Rritet sërish papunësia
INSTAT raporton se gjatë tremujorit të katërt të vitit 2015,...
Një borxh i ri i panjohur më parë pritet të përplaset në buxhetin e shtetit dhe të shtojë detyrimet e shtetit shqiptar në 0,57 për qind të prodhimit të brendshëm Bruto. Projekti STAR (Mbështetje për Reformën Administrativo-Territoriale) në përfundim 384 raporteve të kontrollit në ish komunat dhe bashkitë e reja ka zbardhur detyrime të prapambetura në vlerën e 65 milionë euro. Shuma si e tillë u dha për Monitor nga ekspertet e projektit STAR e konfirmuar edhe nga Ministria e Çështjeve vendore. Këto borxhe janë në formën e detyrimeve të prapambetura dhe janë të deklaruara pranë çdo bashkie, teksa projekti ?STAR? vijon mbështetjen pranë 61 bashkive, me qëllim plotësimin e pasqyrave financiare dhe përditësimin e raporteve për vitin fiskal 2015. Ata bëjnë me dije se në muajin prill do të ketë një shifër të përditësuar të borxheve dhe detyrimeve të prapambetura. Altjon Paloka nga projekti STAR shpjegoi në një intervistë posaçme se, procesin e auditit në pushtetin lokal dhe gjetjet e kontrollit.
A keni dijeni se si mund akomodohen detyrimet e zbuluara dhe kush do t`i financoje ato?
Përgjegjës për detyrimet e akumuluara janë fillimisht bashkitë, e më pas qeveria shqiptare. Për sa i përket formave të financimit, këto duhet të burojnë nga te ardhurat e bashkive ose, në pamundësi të tyre, nga qeveria qendrore. Vendimmarrja duhet të vijë nga vetë bashkitë, qeveria qendrore dhe nga Kuvendi i Shqipërisë i cili miraton buxhetin e shtetit çdo vit.
Gjate auditit cilat janë problemet më të mprehta financiare që ju keni vënë re në bashkite e reja?
Gjatë plotësimit të raporteve të kontrollit u evidentuan disa probleme lidhur me çështjet financiare, nisur nga shkalla e aftësimit profesional pranë ish njësive vendore për të ushtruar funksionet përkatëse dhe për te kryer detyrat që lidhen me financat publike. ?Projekti STAR? e ka adresuar këtë shqetësim gjatë propozimit të strukturave të reja organizative në 61 bashkitë, ku është nënvizuar fakti që duhet të merret parasysh rritja e kapaciteteve njerëzore për ushtrimin e funksioneve përkatëse. Në të kundërt, mos kryerja e funksioneve do te rezultojë në mungesë të disiplinës financiare dhe do të pasqyrohet gjate ndërtimit te buxheteve, menaxhimit te të ardhurave nga burime të ndryshime (taksa dhe tarifa vendore, grante të kushtëzuara dhe të pakushtëzuara nga qeveria qendrore, donatorët), gjate kontabilizimit të aktiveve dhe pasiveve në bilancet e tyre, kryerjes se punëve aktuariale dhe në pasqyrimin real të pozicionit financiarë të bashkive.
Zoti Paloka në kuadër të reformës se rë territoriale njësite e reja vendore janë në proces auditi. Si po shkon ky proces dhe në çfarë faze është?
Projekti ?STAR?, në përmbushje të angazhimit të tij për të mundësuar zbatimin e reformës administrativo-territoriale në përputhje me standardet më të mira, në vijim të bashkëpunimit me Grupet e Punës të ngritura pranë bashkive si dhe me angazhimin e konsorciumit të kryesuar nga ?Grant Thornton?, njërës prej kompanive më të mira në botë në fushën e financave, auditimit dhe konsulencës, pas zgjedhjeve lokale të vitit 2015 mundësoi përgatitjen e 384 Raporteve të Kontrollit Operacional dhe Financiarë (308 komuna, 65 bashki dhe 11 njësi bashkiake të bashkisë Tiranë, përpara reformës administrativo-territoriale). Këto raporte kontrolli prezantuan informacionin e gjetur mbi çështjet operacionale dhe financiare për çdo ish njësi të qeverisjes vendore deri në datën e konstituimit të bashkive dhe këshillave bashkiakë. Angazhimi i përbashkët vjen në zbatim të procedurave dhe detyrimeve që rrjedhin nga legjislacioni në fuqi, VKM nr. 510, datë 10.06.2015 ?Për miratimin e procedurave për transferimin e të drejtave dhe detyrimeve, personelit, aktiveve të trupëzuara dhe të patrupëzuara, të arkivave dhe çdo dokumentacioni tjetër zyrtar në njësitë e qeverisjes vendore, të prekura nga riorganizimi administrativo-territorial? dhe Udhëzimi i Përbashkët nr.3237, datë 16.07.2015, i nxjerrë për zbatimin e tij. Në vijim të këtij angazhimi të rëndësishëm, nënvizojmë faktin që të tilla raporte kontrolli u realizuan për herë të parë dhe që kjo lloj analize e qeverisjes vendore nuk është kryer ndonjëherë në historinë e shtetit shqiptar.
