VIDEO+18/ Sherr vajzash në Tiranë, shahen me "libër shpie"
Disa femra zihen me njëra-tjetrën teksa dikush i filmon.Fjal...
Po bëhen gati dy vjet nga vrasja misterioze e bankierit Artan Santo dhe ende nuk ka asnjë person të arrestuar për këtë ngjarje kriminale.
Autorët ende nuk janë identifikuar edhe pse së fundmi është thënë nga zyrtarë të lartë se policia dhe SHISH kanë informacion për vrasësit e Artan Santos, por nuk kanë prova për ti arrestuar.
Pjerin Ndreu, Artan Hoxha dhe Saimir Tahiri, kanë folur për vrasjen e Santos, në kohë të ndryshme. Citynews, sjell qëndrimet publike të Ministrit të Brendshsëm, deputetit të PS-së si dhe gazetarit investigativ, të cilët kanë folur hapur për këtë cështje.
Deputeti Socialist, Pjerin Ndreu tha në një intervistë për Report TV se policia ka informacion për vrasjen e Santos, por nuk e fakton dot.
Gazetari Artan Hoxha ka dhënë disa versione për vrasjen e Artan Santos. Në njërën prej tyre, ai thotë se policia ka përgjuar dy persona të cilët janë të implikuar edhe në ngjarje të tjera kriminale.
Dhe i treti dhe më i rëndësishmi për sa i përket cështjes ?Santo? është ministri i brendshëm Saimir Tahiri, i cili ka thënë në fillim se është një çështje e vështirë, më pas në një qëndrim të dytë ka theksuar se dihet një i dyshuar për vrasjen e bankierit Artan Santo.
Deputeti i Partisë Socialiste Pjerin Ndreu është një nga personat që i ka shkuar më afër kësaj çështjeje dhe është treguar më i drejtpërdrejtë lidhur me vrasjen e Artan Santos.
Ai tha gjatë një interviste për ReportTv se policia i ka emrat e autorëve të vrasjes së bankierit Artan Santo, por nuk ka fakte për ti arrestuar.
?Në Polici dhe Prokuroi ka emër, që ndiqet nga këto struktura, por s?ka prova. S?është e lehtë të arrihet te prova. Mesa kam unë dijeni, është vrasje me pagesë, që e ka paguar dikush, por që ka një emër. Duhet të jeni koshient se nuk është e lehtë të sigurosh provat, s?është me dëshirë e entuziazëm. Ka patur ngjarje që janë zbuluar edhe pas 10 vitesh. Media duhet të jetë pak më e kujdesshme, se kam dëgjuar nga media që nëse ndodh një vrasje, direkt thonë se ministri X është ministri më i dobët në histori që nga koha e Ismail Qemalit. Media ka bërë edhe dëme në proceset hetimore, duke artikuluar gjëra që s?kanë lidhje me ngjarjen. Edhe kanë disinformuar. Zbulimi i krimit nuk bëhet me orë pune?, deklaroi ai.
Gazetari investigativ Artan Hoxha ka artikuluar disa herë që kjo cështje është tepër e ndërlikuar dhe
lidhet me disa cështje të tjera. Një vit më parë gazetari Hoxha do të shprehej se Durim Bami, i cili është dëshmitari i pretenduar nga deputeti Tom Doshi se kishte marrë porosi për vrasjen e tij, është përgjuar nga policia për vrasjen e Artan Santos. Gjithashtu, sipas Hoxhës, policia ka përgjuar edhe të zhdukurin Enver Stafuka, i cili akuzohej si personi që vodhi makinën nga e cila u ekzekutua kryekomisiari Dritan Lamaj. ?Përgjimi është ndërprerë sapo ka nisur aktivizimi i deputetit Doshi që dyshonte se po përpiqeshin ta vrisnin, çka i jep kuptim krejt tjetër qëndrimeve kontradiktore që kanë mbajtur për çështjen ?Santo?, ka thënë Hoxha në emisionin Opinion në TV Klan.
Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ka mbajtur qëndrime të ndryshme në kohë të ndryshme për vrasjen e Artan Santos. Në fillim të hetimeve, Tahiri u shpreh se kjo cështje është e vështirë për tu zbardhur. Gjatë një interviste për mediat ai tha: “Ata qe vranë Santon e zgjodhën jo pa shkak vendin dhe mënyrën. Është e vështirë shumë për ta zbardhur. Kemi nevoje per pak fat?
