Plani i qeverisë për shitur Sazanin 1 euro
Qeveria shqiptare ka në plan që ishulli i Sazanit tu jepet i...
Vlera mesatare e shpenzuar në një tender publik vitin që shkoi ishte 19 milionë lekë. Mungojnë prokurimet për vlera të mëdha që në të shkuarën ishin pasqyra e ndërtimit të objekteve të rëndësishme. Dyfishohet shuma e tenderuar për asistencë teknike dhe 56% e procedurave u bënë me negocim paraprak, duke shmangur garën.
Biznesi i dhënies së mendjes ka qenë gjithmonë i mirë në Shqipëri dhe si i tillë do të vijojë të mbetet për sa kohë ekonomia e Shqipërisë mbetet e pamaturuar në shumë sektorë. Gjatë vitit 2015, qeveria shqiptare ka prokuruar 2.6% të fondeve të tenderuar për asistencë teknike. Në vlera neto, fondi dedikuar asistencës teknike ishte 2.3 miliardë lekë ose 19 milionë dollarë.
Më 2014, fondet e prokuruara për asistencë teknike ishin 1.5 miliardë lekë, pak më shumë se 11 milionë dollarë.
Të shpenzosh shpeshherë bëhet më e vështirë se të kesh. Për një mori arsyesh, më shumë se 56% e procedurave të prokurimeve edhe vitin që shkoi janë bërë me negocim, pa shpallje paraprake.
Gjithsej entet publike të Shqipërisë kanë prokuruar për shpenzime 90.7 miliardë lekë gjatë vitit 2015. Sipas të dhënave nga raporti vjetor i Agjencisë së Prokurimeve Publike, viti 2015 ka shënuar një përqendrim të fondeve në prokurime. Numri i procedurave të shpallura vitin e kaluar është më i ulët se në vitin 2014, me 658 procedura më pak, ndërsa numri i vlerës totale të fondit limit të shpallur në vitin
2015 është konsiderueshëm më i lartë se sa ai i vitit 2014 (30, 596, 708 lekë më shumë).
Shifrat për mënyrën se si janë tenderuar fondet publike nxjerrin në pah edhe dobësitë që po kalon ekonomia shqiptare. Fondet publike në dispozicion duket se kanë shkuar për të mbajtur gjallë frymën e administratës publike. Vlera mesatare e një tenderimi është vetëm 19 milionë lekë. Mungojnë prokurimet për vlera të mëdha që në të shkuarën ishin pasqyra e ndërtimit të objekteve të mëdha publike.
Institucioni i tenderimeve publike, përveç mënyrës se si janë shpenzuar taksat e shqiptarëve, nxjerr në pah edhe dobësitë dhe formimin e administratës publike.
Agjencia e Prokurimit Publik ka përllogaritur se nga 4,630 procedurat e shpallura për t?u zhvilluar në sistemin e prokurimit elektronik, 657 prej tyre janë anuluar. APP thotë se procedurat zhvillohen në formë elektronike dhe ka dy arsye kryesore anulimi: E para arsye teknike; dhe e dyta arsye ligjore.
?Ndër arsyet teknike përmendim kryesisht gabimet në plotësimin/kryerjen e hapave në sistemin e prokurimit elektronik. Ndër arsyet ligjore që çojnë në anulimin e procedurave përmendim vendimet e anulimit nga Komisioni i Prokurimit Publik, mungesë konkurrence gjatë zhvillimit të procedurave, anulimeve për shkak të mbylljes së vitit buxhetor, etj.?- sqaron APP.
Përveç procedurave të prokurimit publik të shpallura për t?u zhvilluar në sistemin e prokurimit elektronik, sipas legjislacionit të prokurimit publik në fuqi, autoritetet kontraktore, nëse ndodhen në kushtet e parashikuara nga ligji, mund të kryejnë dhe procedura prokurimi me negocim pa shpallje paraprake. Gjatë vitit 2015 janë zhvilluar 2,706 procedura me negocim pa shpallje paraprake të njoftimit të kontratës, por vetëm 8% i fondit total është prokuruar në këtë mënyrë.
APP, në raportin drejtuar Kuvendit, shpjegon se pothuajse të gjitha autoritetet kontraktore kryejnë procedura negocim pa shpallje, për një vlerë deri në 20% të kontratës së fundit, për të përmbushur nevojat e fillimvitit, një mundësi kjo e rregulluar dhe lejuar nga legjislacioni në fuqi.
