Alarm për sigurinë në Uashington
Polica ka bllokuar hyrje daljet nga ndërtesa e Kongresit kët...
Nga Jennifer Viegas
Autoritetet belge thanë se Khalid El Bakraui, 27-vjeç, hodhi veten në erë në metronë e kryeqytetit Bruksel, ndërsa vëllai i tij 30-vjeçari Ibrahim shpërtheu një bombë në aeroportin e qytetit. Nga gjenetika tek jeta në shtëpi, duket se gjenden një numër faktorësh që i bëjnë disa vëllezër të pritur për sjellje të dhunshme.
Prandaj s?mund të jetë rastësi që dy vëllezërit janë të dyshuar për pjesëmarrje në sulmet terroriste në Belgjikë. Kjo pasi edhe grupe të tjera vëllezërish, janë identifikuar më herët si terroristë. Disa nga shembuj përfshijnë Xhokar Carnaevin dhe vëllain e tij të vrarë, Tamerlan Carnaev, të shpallur fajtorë për bombardimin në Maratonën e Bostonit, dhe vëllezërit Said dhe Sherif Kuashi për vrasjen e 12 personave në zyrat e revistës satirike franceze ?Charlie Hebdo? në Paris janarin e vitit të shkuar .
?Ka faktorë të shumtë që kontribuojnë tek vrasjet e lidhura me terrorizmin?, duke përfshirë ato neurobiologjikë, të personalitetit, faktorë socialë dhe kulturorë?- shprehet për ?Discovery News? Robert Hanlon neuropsikolog në UniversitetitVeriperëndimor dhe Shkollën e Mjekësisë Feinberg. ?Një vëlla është zakonisht një karakter i fortë dhe udhëheqës i të dyve. Vëllai tjetër është një ndjekës dhe ndikohet tepër nga vëllai-udhëheqës. Ithtari dëshiron të kënaqë liderin dhe fitojë respektin e këtij të fundit?.
Hanlon shtoi se çifte njerëzisht me këtë lidhje familjare kanë tendencë të jenë në shumicë meshkuj, dhe që kryejnë 90 për qind të vrasjeve çdo vit vetëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. ?Për shkak të dallimeve biologjike, psikologjike dhe socio-zhvillimore ndërmjet gjinive, meshkujt janë shumë më të dhunshëm sesa femrat?-thekson ai.
Përveç dueteve terroriste, ka edhe një numër të vrasësish serialë të cilët janë vëllezër, si Pit dhe Pat Bondurant, Lerri dhe Deni Rejns dhe Rexhinald dhe Xhonatan Ker, vetëm sa për të përmendur disa. Terrorizmi është një nënlloj i dhunës që siç tregon Hanlon, mund të ketë ndikime të shumta nxitëse. Neuroshkencëtari Xheremi Riçman i Fondacionit Aviel shtoi:?E gjithë sjellja jonë ka edhe një komponent gjenetik dhe mjedisor ? ato s?mund të ndahen nga njëra-tjetra?.
Kohët e fundit janë zbuluar dy gjene që rrisin me 13 herë rrezikun e një personi për sjellje të dhunshme:MAOA dhe CDH13. Studimi është udhëhequr nga Jari Tiihonen, profesor në Departamentin e Neuroshkencës Klinike në Institutin Karolinska në Suedi. Ai vë në dukje se meshkujt kanë më shumë gjasa se sa gratë të kenë të dyja gjenet.
?Përderisa MAOA gjendet i vendosur tek kromozomi X, meshkujt kanë vetëm një kopje të gjenit dhe gratë kanë dy kopje?- shprehet Tiihonen, dhe kjo për shkak se femrat kanë dy kromozome X. ?Prandaj, femrat mund të kenë një alele (formë alternative e një gjeni që lind nga mutacioni) me aktivitet të ulët, dhe një tjetër me aktivitet të lartë-, por në qoftë se meshkujt kanë një alel me aktivitet të ulët, ata s?mund të ketë një tjetër alele për të funksionuar në mënyrë më efikase, pasi ata kanë vetëm një kopje të gjenit?.
Vrasësit gjenetikisht të predispozuar për të vrarë
Është pra e mundur që gjenet të cilat transmetohen në linjë familjare, të prekin kryesisht meshkujt. Një studim i ardhshëm mbi binjakët, i cili do të publikohet në gazetën ?Psikologjia Biologjike?, zbuloi se disa meshkuj, madje që në moshën e fëmijërisë, kanë një ?gjendje të ulët të zgjimit në tru?, çka mund të kërkojnë aktivitete me rrezikshmëri të lartë dhe me një nivel më të madh eksitimi ?për të mbërritur nivelin e zgjimit që përjeton normalisht truri gjatë përvojave?.
