Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Prononcim për mediat i kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha pas mbledhjes së Grupit Parlamentar
Tre janë problemet që mbeten pezull për shkak të mungesës së vullnetit politik nga ana e Edi Ramës.
E para ka të bëjë me dhunimin e rendit kushtetues. Kushtetuta është pakti shoqëror mbi të cilin bazohet bashkekzistenca, është ajo që ndalon policin të sillet si bandit dhe banditin të sillet si polic.
Dhunimi i rendit kushtetues, rënia e rendit kushtetues do të thotë që vendi është në xhungël, që nuk ka më dallim midis policit dhe banditit, midis kryeministrit dhe kriminelit dhe anasjelltas.
Ka katër javë që maxhoranca refuzon zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Në mënyrë të përsëritur për dy vite cenon rendin kushtetues. Në mënyrë të hapur cenon marrëveshjen politike, dhunon marrëveshjen politike të 24 dhjetorit 2014.
E nesërmja është një rast tjetër për t?i dhënë fund këtij dhunimi kaq të hapur, kaq flagrant të rendit kushtetues dhe për të rikthyer vendin në kushtet, të paktën formalisht, të kushtetutshmërisë dhe jo në kushtet e xhunglës.
Respektimi i Kushtetutës do të thotë të respektosh bashkekzistencën qytetare. Të shkelësh, ta shkelmosh Kushtetutën do të thotë ta fusësh vendin në kushtet e xhunglës dhe në kushtet e xhunglës bëhet gjithçka, i dobëti, i pamunduri shkelet, përdhunohet, nxirret nga puna, vidhet, i merret buka e gojës, i asgjësohet mundësia për të ushqyer fëmijët e tij.
Gjithçka që ndodh sot anembanë në Shqipëri, kjo krizë ekonomike, ky recension për të cilin për turp nuk flet askush, kur në fakt është ulur këmbëkryq në të gjitha vatrat e shqiptarëve dhe në shifrat e vërteta të bilancit të shtetit, është efekti i drejtpërdrejtë i efektit të xhunglës, i mungesës së shtetit ligjor që fillon me shkatërrimin e Kushtetutës.
Ndaj nesër do të insistohet fort në zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese i cili në këtë rast ka të bëjë pikërisht me korrupsionin, ka të bëjë me pretendimet se dy anëtarë të tjerë të maxhorancës, përtej Koço Kokëdhimës që shkoi atje ku duhet të shkonte, kanë përfituar shuma të mëdha parash dhe asete publike në kushtet e konfliktit të interesit.
Po në favor të korrupsionit, Edi Rama ka treguar mungesën e gatishmërisë për komisionet hetimore parlamentare e në veçanti të Komisionit Parlamentar që ka të bëjë me vjedhjen e të dhënave të serverit të Tatimeve duke shkelur në mënyrë flagrante marrëveshjen e 24 dhjetorit.
Dhe për këtë nesër opozita do të insistojë në kalimin e amendamentit tonë i cili përmbush kushtin e marrëveshjes së 24 dhjetorit, funksionimin eficient të komisioneve hetimore.
Dhe së treti heqja e vulës së turpit, heqja e pranisë së deputetit që ka plagosur qytetarët me armë pa leje dhe që kur ia don qejfi vjen serbes dhe voton Arben Ahmetajn e kur nuk ia don qejfi ha e pi aty afër Parlamentit.
Këtu nuk bëhet fjalë për një emër, këtu bëhet fjalë për një parim dhe parimi është ky : Deputetë të cilët janë në proces gjykimi për vepra të rënda penale siç janë tentativa për vrasje, plagosje në kushte të rënduara dhe në prani të armëmbajtjes pa leje nuk kanë vend në seancën plenare deri në përfundim të procesit gjyqësor.
Është një parim i cili nuk mund t?i kishte shkuar askujt ndër mend që do të ishte i nevojshëm që të futej në ligjin për dekriminalizimin por ja që Edi Rama është në gjendje që të na ofrojë edhe çudira të tilla përmes presionit të drejtpërdrejtë që i bën gjyqësorit dhe Prokurorisë.
Këto do të jenë betejat e opozitës ditën e nesërme në Parlament dhe nga kjo do të varet ngushtë edhe fati i Parlamentit, i funksionimit të Parlamentit dhe hapat që ne do të hedhim edhe në raport me garantuesit dhe ndërmjetësuesit e marrëveshjes së 24 dhjetorit, monitorimin e kësaj marrëveshje dhe vendimet e tjera që do të marrim në këtë drejtim.
Pyetje: Z.Basha dy prej nismave ligjore janë rrëzuar në Komision të Ligjeve që do të thotë se do të rrëzohen edhe në Parlament. A ka ndonjë të re në bisedimet që ju keni kryer me partnerët tuaj për çështjen e reformës në drejtësi?
Basha: Ne do ti shkojmë deri në fund kësaj beteje. Në kushtet kur rendi kushtetues është dhunuar. Në kushtet kur ky dhunim bëhet për të mbrojtur dy personat e akuzuar për korrupsion, maxhoranca është e vetëdiskredituar, Edi Rama është i vetëdiskredituar si avokat i korrupsionit, si avokat i krimit. Dhe sigurisht që duhet të zgjedhë o avokat i krimit, avokat i korrupsionit ose reformator i drejtësisë.
Në valën e zgjedhjeve për drejtuesit e universiteteve, faku...
Në orët e mbrëmjes së djeshme, në fshatin Larushk, të Krujës...
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, tha sot se qeveria...
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Arben Ristan...
Para një muaji nuk ekzistonte. Shpërtheu befas si pikë e vog...
Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka thënë sot se nuk ka ...
Polcicia italiane ka arrestuar 135 persona pas një operacio...
Deputetja e Mesila Doda i ka dërguar një letër kryetarit të ...
Deputetja e Partisë Demokratike, Albina Deda, një nga depute...
Policia e Korçës ka arrestuar në flagrancë dy persona,për p...
Një shtetas 29-vjeçar ka gjetur vdekjen pasi është hedhur ng...
Avokat Spartak Ngjela thotë se Ilir Meta me ministrat e tij ...
Humbi jetën në spital pas plagëve të rënda të marra nga dhun...
Policia e Fierit ka arrestuar dy shtetas të rinj pasi janë k...
Një ngjarje e rëndë brenda familjes ka ndodhur sot në Tiranë...
Horoskopi ditor për diten e mërkurë – 6. prill 2016Do kaloni...
Gazetari investigativ Artan Hoxha ka deklaruar se një politi...
Gazetari investigativ Artan Hoxha ka deklaruar se “Panama Pa...
Një sasi rekord prej 33.5 kilogramësh ar është sekuestruar p...
Bashkëshortja e komisionerit të BE-së për Energjinë, Miguel ...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...