Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Në një letër publike drejtuar Presidentit të Republikës Bujar Nishani, Nisma #Thurje një nga grupimet më aktive të shoqërisë civile, i kërkon kreut të shtetit të mos dekretojë ligjin Nr.19/2016, Datë 10.03.2016 ?PËR MASAT SHTESË TË SIGURISË PUBLIKE?. Sipas Nismes #Thurje ky ligj është një kërcenim i drejtëpërdrejtë i privatësisë së qytetarëve. Në letrën drejtuar Presidentit ata sqarojnë me detaje dhe argumenta pse ky ligj duhet rrëzuar nga ana e kreut të shtetit.
Letra e plotë e Nismës #Thurje drejtuar Presidentit Bujar Nishani.
I nderuar z. President i Republikës,
Nisma ?#?Thurje është një grupim profesionistësh te cilet besojne se nje qeverisje e mire mund te realizohet vetem nepermjet pjesmarrjes aktive te qytetareve ne te nepermjet propozimeve apo reagimeve. Ne kete kontekst, prej nje viti e gjysem ne kemi qene promotore te dhjetra propozimeve legjislative dhe dhjetra reagimeve masive qytetare perballe institucioneve per ceshtje te cilat kerkonin vemendje, ndryshim vendimarrje si edhe me shume debat.
Sot, po Ju shkruajmë për të kërkuar nga Ju që në bazë të autoritetit që Ju jep Kushtetuta e vendit, të mos dekretoni hyrjen në fuqi të LigjitNr.19/2016, Datë 10.03.2016 ?PËR MASAT SHTESË TË SIGURISË PUBLIKE? I miratuar javen qe shkoi nga Kuvendi.
Më poshtë po Ju parashtrojmë dhe motivet dhe argumentat që na shtynë të kërkojmë një ndërmarrje të tille nga Ju.
Pervec argumentave morale, ne besojme se ligji eshte ne kundershtim me Kushtetuten e vendit, perkatesisht me nenin 35 te saj I cili percakton se ?Mbledhja, përdorimi dhe bërja publike e të dhënave personale rreth personit bëhet me pëlqimin e tij, me përjashtim të rasteve të parashikuara me ligj?. Ligji ne fjale mbasi detyron te gjitha bizneset dhe administratoret e pallateve te instalojne kamera dhe te ruajne permbajtjen e tyre, nuk jep asnje garanci se si do te ruhen te dhenat personale te individeve te siguruara nga keto kamera. Po ashtu ligji autorizon organet e policise qe te pervetesojne materialet filmike duke shmangur autorizimet nga ana e gjykates sic sugjerojne edhe praktikat me te mira nderkombetare.
Ligji gjithashtu bie ndesh me Nenin 7 te Direktivës 95/46 i cili është formuluar si më poshtë:
?Shtetet Anëtare do të sigurojnë që të dhënat personale mund të përpunohen vetëm nëse:
(a) subjekti i të dhënave ka dhënë pëlqimin e tij në mënyrë të qartë; ose
(f) përpunimi është i nevojshëm për qëllime të interesave legjitime të ushtruara nga kontrolluesi ose nga pala e tretë apo palëve të cilin të dhënat janë zbuluar, përveç rasteve kur interesat e tilla shkelin interesat për [siç] të drejtave dhe lirive themelore të subjekt i të dhënave të cilat kërkojnë mbrojtje sipas nenit 1 (1).
Vende te ndryshme Europiane kane legjislacion shume strikt persa i perket instalimit te kamerave CCTV ne ambjente me akses publik.
Danimarka psh e ndalon ne menyre kategorike instalimin e kamerave, pervec disa kategorive te caktuara biznesesh (pikat e karburantit psh), te cilat kane rregulla strikte qe duhet te permbushin per tu pajisur me to.
Gjermania po ashtu aplikon rregulla te rrepta per pajisjen me kamera te subjekteve private te cilat ne menyre kategorike duhet te aplikojne per leje dhe te permbushin nje sere rregullash per ti instaluar ato, rregulla qe kane parasysh pikerisht privatesine e personit.