Në këtë fazë të reformës administrativo-territoriale, Projekti ?STAR? ka përfunduar të 384 raportet e kontrollit të konsoliduara në 61 raporte për çdo bashki. Ne nuk zhvilluam një proces auditi të mirëfilltë, i cili merr për bazë parametra të tjerë dhe bazohet në legjislacionin përkatës sektorial. Projekti ?STAR?, në vijim të reformës administrativo-territoriale propozoi aktet e përmendura ligjore, të cilat u miratuan më vendim të Këshillit te Ministrave, me qëllim ofrimin e një asistence të pavarur gjatë kontrollit financiarë dhe operacional.
Sipas informacioneve tona nga Ministria e Financave jemi në dijeni se procesi i deritanishëm i auditit ka nxjerrë në pah një borxh miliona euro. Sa janë detyrimet e zbuluara deri më tani dhe sa pritet te jene detyrimet totale?
Një element i rëndësishëm i raporteve financiare janë borxhet dhe detyrimet e prapambetura. Nga raportimi që është bërë, deri në datën e konstituimit të secilës bashki, detyrimet totale të qeverisjes vendore ishin rreth 65 milionë euro. Këto janë detyrimet e deklaruara në raportet e kontrollit financiar nga grupet e punës te ngritura pranë çdo bashkie, në kuadër të zbatimit të akteve ligjore të përmendura më sipër. Projekti ?STAR? vijon mbështetjen pranë 61 bashkive, me qëllim plotësimin e pasqyrave financiare dhe përditësimin e raporteve për vitin fiskal 2015 dhe në muajin prill do të ketë një shifër të përditësuar të borxheve dhe detyrimeve të prapambetura.
A keni dijeni se si mund akomodohen detyrimet e zbuluara dhe kush do t`i financojë ato?
Përgjegjës për detyrimet e akumuluara janë fillimisht bashkitë, e më pas qeveria shqiptare. Për sa i përket formave të financimit, keto duhet të burojnë nga te ardhurat e bashkive ose, në pamundesi të tyre, nga qeveria qëndrore. Vendimmarrja duhet të vijë nga vetë bashkitë, qeveria qëndrore dhe nga Kuvendi i Shqipërisë i cili miraton buxhetin e shtetit çdo vit.
Gjate auditit cilat janë problemet më të mprehta financiare që ju keni venë re në bashkitë e reja?
Gjatë plotësimit të raporteve të kontrollit u evidentuan disa probleme lidhur me çështjet financiare, nisur nga shkalla e aftësimit profesional pranë ish njësive vendore për të ushtruar funksionet përkatëse dhe për te kryer detyrat që lidhen me financat publike. ?Projekti STAR? e ka adresuar këtë shqetësim gjatë propozimit të strukturave të reja organizative në 61 bashkitë, ku eshte nënvizuar fakti që duhet të merret parasysh rritja e kapaciteteve njerëzore për ushtrimin e funksioneve përkatëse. Në të kundërt, mos kryerja e funksioneve do te rezultojë në mungesë të disiplinës financiare dhe do të pasqyrohet gjate ndërtimit te buxheteve, menaxhimit te të ardhurave nga burime të ndryshime (taksa dhe tarifa vendore, grante të kushtëzuara dhe të pakushtëzuara nga qeveria qendrore, donatorët), gjate kontabilizimit të aktiveve dhe pasiveve në bilancet e tyre, kryerjes se punëve aktuariale dhe në pasqyrimin real të pozicionit financiarë të bashkive.
Çfarë sugjeroni në kuadër të decentralizimit fiskal në drejtim të buxhetimit të njësive të reja vendore?
Gjatë çdo procesi decentralizimi, dhe jo vetëm në rastin e decentralizimit fiskal, kalimi i kompetencave nga qeveria qëndrore në qeverisjen vendore duhet të shoqërohet me rritjen e kapaciteteve të burimeve njerëzore për të ushtruar funksionet e reja. Në rastin e decentralizimit fiskal, duke patur parasysh dhe praktikat nga vende të zhvilluara të Europës, qeverisja vendore duhet të ketë një liri veprimi për sa i përket të drejtës buxhetore, përkthyer kjo në një përqindje më te lartë në buxhetin e shtetit (grantet e pakushtëzuara), të drejtën për të vendosur taksa dhe tarifa vendore pa neglizhuar përgjegjësinë ligjore dhe atë morale ndaj qytetarëve dhe bizneseve, si dhe vënien në pune të mekanizmave të tjerë financiare që ndihmojnë zhvillimin e qeverisjes vendore. Këto mekanizma perfshijne forma të ndryshme të huamarrjes perveç linjës së kredive, si bonot, obligacionet e të tjera. Vazhdimisht theksoj rëndësinë kapaciteteve te duhura per ushtrimin e funksioneve, si dhe faktin që bashkitë e reja kanë nevojë për mbështetje në këtë drejtim.
