Video/ Përleshje e egër mes femrave
Shpesh herë kemi parë që djemtë janë ata që përleshen me një...
Partia Socialiste i ka kërkuar demokratëve të dënojnë aktin e deputetit Gent Strazimiri, i cili u shfaq në protestën e djeshme me armë në brez. Nëpërmjet një deklarate për shtyp, deputetja Blerina Gjylameti tha se PD duhet të tregojë se betejën për dekriminalizimin e ka pasur me të vërtetë. Ajo u shpreh se për këtë akt nuk është fajtor kreu i PD-së, Lulzim Basha. Sipas saj faji i Bashës dhe i PD është që nuk e dënojnë aktin.
Deklarata e plotë
Janë bërë muaj e muaj që dëgjojmë çdo ditë të njëjtin refren nga Partia Demokratike. Refrenin e dekriminalizimit, që në fakt nuk ka asnjë synim tjetër veçse të kriminalizojë çdo individ që mendon ndryshe nga Partia Demokratike. Çdo ministër, çdo deputet, çdo gazetar, kushdo që ndërmerr apo mbështet një reformë, shenjëstrohet nga Partia Demokratike si kriminel. Nuk kundërshtohen reformat, nuk ofrohen alternativa, por baltoset personalisht individi, duke u etiketuar si kriminel.
Por, pavarësisht fjalëve, në fund mbeten faktet. Dhe fakti është, se ditën e djeshme, një deputet i Partisë Demokratike, madje nga ata më të flaktët në betejën e baltosjes së mazhorances, u pa të merrte pjesë në protestën kundër ndërtimit të parkut të lodrave për fëmijë, i armatosur me pistoletë. Deputeti demokrat, protestonte dje kundër planit të Bashkisë për të ndërtuar një kënd lojërash për fëmijë dhe në brez mbante një pistoletë. Një pistoleta, për më tepër pa leje.
Të justifikosh një deputet të armatosur me pistoletë pa leje nuk është e lehtë. Sikundërse, ndryshe nga Partia Demokratike, ne nuk fajësojmë Lulzim Bashën për lajthitjen e deputetit të tij. Nuk është fajtor Lulzim Basha, përse një zyrtar i lartë i Partisë Demokratike një ditë të bukur vendos të protestojë me armë kundër ndërtimit të një kopshti lodrash për fëmijë.
Por është faji i Lulzim Bashës dhe Partisë Demokratike që ende në këto momente, më shumë se 24 orë pas ngjarjes tronditëse, ende nuk kanë gjetur kurajon për të dënuar atë akt.
Është faji i Lulzim Bashës dhe Partisë Demokratike, që jo vetëm nuk janë distancuar nga deputeti i armatosur me kobure në brez, por edhe e marrin atë në mbrojtje politike. Madje, madje, janë të gatshëm edhe të tallen duke thënë se pistoleta nga çadër (5 vjet më parë), është kthyer në këllëf, në çantë, në iluzion optik e kështu me radhë.
Sepse është kollaj të flasësh, por në fund janë veprimet ato që kanë rëndësi. Në Partinë Socialiste kemi vendosur një standard të lartë: nëse shkel ligjin, duhet të përballesh me ligjin. Nuk ka rëndësi nëse je deputet, apo ministër. Përpara ligjit të gjithë janë të barabartë. Ishte kjo arsyeja pse për një rast të ngjashëm, Partia Socialiste e përjashtoi deputetin nga radhët e saj, i hoqi imunitetin dhe e dorëzoi tek drejtësia.
Sepse nuk janë partitë politike përgjegjëse për lajthitjen e anëtarëve apo deputetëve të tyre. Por partitë politike janë përgjegjëse për standardin që ato vendosin kur ngjarje të tilla ndodhin.
Dhe sot, Partia Demokratike duhet të tregojë se betejën e dekriminalizimit e ka patur të vërtetë. Të mos ketë turp të përjashtojë nga radhët e saj një person që shkel ligjin dhe ecën rrugëve të qytetit i armatosur. Të mos ketë frikë ta dorëzojë deputetin e saj përpara drejtësisë, për t?I treguar shqiptarëve se përpara ligjit jemi të gjithë të barabartë.
Nëse kjo nuk ndodh, nëse Partia Demokratike vazhdon të mbaje standardin e dyfishte se çdo kundërshtar është kriminel, kurse kriminelet janë engjëj kur militojnë në Partine Demokratike, atëherë kjo tregon se Lulzim Basha dhe partia me e madhe e opozitës nuk është as e sinqertë me shqiptarët, as serioze për reformën në drejtësi.
Shpesh herë kemi parë që djemtë janë ata që përleshen me një...
Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka, ka vizituar sot ...
Zgjedhja e saj në Krye të Forumit Rinor Socialist nuk bëri a...
Të rinjtë e Forumit Rinor të Partisë Demokratike, të cilët j...
Bashkia e Durrësit ka dhënë dy herë fonde brenda vitit për r...
Kryeminsitri Edi Rama i ka kërkuar nxënësve të ekselencës të...
Policia e Tiranës ka kallëzuar penalisht 9 deputetë të Parti...
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Arben Ristan...
Dy aktivistet civile Prof. Sazan Guri dhe Arian Galdini, te ...
Partia Demokratike ka dorëzuar në prokurori kallëzime për dh...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko deklaroi sot ...
Një person i paidentifikuar ka hedhur një sasi lënde plasëse...
Nënkryetari i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, k...
Një foto që flet shumë. Por jo për të gjithë, pasi jo të gji...
Bajram Curri lindi në Krushë të Madhe, një fshat ndërmjet Gj...
Një aksident i pazakontë ka ndodhur në Ukrainë. Një makinë ë...
Ka nisur sot faza e dytë e konkurimit për Shkollën e Policis...
Nëpër kafenetë e Pogradecit mërmëritet që kryetarin e bashki...
93.3 MILIONE LEKE NJE KOMPANIE TE PARREGJISTUAR NE QKR, ME S...
Policia e Korçës ka arrestuar dy persona pasi janë kapur në ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një 38-vjeçar është arrestuar ditën e sotme afër kthesës s...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Liderët e vendeve të Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit P...
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe F...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...