web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Punimet e rrugës,shkatërrojnë bregun dhe plazhin e fortesave

1 Prill 2016, 19:59, Aktualitet CNA

Zbatimi i projektit per ndertimin e rruges hyrese ne Pogradec vazhdon tashme prej 1 muaji dhe punimet kane nisur te avancojne, por tashme kane nisur te shfaqen edhe pasojat e ketij projekti,se pari hedhja e inerteve te shumta ne liqen  duke I dhene keshtu doren e fundit te shkaterrimit te flores dhe faunes ne liqenin e pogradecit ashtu sic ndodhi edhe pergjate gjithe aksit Lin-Pogradec dhe se dyti shkaterrimi total i plazhit te fortesave.

Plazhi I fortesave eshte shkaterruar qe nga fortesa e pare e deri tek ndermarrja rruga ura,ajo tashme do te sherbeje si korsi per kalimin e mjeteve, deri ne perfundimin e punimeve, te cilat zgjasin 24 muaj, cka do te thote qe me shume gjasa edhe vitin tjeter ky plazh, nuk do jete ne funksion.Plazhi i fortesave ishte nje nga plazhet me te pastra te Pogradecit per vete faktin se uji ishte me gure dhe theksonte edhe me tej pastertine nga ana tjeter pozita gjeografike e ketij plazhi bente qe ai te mos ndotej, dhe ku kryesisht benin plazh Pogradecaret,mbetet I dyshimte fakti nese ky plazh do te kthehet ne gjendjen qe ishte .

Nga ana tjeter teksa punimet vijojne,banoret qe jetojne dhe kane shtepite ne pjesen e poshte te rruges ,prane liqenit ,jetojne me ankth se cfare do te ndodhe me banesat e tyre,zyrtarisht shteti nuk iu ka komunikuar asgje, por punonjesit u kane thene se banesat do te prishen.Por ne fakt nga gati 30 shtepi te ndertuara aty vetem 2 jane me leje te tjerat nuk kane dokumenta ,ndaj kjo me shume gjasa do te behet shkak per protesta nga ana e banorve nese shteti shqiptar nuk I kompeson per prishjen e banesave te tyre./pogradecinews

 

plazh 10 plazh 1 plazh 2 plazh 3 plazh plazh 4 plazh 5 plazh 6 plazh 7 plazh 8 plazh 9 plazh 10





Lajmet e fundit nga