web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Saimir Tahiri denoncon gjyqtarin e Vlorës

15 Mars 2016, 09:39, Aktualitet CNA

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, tha sot përballë aplikantëve të policisë se para pak ditësh ka denoncuar një gjyqtar në Vlorë pasi kishte nxjerrë nga burgu një person I cili ishte arrestuar me armë në brez. Ai tha se:

?Para pak ditësh denoncova një gjyqtar në Vlorë që kishte nxjerrë nga burgu një person që nga policia ishte arrestuar me armë në brez. Aq merak e kishte ky gjyqtar lirimin e këtij personi sa dhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese të cilin e ka bërë motiv për ta liruar, e ka zbatuar dy ditë para se të hynte në fuqi. Pashë që reagoj dhe një Unioni i Gjyqtarëve. Në fakt po pyesja veten, mirë gjyqtari, se mbase ka hallet e veta, po këta të unionit që i dolën në mbrojtje, kanë kalendar? ?

Dy ditë më parë, Tahiri i ka dërguar një letër ministrit Manjani dhe presidentit Nishani lidhur me këtë problem.

 





Lajmet e fundit nga