Franca ja le ne dore Prefektit autorizimin per instalimin e kamerave nga subjektet private dhe ky i fundit nuk mund te marre vendimin pa u konsultuar me nje komitet ekspertesh dhe nje gjykates.
Suedia ja le ne dore Keshillit Administrativ Vendor licensimin e subjekteve qe duan te pajisen me kamera dhe keto lejohen vetem per disa raste specifike te cilat kane kryesisht si synim ndalimin e vjedhjeve. Kamerat nuk mund te jene te levizshme dhe nuk mund te kene fokus percakton legjislacioni suedez.
Hollanda ja le ne dore Keshillave Vendore autorizimin per vendosje te kamerave dhe ka nje legjislacion shume te rrepte i cili parashikon ndeshkime per te gjithe personat qe keqperdorin sistemin dhe tejkalojne qellimet per te cilat jane pajisur me autorizim.
Ne pergjithesi legjislacioni Europian nuk parashikon asnje rast kur qeveria me ligj detyron bizneset te instalojne kamera CCTV sepse kjo bie ne konflikt me te drejten e privatesise se njeriut. Ne frymen e legjislacionit Europian, kjo e fundit prevalon dhe per kete arsye jo vetem qe detyrimi per te instaluar kamera nuk ekziston, por edhe deshira per ta bere kete eshte e limituar dhe e rregulluar me ligj dhe kalon ne disa filtra autorizimesh te cilat sigurojne mire-perdorimin e te dhenave qe sigurohen.
Gjithashtu ne dijenine tone Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale e ka kundershtuar kete ligj kur eshte pyetur nga komisioni perkates ne Kuvend duke qene ne linje me argumentat te cilat ne parashtrojme ne letren tone.
2. Arsyeja e dytë perse Ju drejtohemi, është fakti që kostot për instalimin e këtyre kamerave të sigurisë do t?i ngarkohen qytetarëve dhe bizneseve. Pra kjo kthehet ne një gjobë të përjetshme. Themi e përjetshme, pasi përveç blerjes edhe mirëmbajtja e këtyre sistemeve do të paguhet nga qytetarët, biznese ose jo. Dhe nisur dhe nga situata aktuale ekonomike që po kalon vendi, ne dhe gjithë qytetarët që kemi komunikuar, gjykojmë që kjo është një kosto shtesë me peshë që qytetarëve do t?iu shtohet, ndoshta në një prej momenteve më të këqija për ekonomitë e familjeve dhe për gjëndjen e biznesit, kryesisht atij të vogël.
Në një sintezë të të gjithë sa u tha më lart, ekziston frika se misioni i vërtetë i këtij ligji dhe i zbatimit të tij, nuk do të jetë ndihma në parandalimin e krimeve apo përmirësimi i nivelit te zbulueshmërise së tij. Nisur dhe nga indikatorët e publikuar në lidhje me parandalimin e krimit dhe rritjen e zbulueshmërisë së tij, është evident fakti që një pjesë e mirë e veprave të mbetura pa përgjigje nga organet ligjzbatuese, nuk kanë pasur probleme të tipit informacion vizual të rregjistruar, madje ato kanë pasur shumë informacion të tille, por ai informacion nuk iu ka hyrë në punë, ose ka hyrë shumë pak në punën e tyre për zbulimin e autorëve të veprës. Rasti i Bankierit te njohur Artan Santo, i cili u qellua per vdekje ne qender te Tiranes, ne nje ambjent te mbingarkuar me kamera sigurie dhe qe ende nuk dihen as ne cfare drejtimi shkuan e as kush jane autoret eshte nje prove e forte e sa me siper.
