Kthjellime dhe vranësira të pakta/ Parashikimi i motit për ditën e sotme
Ditën e Premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Ditën e Premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Ndërroi jetë në moshën 89 vjeçare ish-ministri i Jashtëm Hans Dietrich Genscher. Ministri i Jashtëm rekord i Gjermanisë, Genscher ishte një figurë që ka formësuar historinë gjermane të pasluftës, mendon Verica Spasovska.
E ngulitur thellë në memorien kolektive të gjermanëve ka mbetur skena e famshme në ballkonin e ambasadës gjermane në Pragë, kur Genscher u thërret mijëra qytetarëve të Gjermanisë lindore, që duan të largohen: “Ne kemi ardhur për t’ju njoftuar se largimi juaj …” Pjesa tjetër e fjalisë humbi në brohoritjet frenetike të njerëzve, që qëndronin prej ditësh në oborrin e ambasadës për të imponuar largimin e tyre nga Blloku i Lindjes.
Fjalimi në ballkon i Hans-Dietrich Genscherit ishte kurorëzimi i një mjeshtërie diplomatike, që më vonë u dëshmua se kishte qenë një hap i rëndësishëm në rrugën e bashkimit të Gjermanisë. Genscher kishte negociuar më parë largimin e qytetarëve të RDGJ-së pa u lodhur, me zgjuarsi dhe shkathtësi dhe intuitë të madhe politike. Dhe ia kishte vlejtur. Sepse largimi i refugjatëve nga ambasada e Pragës përshpejtoi procesin e erozionit të RDGJ-së në shpërbërje. Genscher e mundësoi këtë dinamikë me aftësitë e tij dipomatike.
Nga refugjat prej RDGJ-së në krye të politikës federale të RFGJ-së
Për ministrin e Jashtëm gjerman, i cili kishte lindur vetë në Halle të Gjermanisë Lindore, ky moment i deklaratës së tij ishte “momenti më i lumtur” i veprimtarisë së tij politike. Por në karrierën e tij politike ka pasur edhe pika rënieje, si drama e pengjeve në Lojërat Olimpike në Mynih në vitin 1972, kur nuk u arrit çlirimi i ekipit olimpik izraelit nga duart e terroristëve palestinezë. Në atë kohë Genscher ishte ende ministër i Punëve të Brendshme dhe përgjegjës për përpjekjen e dështuar për shpëtim. Kalimi pastaj në postin e ministrit të Jashtëm dy vjet më vonë hapi rrugën karrierës e tij të jashtëzakonshme politike. 18 vjet ai qendroi në detyrë, ishte edhe zëvendëskancelar, fillimisht në një koalicion me socialdemokratët nën drejtimin e Helmut Schmidt-it, pastaj nga 1982 me kristiandemokratët nën Helmut Kohlin.
Për shumë gjermanë, që jetojnë sot, Genscher, i cili qendroi gjithsej 33 vjet në Bundestag (parlament), ishte gjithmonë aty, gjithmonë i pranishëm, si diplomat i palodhur, që i binte kryq e tërthor botës me një energji të pabesueshme, për të përfaqësuar interesat e Gjermanisë. Për shkak të veshëve llapushë karikaturistët e vizatonin me humor dhe dashuri si elefant fluturues sipas “Dumbo” të Disney. Revista satirike Titanic i vë atij nofkën “Genschman” duke e krahasuar me Batmann shpëtimtarin e botërave. Gjermanët e donin Genscherin, për vite të tëra ai ishte politikani më i dashur. Edhe pse ai kishte meritën, për t’i kuptuar shanset historike dhe për t’i pranuar. Kështu me përpjekjet e tij balancuese me Evropën Lindore, sidomos me RDGJ-në dhe Bashkimin Sovjetik, ai krijoi bazën për ribashkimin e dy shteteve gjermane. Edhe pse politika e tij e ndërmjetësimit fillimisht u cilësua me tone kritike si “genscherizëm”, më vonë u vlerësua.
Kritika të forta për politikën ndaj Jugosllavisë
E konstestueshme për një kohë të gjatë ishte politika e tij ndaj Jugosllavisë. Njohja e parakohshme e Kroacisë nga qeveria gjermane gjatë luftës në Jugosllavi në vitin 1991 i solli atij shumë kritika, që e cilësuan një hap të tillë si katalizator për forcat centrifugale të shtetit federal. Por në Kroaci i qenë mirënjohës për mbështetjen politike. Deri më sot atje sheshet dhe rrugët mbajnë emrin e tij.
Genscher ka qenë për dekada një faktor vendimtar në politikën e brendshme gjermane. Si një kryetar shumëvjeçar dhe udhëheqës i fortë në FDP ai i siguroi partinë së vogël liberale për dekada ndikimin masiv politik. Gjithmonë liberalët ishin vetëm pak mbi pragun e pesë përqindëshit, por për gati 30 vjet ata kanë qenë të përfaqësuar pandërprerë në qeveri si partner i vogël i koalicionit.
Se çfarë peshe ndërkombëtare kishte Genscher-i edhe shumë kohë pas tërheqjes së tij nga politika aktive, ai e dëshmoi edhe një herë në vitin 2013. Në atë kohë ai arriti të sjellë kundërshtarin e Putinit Mikhail Chordokovsky nga burg rus në Berlin. Avokatët e Chordokovsky-t i ishin lutur për ndihmë atij, mjeshtrit 86-vjeçar të diplomacisë.
Me Hans-Dietrich Genscherin ndahet prej njesh një nga politikanët më të mëdhenj gjermanë të pasluftës. Vepra e tij diplomatike do të mbetet e paharruar./DW
Bashkia e Tiranës njofton qytetarët se nesër (2 prill), ora ...
Deputeti Socialist, Ben Blushi dhe deputetja Mimoza Hafizi n...
“Nëse ke një unazë të shtrenjtë apo orë, s’do të thotë se je...
Nënkryetari i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, k...
Deputeti socialist Ben Blushi, nga qyteti i Shkodrës është s...
Policia ka dorëzuar në Prokurori një deklaratë të një shteta...
Kryeprokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla është prononcu...
Partia Demokratike ka reaguar lidhur me kthimin për rishqyrt...
Dhjetëra efektivë të policisë së shtetit humbin vendet e pun...
I gjithë borxhi i jashtëm i ekonomisë së vendit (publik dhe ...
Ministria e Punëve të Brendshme i ka dërguar një letër Gjyka...
Mbetjet spitalore në Korçë hidhen në kazanët e plehrave afër...
Citynews ka publikuar pak më parë një lajm në lidhje me konk...
Policia e Shtetit i ka bërë thirrje deputetëve dhe zyrtarëve...
Mbrëmjen e djeshme, në emisionin “Të paekpozuarit”, moderato...
Kujdestarja e Shtëpisë së Foshnjës në Durrës, Dafina Fama, ë...
Avokati i Popullit, z. Igli Totozani, dënon dhunën e përsër...
Një fëmijë 6-vjeçar u ndodhet në gjendje të rëndë pasi godit...
Dy aktivistet e njohur Sazan Guri dhe Arian Galdini pasi i k...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në aks...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë ...
Lokalizohet dhe vihet në pranga 18-vjeçari që plagosi me t...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të enjte në autostr...
Ditën e Premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Një tërmet me magnitudë 5.9 goditi sot Ishullin Jugor të Z...
Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kam...
Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Europian, Marta Kos, ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...