Ku duhet të fokusohen njësitë e reja për burimet e të ardhurave dhe cili duhet të jetë fokusi themelor i shpenzimeve?
Fokusi i secilës prej 61 bashkive duhet të jete analiza e zërave te të ardhurave, nisur nga të ardhurat vetjake (taksat dhe tarifat vendore) duke u bazuar ne historikun e mbledhjes së tyre dhe përmirësimin ne ushtrimin e mbledhjes, duke patur parasysh marëdhënien me qytetarët dhe palët e interesit. Rëndësi të veçantë, në lidhje me të ardhurat, zë dhe bashkëpunimi me donatorët ndërkombëtarë. Europa, si dhe partnerë të tjerë ndërkombëtare, kane shprehur gatishmerine per te investuar ne zhvillimin e Shqipërisë. Në këtë kuadër, kryetarët e bashkive duhet të komunikojne me partnere nderkombetare dhe të gjejnë rrugën e drejtpërdrejtë të bashkëpunimit, me qëllim realizimin e projekteve për zhvillimin e territorit të bashkive që drejtojnë.
Në lidhje me shpenzimet, bashkitë duhet të tregojnë kujdes të veçantë dhe efiçencë në përdorimin e fondeve publike. Projekti ?STAR? ka rekomanduar për secilën bashki një strukturë organizative të përshtatur, sipas një analize të mirëfilltë të historikut të territorit dhe nevojave primare që këto bashki kanë. Qasja e përdorur gjatë përgatitjes së strukturave organizative u bazua në: ekonomitë e shkallës, ekonomitë e përqendrimit dhe parandalimin e konfliktit të interesit. Sipas kësaj qasjeje, një pjesë e konsiderueshme e buxheteve kanalizohet tek shërbimet për qytetarët, me qëllim përmirësimin e cilësisë së jetës së tyre të përditshme.
Projekti STAR çfarë synon të arrijë në finale?
STAR është akronim për ?Support to Territorial and Administrative Reform? ose përkthyer në shqip, ?Mbështetje për Reformën Administrativo-Territoriale?. Mbështetja e Projektit ?STAR? gjatë reformës territoriale në Shqipëri konsistoi në evidentimin e elementëve kryesorë për mirë menaxhimin e territorit të ri, si dhe sqarimin e pikave kryesore të veprimit në territorin që bashkoi zonën urbane, suburbane dhe rurale. Projekti ?STAR? e ka qartësuar kete rol me të zgjedhurit vendorë, duke i ndërgjegjësuar ata për sfidat por edhe përparësitë e menaxhimit të një territori kompleks dhe polifunksional qe po administrojne
INSTAT raporton se gjatë tremujorit të katërt të vitit 2015,...
Ekspertëve të Crown Agent kur mbërritën për herë të parë në ...
Banka Botërore dhe Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare kanë ...
Pas Raiffeisen Bank e Albpetrol edhe Tirana Bank është vënë ...
Angazhimi i financiar i Bankës Botërore në Shqipëri këtë vit...
Teksa qeveria shqiptare është përfshirë në një proces negoci...
Ku kanë shkuar 217 milionë euro që depozituesit individë tër...
Me rishikimet në legjislacionin shqiptar për sigurimet shoqë...
Sipas njoftimit, shitja tek GBC Oil është bërë në këmbim të ...
Fitimet neto të 16 bankave të nivelit të dytë në Shqipëri gj...
Rritja e taksës së sigurimeve nga 3% në 10% që ka hyrë në fu...
Tavani zero në akumulimin e borxheve te brendshme e qeverisë...
Nëse ky ritëm vazhdon dhe në 2016, kompania që do të fitojë ...
Në muajin janar 2016, eksportet e mallrave arritën vlerën 16...
Sa më shumë kalojnë ditët aq më shumë po bëhen publike përma...
Ndërsa kujdesi për të moshuarit është një biznes mjaft i zhv...
Rritja e pagesës së kontributeve shoqërore dhe shëndetësore ...
Ministria e Financave, në zbatim të Strategjisë për Menaxh...
Ministria e Financave do të paguajë, nëpërmjet thesarit komp...
Ministria e Financave është duke përgatitur dhe dërguar për ...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një 38-vjeçar është arrestuar ditën e sotme afër kthesës s...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe F...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...