Pas shpërthimit të çështjes ?Doshi?, ministri i Brendshëm ka deklaruar në prokurori se ai kishte informacion se Durim Bami mund të ishte i implikuar në vrasjen e Santos.
?Jam larguar nga shtëpia e Tomës me makinën time dhe rrugës kam kontaktuar me drejtorin e përgjithshëm. Pasdite në zyrën time erdhi drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Haki Cako, drejtori i Krimeve të Rënda Ben Dashi dhe Ardian Cipa, drejtori i policisë Tiranë. I shpjegova këtyre personave të gjithë historinë dhe i thashë përshtypjen time se kjo histori më dukej teatër për të fshehur ose një ngjarje tjetër kriminale, ndërkohë unë e kisha marrë informacionin kush ishte Durim Bami, (Duri) Nga informacionet e marra para këtij takimi kisha të dhëna se mund të ishte i përfshirë në vrasjen e Santos dhe për një seri ngjarjesh kriminale?.
Pas deklaratave të e fundit të Pjerin Ndreut, një nga ish drejtuesit e lartë të policisë së shtetit, ish-drejtori i Policisë Tiranë, sot deputet i PS-së, i cili ka thënë se policia i di për autorët e vrasjes së bankierit Santo, ministri Tahiri nuk është prononcuar ende. Ai ka preferuar të mos reagojë.
A i di qeveria vrasësit e Artan Santos? Këtë përgjigje e gjen tek qëndrimet e Artan Hoxhës, Pjerin Ndreut por edhe të vetë Ministrit të Brendshëm Tahiri./citynews
Video/ Artan Hoxha: Ja detajet si u vra Artan Santo
Disa femra zihen me njëra-tjetrën teksa dikush i filmon.Fjal...
Për shumicën prej jush prania ime në këtë sallë, në këtë eve...
Kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi ka kërcënuar hapur qeverinë se d...
Një foto e publikuar nga faqja “Jeta osh qef” në rrjetet soc...
Mesila Doda ish-deputetja e Partisë Demokratike është prezan...
Në mbledhjen e Këshillit kombëtar të PDIU kreu I saj ka folu...
Në orën 02:00 të mëngjesit të së dielës, akrepat e orës do t...
Një shtetas 35-vjeçar është vetëplagosur me armë të ftohtë d...
Policia e Pogradecit ka nisur procedimin penal për dy ish-el...
Një roje i centralit bërthamor në afërsi të Brukselit është ...
Marrëdhëniet mes Partisë Socialiste dhe Partisë për Drejtësi...
Maturantët që zgjedhin anglishten si provim me zgjedhje do t...
Policia Kufitare e Kakavijës ka ndaluar 6 shtetas sirianë, t...
Mazhoranca qeverisëse ra në nivelin minimal të saj të të vot...
Krerët e Partisë Socialiste në rrethe nuk e kanë marrë serio...
Deputetët, kryebashkiakët dhe zyrtarë të ndryshëm duhet të p...
Horoskopi ditor për diten e shtunë – 26. mars 2016Dite jo sh...
Një sherr masiv dhe i dhunshëm ka ndodhur në bulevardin krye...
Analisti Adam Fairmont ka akuzuar ministrat e qeverisë së E...
Konfuzioni që pasoi sulmet terroriste në Bruksel e ka vënë s...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e shënuar këtë mbrëmje...
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e së pr...
Policia e Shtetit njofton se pasiten e sotme janë shpëtuar...
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Poli...
Ditën e sotme kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme....
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë do të mblidhet ne...
Të dhëna të reja mbi të ardhmen e lundrimit në Ngushticën ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka akuzuar Iranin për ...
Autoritetet e Barcelonës propozojnë pothuajse trefishimin ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i sigurimeve po rritet me ritme më të ngadalta këtë ...
Financimi i sistemeve shëndetësore dhe menaxhimi i kostove...
Sektori i bujqësisë përballoi një vit mjaft sfidues gjatë ...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 82.2 lekë dhe...