Problemi, siç e përmendëm dhe më lart, është tek fakti që, nisur nga eksperienca e deritanishme, ne dyshojmë deri ne bindje të plotë që ky informacion rreth jetës private të individëve do të keqpërdoret nesër nga personat e veshur me pushtet për llogari të tyre personale. Do të përdoret kundër qytetarit për interesa të ngushta të momentit që zotëruesi i këtij informacioni mund të ketë, personalisht, me atë qytetar. Do t?i bëhet shantazh, do të kërcënohet me diskretitim publik etj. si këto.
Do të përdoret kundër biznesit, si për të sabotuar konkurencën në mënyrë të pandershme, ashtu dhe për të shantazhuar apo kërcënuar biznesin me diskretitim publik.
Do të përdoret për të vëzhguar aktorët politikë e për të pasur informacion mbi veprimtarinë e tyre.
Pra praktikisht, do të jetojmë si personazhet e George Orëell-it tek romani ?1984? dhe do të jemi gjithë kohën me frikën se dikush do të dekonspirojë për interes personal, informacione që ne nuk do të dëshironim t?i ndanim me të tjerët.
Po ashtu, lenia ne dore Keshillit te Ministrave per te percaktuar specifikat teknike qe duhet te permbushin kamerat CCTV te cilat do te instalohen me detyrim nga subjektet e ligjit, na ben te dyshojme se mbas ketij ligji fshihen interesa te medha financiare per shkak se precedentet e meparshem kane treguar se raste te tilla jana perdorur per te krijuar situata monopol ne treg duke u sjelle kompanive perfitime marramandese ne kurriz te buxhetit te bizneseve dhe qytetareve.
I nderuar Z. President,
Sa më sipër ishtë një përmbledhje, e argumentave ligjore dhe shqetësimeve që ne si grupim kemi konstatuar vetë, apo qytetarë të ndryshem na kanë derguar ne adresen tonë.
Për çdo nevojë që Ju mund të keni për sqarime të mëtejshme ne do të ishim të gatshëm ta konsultonim dhe nga afër kërkesën tonë dhe të ndajmë me Ju opinionet më gjerësisht.Shpresojmë shumë që Ju z.President, të na mirëkuptoni në kërkesën tone dhe te veproni ne dobi te interesit te qytetareve shqiptare duke mos e dekretuar ligjin ?Nr.19/2016, Datë 10.03.2016 ?PËR MASAT SHTESË TË SIGURISË PUBLIKE?
Me respekt,
Nisma #Thurje
Pas rezistencës së djeshme tek Parku i Liqenit, shoqëria civ...
Punimet për betonizimin e Parkut të Liqenit vijojnë cdo ditë...
Një shtetas 39-vjeçar është ndaluar nga Policia e Shkodrës p...
Policia e Matit është përfshirë në një skandale seksual. Dis...
Të rinjtë nga shtetet më të pasura në botë zakonisht janë at...
Horoskopi ditor për diten e hënë – 21. mars 2016Nëse jeni ta...
Autoritete greke zhvendosën mbrëmjen e së dielës grupe të më...
Presidenti Obama niset sot për një vizitë historike në Kubë,...
Policia në Londër thuhet se është urdhëruar të përgatitet pë...
Një kopsht përkujtimor në nderim të Dianës, Princeshës së Ue...
Ligji i ri i arsimit të lartë kufizon deri në 2 mandate pa t...
Gratë priren të kërkojnë më shumë gjumë sesa burrat për shka...
Autoritetet turke kanë bërë thirrje për një shtyrje të derbi...
Kreu i Ministrisë së Transporteve Edmond Haxhinasto do mbahe...
Të krishterët, hebrenjtë, myslimanët, hindutë: të gjithë për...
Vajza e deputetit socialist Namik Dokle, Anika Dokle është s...
Koço Kokëdhima duket se është në panik nga frika e heqjes së...
Rrjeti prestigjioz britanik BBC ka publikuar lajmin se vëlla...
DiskutimiEdi Rama: Të rinjtë pa asnjë limit dhe pa asnjë dis...
Ish-Kryeministri Sali Berisha ka akuzuar shefin e qeverisë, ...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...