Rrëzimi i helikopterit të FA/ Basha: Jemi në krah të familjarëve të viktimave
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është shprehur ...
Një vit përgatitje, punë në fshehtësi të madhe, shumë paqetësi. Problemi kryesor në fillim konsistonte para së gjithash në përpunimin e sasisë gjigande të të dhënave. Publikimi i Panama Papers pritet të jetë interesant.
Për redaktorët e Süddeutsche Zeitung duhet të ketë qenë dita e fatit për profesionin e tyre, kur atyre iu dërguan të dhënat për bizneset me të ashtuquajturat firma kuti postare, apo firmat guackë. Kjo do të kthehej në një histori të madhe, me efekte afatgjata. Kjo në një kohë kur vetë mënyra si vepruan gazetarët pjesëtarë të kësaj historie është një histori interesante.
Siguria në rend të parë
Kështu redaktorët e Süddeutsche Zeitung dhe kolegët e tyre nga medie të tjera punuan për një vit në fshehtësi të plotë. Që të mos flasësh dot për punën, është shumë e vështirë për gazetarët, thotë Frederik Obermaier, nga ekipi investigues i SZ në një intervistë në süddeutsche.de. Për t’u mbrojtur nga sulmet e piratëve të internetit, redaksia përdori kompjutera pa lidhje me internetin. Serveri dhe kompjuterat ndodheshin në një dhomë të mbyllur, ku mund të hynin vetëm anëtarët e ekipit investigativ. “As kryeredaktori nuk lejohej të hynte – as pastrueset. Kështu që pluhurat me aspirator nga dhoma u morën për herë të parë pas një viti”, thotë Obermeier. Takime të rregullta ndërkombëtare, midis të tjerash në Uashington dhe në Londër në grupe të vogla, siguronin komunikimin me njëri-tjetrin. Për këtë komunikohej në një forum interneti të mbyllur në mënyrë të veçantë.
Problemi i logjistikës
Problemi i madh në fillim të punës konsistonte para së gjithash në përpunimin e sasisë gjigande të të dhënave. Në rastet e Offshore-Leaks, të rrjedhjes së informacionit për firmat offshore ishin 260 gigabajt të dhëna, në rastin e Panama Papers sasia e të dhënave ishte dhjetë herë më e madhe – 2,7 terabajt, 11,5 milionë dokumenta. Prandaj redaksia vendosi që të angazhojë në punë edhe Shoqatën Ndërkombëtare të Gazetarisë Investigative (ICiJ). Kështu deri në fund punuan rreth 400 gazetarë nga 80 vende për projektin. “Sasinë e të dhënave ne nuk do të ishim në gjendje ta përpunonim vetë. Do të na ishin dashur njëzet vjet punë. Prandaj ne ndërtuam pikërëndesa për vende të caktuara.” Kështu, tema që për Gjermaninë kanë rëndësi dytësore, por që janë të rëndësishme për Amerikën e Jugut, ju lanë gazetarëve të atjeshëm. Mënyra si veprohej me sasinë e të dhënave qe e thjeshtë. Kështu, ekipi krijonte lista me emra potencialë dhe shikonte nëse kërkimi i këtyre emrave në dokumentat jepte rezultate.
Bota e errët e parave
Të dhënat janë nga një burim anonim, janë aktuale dhe iu përcollën Süddeutsche Zeitung. Thuhet se në kompjuterat e firmës në Panama depërtuan piratë kompjuterash. Të dhënat përmbajnë emaile, dëshmi, pasqyra të llogarisë bankare, kopje të pasaportave dhe shumë dokumenta të tjera të më shumë se 215.000 mijë shoqërive, të cilat zyra Mossack Fonseca i ka themeluar kryesisht me porosi të klientëve në Panama dhe në Ishujt e Virgjër Britanikë. Një botë e errët, ku rrjedh jashtëzakonisht shumë para, thotë Obermaier. Për drejtuesin e redaksisë investigative të NDR, WDR dhe Süddeutsche Zeitung, Georg Mascolo, sistemi i firmave guackë është jashtëzakonisht i përshtatshëm për shpërdorim. Mossack Fonseca punonte në të gjithë botën me 14.000 banka dhe zyra. 1200 prej tyre e kishin qendrën për shembull në Zvicër – një vend që ka qenë njëherë në fokus në lidhje me shkeljet për taksat.
Rezultatet e kërkimeve tani tërheqin aktivizimin e autoriteteve ndërkombëtare. Kështu, Australia, Zelanda e Re dhe Izraeli do të verifikojnë nëse në lista shfaqen qytetarë të tyre ose firmat e tyre. Edhe në Norvegji, ministrja e Industrisë, Monica Maeland i kërkoi bankës norvegjeze DNB që të japë një deklaratë me shkrim për rolin e saj në këtë aferë. Kjo bankë pati ndihmuar rreth 40 klientë për themelimin e një firme offshore në Sejshelle. Kurse në Islandë, 21.000 vetë, nga 330 mijë banorë që ka vendi, kërkuan online dorëheqjen e kryeministrit të vendit, Sigmundur Davio Gunnlaugsson, emri i të cilit përmendet në dokumente. “Ditët e ardhshme do të publikohen histori nga Gjermania, pastaj nga bota e sportit dhe pastaj pasojnë histori të kolegëve nga bota e jashtme”, sqaron Obermaier./DW
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është shprehur ...
Nga Klodian TomorriBanka e Shqipërisë e uli sërish normën ba...
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani vlerësoi sot gjatë nj...
Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë e uli normën bazë...
Eurodeputeti Eduard Kukan, ka bërë të ditur se do të prezant...
*Në vigjilje të Ditës Ndërkombëtare të Romëve, ky takim në s...
Vajza e deputetit socialist Namik Dokle, Anike Dokle është s...
5 milion lek të vjetra ka kushtuar shërbimi i prezantimit të...
Banka e Shqipërisë ka ulur normën bazë me 0.25 pikë përqindj...
Depozitohet në Kuvend kërkesa për ngritjen e komisionit heti...
Panama papers jane vetem nje shkak publik qe ne te shohim e ...
Ermal Mamaqi ka realizuar një video në lidhje me premtimin e...
Ministria e Mbrojtjes ka reaguar pas rrëzimit të helikopteri...
Nga Kreshnik SpahiuDje gjatë një debati në TV KLAN gazetari ...
Një helikopter është rrëzuar në fshatin Grizhë të Malësisë s...
Një helikopter u rrëzua sot rreth orës 14:00 në fshatin Griz...
Një helikopter është rrëzuar në mesditën e sotme në fshatin ...
Policia e Shtetit ka arrestuar sot 3 inspektorë të Inspektor...
Diversion dhe më pas një marrëveshje e qartë e cila nuk i fs...
Këto foto tregojnë betonizimin e Parkut të Liqenit nga Bashk...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...