Ndërkaq, disa studime kanë zbuluar se mjedisi në të cilin rriten fëmijët, mund të ketë një ndikim të thellë mbi mënyrën sesi truri i tyre përpunon informacionin. Për shembull, Mikela Shraid, nga Universiteti i Bukureshtit, Fakulteti i Psikologjisë dhe Shkencave të Edukimit, ka zbuluar se fëmijët që rriten në familje të paqëndrueshme, duke përfshirë edhe ata të abuzuar, mund të bëhen të pandjeshëm ndaj dhunës në nivelin e nënndërgjegjes.
Ata shpesh janë të paprekur emocionalisht kur janë dëshmitarë të akteve të tmerrshme, siç është prerja së kokave, të cilat në raste të tjera shqetësojnë fëmijët që e identifikojnë atë skenë me viktimat. Besimet fetare të një familje, edhe pse është përmendur shpesh në media se luajnë një
rol tek aktet terroriste të vëllezërve, janë përfshirë në mënyrë të gabuar?- mendon Hanlon.
?Shumë vrasës të orientuar nga terrori janë të predispozuar për dhunë, si rezultat i personalitetit të tyre (p.sh psikopatët antisocialë). Për shkak të personaliteteve të tyre antisociale, ata kërkojnë të bëhen pjesë e organizatave terroriste, me të cilat ata mund të identifikohen.
Pastaj, tendencat e tyre antisociale dhe të dhunshme, përforcohen nga udhëheqësit e organizatave terroriste ,dhe ata janë të motivuar për të vrarë për shkak të organizatës?-tha ai. Hanlon shton ndërkaq se ?feja dhe besimet fetare, luajnë një rol shumë të vogël tek vrasjet elidhura me terrorizimin?. ?Feja është përdorur si një justifikim nga ana e vrasësve për të vrarë?- thotë ai.
?News Discovery? ? Ne shqip nga bota.al
Polica ka bllokuar hyrje daljet nga ndërtesa e Kongresit kët...
Sulmet terroriste në Bruksel janë qartazi prova se i ashtuqu...
Marin Mema*Tirana është konsideruar gjithmonë një qytet me h...
Faqja greke capital.gr ka postuar një artikull lidhur me ble...
Gjatë protestës tek Liqeni dhe përplasjes me forcat e polic...
Ish-Kryeministri Sali Berisha ka postuar fotot e qytetarit d...
Aktivisti Eljan Tanini e ka konsideruar hipokrite anëtaren e...
Nuk kam qene aq qytetar i mire sa te dal ne cdo Proteste qe ...
Nënkryetari i Grupit Parlamentar te Partise Socialiste, Taul...
Shqiptarët përbëjnë grupin më të madh të të porsambërriturve...
Polici bashkiak, Dritan Hardhia, i cili u mor në mbrojtje ng...
Gazetari maqedonas Bozhinovski ka publikuar një bisedë “hot”...
Të rinjtë demokratë të cilët janë shoqëruar në Drejtorinë e ...
Gazetari dhe analisti është shprehur se Kryeministri Edi Ram...
Ka një mllef hileqar gjithnjë e në rritje ndaj atyrë të rinj...
Sot është disa e lirisë fiskale, raporton Al-Tax. Nga raport...
Vajza e deputetit socialist Namik Dokle, Anika Dokle ka krit...
Nga Lulzim BashaSot u provua se regjimi i Edi Ramës është nj...
Ish-Kryeministri i vendit, Sali Berisha, ka postuar në rrjet...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Poli...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-...
Ditën e sotme kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme....
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Një valë e fortë të nxehti pritet të përfshijë Europën Qen...
Rreth 235 persona kanë humbur jetën dhe mbi 4,300 të tjerë...
A nuk po i gjen dot Kancelari fjalët e duhura? Çfarë thonë...
Shpërthime të shumta raportohen nga mediat e huaja në krye...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Financimi i sistemeve shëndetësore dhe menaxhimi i kostove...
Sektori i bujqësisë përballoi një vit mjaft sfidues gjatë ...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 82.2 lekë dhe...
Austria ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për t...