një herë tjetër në këtë sallë se unë nuk pr...
Një qytetar ka denoncuar zhurmën akustike të krijuar nga Bas...
Ish kryeministri Sali Berisha duke folur sot në Parlament pë...
Deputeti socialist, Ben Blushi, e ka cilësuar referendumin p...
Hashim Thaci bëri sot betimin si Presidenti i ri i Kosoves. ...
Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta priti një delegacion me de...
Kryeministri Edi Rama do të udhëtonte në Kosovë me helikopte...
I mbjetuari i vetëm nga rrëzimi i helikopterit të FA, Gerald...
Sara Hoxha ka marrë një pozicion të ri në redaksinë e Top Ch...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra is...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Shpërthime të shumta raportohen nga mediat e huaja në krye...
Kryeministri Mark Carney foli sot me Presidentin e SHBA-së...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e përmbylli më ...
Një anije mallrash u dëmtua këtë të enjte, pasi u godit ng...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Austria ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për t...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...
Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara që nga koha par...
Shkalla e papunësisë e rregulluar sezonalisht në zonën e e...