Zgjedhja e ekipit drejtues të PD-së/ Vijon numërimi i votave në selinë blu
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Një fjali e imja, se zgjedh Shqipërinë mbi Partinë, u kthye në një mundësi të re për të më kundërshtuar.
Akoma nuk e kam kuptuar, pse më kundërshtuan.
Nëse i shtyu nevoja për tu marrë me njeriun dhe jo me idenë, ky ishte rasti për të dëshmuar se ku të con rendja pas njeriut dhe jo pas idesë që ai ka.
Është e qartë ku të con.Në idiotësi.
Megjithatë, ajo që ndodhi, kur disa socialistë të trazuar zgjodhën Partinë mbi Shqipërinë, është çështja themelore që më ndan me ta.
Dhe do më ndajë përherë. Prandaj më vjen mirë që doli në publik, në mënyrë që njerëzit të kuptojnë se nuk ndahemi për një presje,nuk ndahemi për një pikë, nuk ndahemi për një stol,nuk ndahemi për një rol, nuk ndahemi për një timon,ndahemi për një hon,nuk ndahemi për një rrotë, nuk ndahemi për disa rrota, nuk ndahemi për disa vota,nuk ndahemi për disa gota,nuk ndahemi për një kat, nuk ndahemi për një pjatë, nuk ndahemi për një lugë,por ndahemi për një rrugë.
E meqë jemi te rruga duhet të them se, sot jam edhe më larg tyre dhe nëse ata vazhdojnë të zgjedhin Partinë mbi Shqipërinë, distanca jonë do jetë edhe më e madhe dhe nuk kam ndërmend ta shkurtoj.
Ata le të ndjekin Partinë,Unë do ndjek Shqipërinë.
Por çështja është se, koha po më bind që zgjedhja e Partisë para Shqipërisë nuk ishte një gabim.Nuk ishte një harrim.Nuk ishte një shpagim.Nuk ishte një trishtim.Nuk ishte një letim.Nuk ishte një maskim.Nuk ishte një trillim.Nuk ishte një zhvillim.Nuk ishte një thellim.Ishte një vazhdim.
Ata e kanë seriozisht.
Shqiptarë që kanë zgjedhur Partinë mbi Shqipërinë, ka patur plot. Kush beson se ata nuk janë më, e ka gabim.Ja ku janë.
Nuk janë zhdukur si specie.
Une vetë njoh disa prej tyre.Por tani nuk i njoh vetëm unë.Sepse nuk duhej ti njihja vetëm unë.
I yshta të dalin në ekran dhe ata nuk ngurruan.
Jo sepse nuk dinë të flasin.Por se nuk dinë të mendojnë para se të flasin.
Sepse besojnë se kanë të drejtë të flasin, para se të flasin kur kanë të drejtë.
Megjithatë duke zgjedhur Shqipërinë mbi Partinë,unë nuk thashë një fjali.
Unë bëra një zgjedhje.
Për këtë zgjedhje nuk kam patur kurrë asnjë dilemë dhe asnjëherë nuk kam preferuar ta them, sepse kam menduar se kështu është dhe kështu duhet të jetë për të gjithë.
Qofshin socialistë apo konformistë.Qofshin të ditur apo të paditur. Qofshin ministra apo kanistra. Qofshin karvanë apo matanë.Qofshin me hirin apo pahirin. Qofshin me punën apo me dhunën.Qofshin shumë apo lumë.Qofshin një apo asnjë.Qofshin diç apo hiç.Qofshin të pamë,të lamë të mbramë apo të ramë.
Unë kam besuar se Shqipëria është mbi Partinë për të gjithë shqiptarët. Kushdo qofshin ata.
Por ja që jam gabuar.
Megjithatë dua ta shpjegoj.
Çfarë është Shqipëria dhe çfarë është Partia?
E para, Partia të blen dhe të ushqen, Shqipëria të ngop dhe të bren
E dyta, me Partinë lodhesh dhe fle, me Shqipërinë gdhihesh, zgjohesh dhe bje,
E treta, Partia është një strehë që ndrron, Shqipëria është e vetmja shtëpi që të mbron,
E katërta, Partia ndotet si ndrresa, Shqipëria është e qashtër dhe e pastër, është krijesa,
E pesta, Partia është qerrja,është shiu dhe parmënda, Shqipëria është toka,është uji dhe lënda,
E gjashta, Partia është një muzikë që të ul dhe tundet, Shqipëria është himn që të shkul dhe shkundet,
E shtata, Partia është kafshatë, është thikë dhe presë, Shqipëria është ushqim,është bukë dhe besë,
E teta, Partia është zgjedhje e shkurtër që ndan,Shqipëria është zgjidhje pa fund që të mban,
E nënta, Partia është grup dhe kuvend,Shqipërinë e duam si trup dhe si vend,
E dhjeta, Partia vyshket dhe tretet, Shqipëria është, do të jetë dhe mbetet,
Doni më për Partinë?Unë mund të flas shumë për Shqipërinë.
Mes Shqipërisë dhe Partisë ka edhe mijëra dallime të tjera.
Nuk jam në gjendje ti them të gjitha, sepse Shqipëria mund ti gjejë tre milion ndryshime.
Por, meqë më thirrën në këtë pistë, dua të them se do doja të humbja një garë ku injoranca kthehet në vendim me shumicë votash.
Shqipëria ta gjykojë, kush është në pakicë.
Një nga banorët e zonës së “Trenit” në Tiranë, ka kundërshtu...
Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, tha sot përballë aplika...
Prokuroria e Shqipërisë do të kryejë ndryshime në kuadrin dr...
Policia e Tiranës ka arrestuar shtetasin B.Fejzullau pasi kë...
Faik Konica, lindi më 15 mars të vitit 1876 në Konicë dhe vd...
Një shtetas 25-vjeçar akuzohet për përfitimin e 32 mijë euro...
Komisioneri për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil ka dërguar në ...
Horoskopi ditor për diten e martë – 15. mars 2016Dita e sotm...
Është thënë shpesh se koncesioni i kontrollit bazë të popull...
Spiunët shqiptarë që kanë punuar për Sigurimin, por edhe ata...
Publicisti dhe gazetari Robert Papa zbërthen enigmën e zhduk...
Partia Socialiste do të zhvillojë Kongresin Kombëtar në 19 m...
Deputeti socialist Koço Kokëdhima ka sulmuar kolegët e tij, ...
Autor i librit për tragjedinë e Gërdecit, Guy Lawson në një ...
Sekretarja Anjola Agolli shpjegon procedurën si e ka protoko...
Olsi Rama, vëllai i Kryeministrit Edi Rama është rishfaqur n...
Në kuadër të planit të masave të zhvilluar për parandalimin ...
Ceshtja e emigracionit eshte nje aktualitet dhe nje ceshtje ...
Ish-Kryeministri Sali Berisha ka publikuar mesazhin e qyteta...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...