Dorëzimi i armës në polici/ Reagon Strazimiri
Deputeti i PD-së, Gent Strazimiri ka reaguar pas deklaratës ...
Kryeministri i Serbisë, Aleaksandër Vuçiç, tha të premten se retorika nacionaliste në rajon mund të ringjallet. Ai i bëri këto komente një ditë pasi që Gjykata Ndërkombëtarë për krime lufte ne hapësirat e ish Jugosllavisë, liroi nga të gjitha akuzat, udhëheqësin e radikalëve serbë, Vojisllav Sheshel.
Vuçiç, dikur bashkëpunëtor i ngushtë i Vojisllav Sheshelit, nga i cili u nda në vitin 2008, tha se politikat e Sheshelit mund të dëmtojnë Serbinë dhe përpjekjet e saj për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Pas një gjykimi maratonik, Gjykata e Hagës liroi të enjten 61 vjeçarin Vojisllav Sheshel, kryetar i Partisë ultranacionaliste Radikale Serbe, duke e shpallur të pafajshëm për të gjitha akuzat që e ngarkonin atë për nxitje të urrejtjes etnike në luftërat që përfshinë ish Jugosllavinë gjatë viteve të 90-ta, duke lënë pas vetes mbi 130 mijë të vrarë.
Lirimi i tij shkaktoi tronditje në mesin e viktimave në njërën anë dhe kremtime të mbështetësve të tij të cilët festuan edhe në qytetin lindor boshnjak të Srebrenicës, skenë e gjenocidit të kryer nga forcat serbe në vitin 1995.
“Politikat e tilla e kthejnë Serbinë prapa në jostabilitet, mundime dhe vështirësi ekonomike. Politikat e tilla do të na izolonin na të gjitha në Ballkan dhe në Evropë”, tha të enjten kryeministri serb në një konferencë me gazetarë.
“Forcat nacionaliste janë duke u ringjallur kudo. Unë do ta luftoj këtë me të gjitha mjetet demokratike”, tha ai, duke nënvizuar se e ka ndërgjegjen e pastër për të kaluarën e tij.
Ai tha se Gjykata e Hagës “ka dështuar të përmbushë rolin e tij themelor”, për ripajtimin e kombeve në Ballkan. Madje “ka ngulur gozhdë në arkivolin e Ballkanit të përgjumur”.
Ai tha se koha e shpalljes së vendimit për Sheshelin dhe dënimi i një jave më parë i udhëheqësit të serbëve të Bosnjës, Radovan Karaxhiç me 40 vjet heqje lirie për gjenocid dhe krime lufte, po u shkon përdore ekstremistëve meqë ka përkuar me fushatën para zgjedhjeve të 24 prillit në Serbi.
Partia Përparimtare serbe e Vuçiçit, ka 135 deputetë në parlamentin 250 vendesh të Serbisë dhe qeverisë bashkë me Partinë Socialiste te Serbisë, që dikur drejtohej nga ish presidenti serb Sllobodan Millosheviq, i cili vdiq në Hagë në vitin 2006 derisa po gjykohej për krime lufte dhe gjenocid në Kroaci, Bosnjë dhe Kosovë./VOA
Deputeti i PD-së, Gent Strazimiri ka reaguar pas deklaratës ...
Aeroporti i Rinasit, industria e nxjerrjes së bakrit, shërbi...
3 vjet burg ka dhënë Gjykata e Tiranës për një të moshuar, e...
Shqipëria është duke kryer në këto momente një prej reformav...
Ndërroi jetë në moshën 89 vjeçare ish-ministri i Jashtëm Han...
Bashkia e Tiranës njofton qytetarët se nesër (2 prill), ora ...
Deputeti Socialist, Ben Blushi dhe deputetja Mimoza Hafizi n...
“Nëse ke një unazë të shtrenjtë apo orë, s’do të thotë se je...
Nënkryetari i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, k...
Deputeti socialist Ben Blushi, nga qyteti i Shkodrës është s...
Policia ka dorëzuar në Prokurori një deklaratë të një shteta...
Kryeprokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla është prononcu...
Partia Demokratike ka reaguar lidhur me kthimin për rishqyrt...
Dhjetëra efektivë të policisë së shtetit humbin vendet e pun...
I gjithë borxhi i jashtëm i ekonomisë së vendit (publik dhe ...
Ministria e Punëve të Brendshme i ka dërguar një letër Gjyka...
Mbetjet spitalore në Korçë hidhen në kazanët e plehrave afër...
Citynews ka publikuar pak më parë një lajm në lidhje me konk...
Policia e Shtetit i ka bërë thirrje deputetëve dhe zyrtarëve...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në aks...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë ...
Lokalizohet dhe vihet në pranga 18-vjeçari që plagosi me t...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të enjte në autostr...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Një tërmet me magnitudë 5.9 goditi sot Ishullin Jugor të Z...
Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kam...
Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Europian, Marta Kos, ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...