Komisioni për Reformën Zgjedhore mblidhet të hënën, caktohet grupi i ekspertëve
Komisioni për Reformën Zgjedhore do të mblidhet mesditën e s...
Nga Kastriot Myftaraj
Ismail (Ballist) Morinaj është zhdukur që nga fundi i dhjetorit të vitit të kaluar, kur Gjykata e Lartë ia ndryshoi masën e sigurisë nga arrest në burg, në arrest shtëpiak. Morinaj nuk ka shkelur kurrë në shtëpinë në Durrës, adresën e së cilës e dha në Gjykatë si vendndodhjen e tij, në kohën e arrestit shtëpiak. Në fillim të muajit mars Policia e Shtetit e shpalli në kërkim Morinajn për shkak se ai nuk u paraqit në Gjykatë në ditën e gjyqit ndaj tij, për armëmbajtje pa leje. Ku gjendet pra Morinaj, i cili nuk mund të ketë hyrë dhe të qendrojë legalisht në Itali, ku ka familjen, pasi ai është në kërkim policor?
Çudia ironike është se fansët e Morinajt, adhuruesit e tij të zhurmshëm, nuk shqetësohen aspak për fatin e tij, domethënë se mos atë e ka rrëmbyer dhe e ka zhdukur ndonjë komando serbe. Duket se adhuruesit e tij kanë harruar atë që na u tha se një biznismen serbo-amerikan kishte vënë një shpërblim prej një milion euro për vrasjen e Morinajt. Kuptohet që kjo ishte një gënjeshtër, sepse këtij biznismeni nuk iu bë i ditur as emri.
Nuk ka gjasa që Morinaj të ketë një problem me serbët, sepse deri më sot serbët nuk e kanë djegur kurrë flamurin me fushë të zezë të dronit, por vetëm flamurin kombëtar shqiptar, atë me fushë të kuqe. Operacionet e sofistikuar të shërbimeve të fshehta shpesh tradhtohen nga detaje të imta. Shërbimet e fshehta serbe duhet të kishin inskenuar djegien e flamurit të zi të dronit nga ana e tifozëve serbë, ashtu siç bëri Bogdanovi me flamurin kombëtar shqiptar.
Me heshtjen e tyre, adhuruesit dikur të zhurmshëm të Morinajt praktikisht pohojnë se idhulli i tyre i rremë, ?heroi? i Beogradit, nuk rrezikohet aspak prej serbëve, pasi ai vetëm sa e ka marrë përsipër ngritjen e dronit me flamurin e zi, dhe nuk është autori i vërtetë.
Në fakt, Morinaj nuk është zhdukur, ai thjesht është rikthyer në anonimatin nga ku doli me një operacion të shërbimeve të fshehta serbe.
Sot, rreth nëntë muaj pasi Digitalb, me rastin e shfaqjes së një filmi dokumentar për Morinajn, shpalli fushatën për mbledhjen e parave për t? i blerë Morinajt një crane, le ta themi anglisht fjalën ?vinç?, se Digitalb e ka anglishten gjuhë të parë para shqipes, nuk na është bërë e ditur se sa para u mblodhën në llogarinë bankare të hapur me këtë rast. Kjo fushatë për mbledhjen e parave dështoi sepse askush nga adhuruesit e Morinajt nuk beson që ai të jetë vërtet vinçier nga profesioni, pasi në filmin dokumentar nuk u paraqit asnjë video, madje as një fotografi ku ai të tregohej duke drejtuar një vinç.
Një proverbë kineze thotë ?Sa më lart ngjitet majmuni në pemë, aq më qartë e zbulon prapanicën?. Ismail Morinaj pretendoi se u ngjit në pullazin e kishës në anë të stadiumit të Beogradit për të ngritur dronin, por nuk nuk shfaqi as një video qoftë prej tridhjetë sekondash ku të tregohej ai me dron në dorë në kupolën e kishës, me stadiumin në sfond, ku të dukeshin lojtarët në fushë. Ai pretendoi se ishte vinçier për nga profesioni, por nuk paraqiti dot një video ose një fotografi ku të shihej duke drejtuar një vinç. Ai pretendoi se për vrasjen e tij ishte vënë një shpërblim prej një milion euro nga një biznisimen serb, por megjithatë shëtiste lirisht midis Shqipërisë, Italisë dhe Kosovës, duke hyrë madje edhe në Mitrovicën Veriore të kontrolluar nga serbët. Morinaj pretendoi se ishte autori i flamurit të Shqipërisë Etnike dhe i ngritjes së tij në Beograd. Me këtë Morinaj nuk bëri gjë tjetër veçse u vetëshpall si autori i dublimit të flamurit kombëtar shqiptar i cili është një dhe i padublueshëm. Shqipëria Etnike është aspirata historike kombëtare e lindur nën flamurin kombëtar shqiptar dhe nuk ka nevojë për një flamur të shpikur, të zi.
Morinaj u shfaq për të kryer një mision të mbrapshtë, të dublimit të flamurit kombëtar shqiptar, me një flamur të zi, të ngjashëm me flamurin e Xhihadit të Shtetit Islamik. Morinaj u zhduk në anonimatin e zi dhe të dyshimtë nga doli, por pas ka lënë flamurin e tij të zi, të cilin shqiptarët do t? ia shohin zinë e të këqijat në të ardhmen.
Komisioni për Reformën Zgjedhore do të mblidhet mesditën e s...
Ministrja e Integrimit Europian, Klajda Gjosha, shprehet se ...
Kryeministri i Serbisë, Aleaksandër Vuçiç, tha të premten se...
Deputeti i PD-së, Gent Strazimiri ka reaguar pas deklaratës ...
Aeroporti i Rinasit, industria e nxjerrjes së bakrit, shërbi...
3 vjet burg ka dhënë Gjykata e Tiranës për një të moshuar, e...
Shqipëria është duke kryer në këto momente një prej reformav...
Ndërroi jetë në moshën 89 vjeçare ish-ministri i Jashtëm Han...
Bashkia e Tiranës njofton qytetarët se nesër (2 prill), ora ...
Deputeti Socialist, Ben Blushi dhe deputetja Mimoza Hafizi n...
“Nëse ke një unazë të shtrenjtë apo orë, s’do të thotë se je...
Nënkryetari i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, k...
Deputeti socialist Ben Blushi, nga qyteti i Shkodrës është s...
Policia ka dorëzuar në Prokurori një deklaratë të një shteta...
Kryeprokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla është prononcu...
Partia Demokratike ka reaguar lidhur me kthimin për rishqyrt...
Dhjetëra efektivë të policisë së shtetit humbin vendet e pun...
I gjithë borxhi i jashtëm i ekonomisë së vendit (publik dhe ...
Ministria e Punëve të Brendshme i ka dërguar një letër Gjyka...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në aks...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë ...
Lokalizohet dhe vihet në pranga 18-vjeçari që plagosi me t...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të enjte në autostr...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Një tërmet me magnitudë 5.9 goditi sot Ishullin Jugor të Z...
Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kam...
Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Europian, Marta Kos, ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...