Përdorimi i kësaj procedure bëhet i domosdoshëm edhe në kushtet kur krijohen situata emergjente (sidomos për mallra dhe shërbime të domosdoshme, si ushqime, shërbime pastrimi etj.) ?të stimuluara? nga legjislacionet e tjera dhe sidomos ai për buxhetin.
Edhe gjatë këtij viti, në bazë të akteve të nxjerra në zbatim të legjislacionit për menaxhimin e sistemit buxhetor, nuk u lejua fillimi i një procedure prokurimi në rast se nuk ka kaluar buxheti përkatës, në llogarinë e Autoritetit Kontraktor. Në këtë situatë, lidhja e një kontrate nga një procedurë konkurruese prokurimi nuk mund të realizohet minimalisht përpara muajit mars të një viti. Në këto kushte, autoritetet kontraktore, pasi kanë ezauruar dhe procedurat me negocim pa shpallje për nevojat e fillimvitit ndodhen përsëri në ?situatë emergjente? për mallra dhe shërbime të domosdoshme, situatë që i çon në përdorimin e procedurës negocim pa shpallje. ?Theksojmë se, në ndryshim nga legjislacioni buxhetor, legjislacioni i prokurimit e lejon fillimin e procedurës së prokurimit që me miratimin e buxhetit (pra pa pasur nevojë që buxheti të ketë kaluar në llogarinë e Autoritetit Kontraktor) deri në shpalljen e fituesit dhe nuk lejon lidhjen e kontratës pa kaluar buxheti respektiv në llogarinë e AK-së, duke mos u bërë pengesë administrative për zhvillimin e procedurës konkurruese.
APP shpjegon se një arsye tjetër e ?stimulimit? të procedurave me negocim pa shpallje paraprake, vazhdon të jetë zgjatja e procedurave të prokurimit, sidomos në rastet kur ka një ankesë në shkallë të dytë administrative, Komisionin e Prokurimit Publik. Në disa prej rasteve të monitoruara nga APP, justifikimi i autoriteteve kontraktore për përdorimin e kësaj procedure ka qenë mospërfundimi i procedurës konkurruese, për shkak të shqyrtimit të ankesës në KPP.
Sugjerimi i vazhdueshëm i APP, me qëllim shmangien e krijimit të situatave të emergjencave në autoritetet kontraktore, ka qenë heqja e pengesës së krijuar nga Udhëzimi i Ministrisë së Financave, sipas të cilit nuk lejohet zhvillimi i një procedure prokurimi, pa u konfirmuar nga Drejtoria e Thesarit, gjendja e llogarisë së Autoritetit Kontraktor./monitor.al
Numri total i procedurave të shpallura të ndarë sipas llojit të procedurave për Periudhën Janar-Dhjetor 2015:
Qeveria shqiptare ka në plan që ishulli i Sazanit tu jepet i...
Aktori shkodran, Bruno Shllaku, ka rrëfyer arsyet pse iu bas...
Shqiptarët përbëjnë grupin më të madh të të porsambërriturve...
Kur reforma në drejtësi po përjeton orë kyçe për fatin e saj...
Horoskopi ditor për diten e martë – 29. mars 2016Përfitoni n...
Betoni tek parki i Liqenit Artificial vazhdon te shtoje kate...
Donjeta Deli është shqiptarja e vetme në “Miss Universe Norw...
Në Shtetet e Bashkuara, gara e zgjedhjeve paraprake në dy ka...
Pas sulmeve terroriste në Bruksel, autoritetet europiane të ...
“Asnjë hidrocentral nuk duhet ndërtuar në Park Kombëtar. Për...
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është shprehur se v...
Moderatori i emisionit “Top Story” Sokol Balla i është drejt...
Sekretari i Përgjithshëm në PD, njëherësh deputeti demokrat ...
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj është shprehur ...
Përgjigje shpifjes së Izet Haxhise, 27.3.2016, botuar edhe n...
Kreu i Partisë Ligj dhe Drejtësi, njëherësh avokati i njohur...
Nënkryetari Partisë Demokratike dhe njëherësh nënkryetari i ...
Nga Jennifer ViegasAutoritetet belge thanë se Khalid El Bakr...
Polica ka bllokuar hyrje daljet nga ndërtesa e Kongresit kët...
Sulmet terroriste në Bruksel janë qartazi prova se i ashtuqu...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një 38-vjeçar është arrestuar ditën e sotme afër kthesës s...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Liderët e vendeve të Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit P...
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe F...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...