Protestuesit largohen nga Kryeministria/ Nisin marshimin në rrugët e kryeqytetit
Protestuesit janë larguar nga sheshi para Kryeministrisë, ...
Protestuesit janë larguar nga sheshi para Kryeministrisë, ...
Ben Blushi nuk ka nevojë për mbrojtjen time, sepse po tregon se ia del edhe i vetëm. Aq më shumë, kur ajo mund t’i prishë edhe më shumë punë, pasi vjen nga një kundërshtar politik. Dhe po të jetë për ide, unë ndahem shumë më tepër me Blushin, sesa me Edi Ramën. Pasi Blushi është majtist i thekur në ato që thotë dhe ato që mbron. Kurse Edi Rama është më keq se përtej të majtës dhe të djathtës. është një politikan pragmatist pa erë, pa ngjyrë dhe pa shije.
Por kjo nuk më pengon të them se jam ndjerë keq nga skenat e pështira të Elbasanit dhe nga e gjithë fushata lincuese, që po shoqëron kërkesën e një deputeti socialist për të pasur zgjedhje në partinë e vet. Mund të ketë plot njerëz që të më pyesin se c’punë kam unë se cfarë ndodh në Partinë Socialiste dhe se ky është debat i brendshëm i saj. Mua në fakt nuk më interesojnë fare fatet politike të kundërshtarëve dhe aq më pak fituesi zgjedhjeve në Partinë Socialiste. Por nuk mund të jem i painteresuar për arsyet që kanë cuar në këtë konflikt dhe mënyra se si po e menaxhon atë shefi i “fortëve”, që na qeverisin, kryeministri Edi Rama.
Unë nuk mendoj se Ben Blushi e beson edhe vetë se mund të fitojë zgjedhjet në PS, edhe sikur Edi Rama të ndryshojë mendje dhe ta lejojë garën. Por kjo nuk ka asnjë rëndësi për mua. Problemi nuk është kurrë tek ai që i kërkon, por tek ai që i ndalon zgjedhjet. Para disa vitesh, partitë e mëdha përpiqeshin të sajonin garë, edhe kur nuk kishte kandidatë, ndërsa tani që ka kandidatë, Edi Rama nuk po lejon garën. Asnjë parti në botë, përfshirë edhe ato komuniste, nuk mund t’ia lejojë vetes të eleminojë zgjedhjet. Sepse pastaj humbet cdo sens diskutimi dhe kalojmë në kufinjtë e një teatri absurd. Fatkeqësisht, kjo po ndodh në forcën kryesore politike të mazhorancës.
Dhe pyetja është a mund të presësh që të respektojë zgjedhjet e të tjerëve një parti që nuk bën zgjedhje vetë? Unë për vete nuk pres. A mund të ketë vlerësim për votën e lirë të shqiptarëve, një njeri që e zhduk fare kutinë e votimit edhe në shtëpinë e vet? Po edhe më shumë se kaq. A mund të presësh që ta trajtojë me respekt opozitën, si kundërshtare politike, dikush që i lëshon të gjithë lukuninë e ujqërve në shpinë edhe pakicës në partinë e vet? Dhe cfarë është më kryesorja, a mund të presësh shtet ligjor, reforma apo drejtësi, nga një parti, e cila, e vëmë në rresht nga një njeri i vetëm, hedh në kosh me përcmin kushtetutën e vet, apo librin e rregullave, që është statuti?
Janë këto arsyet e vetme që më shtyjnë të flas për një cështje, që në pamje të parë duket sikur nuk më përket. Natyrisht, gjatë këtyre ditëve kam mësuar më shumë për “veset” dhe për defektet e Blushit, për “tradhtitë” dhe dobësitë e tij, të cilat mund të bëhen më shumë po t’u shtoj edhe rezervat e mia për të. Por kjo nuk ndryshon ndonjë gjë të madhe, për të mos thënë që i jep më shumë të drejtë atij. Sepse nuk ka asnjë rëndësi se kush është deputeti Blushi, por se cfarë thotë dhe cfarë po kërkon ai.
Nga ana tjetër unë nuk besoj se Blushi është duke testuar këto ditë Edi Ramën dhe as demokracinë në Partinë Socialiste, pasi mendoj se i njeh sa dhe sic duhet. Dhe aq më pak, të jetë duke sensibilizuar ndonjë parti tjetër, në distancë apo afërsi, për të cilën ma merr mendja se duhet të jetë tërësisht i painteresuar.
Por jam shumë i sigurt se ajo që ai po bën është një test për gjithë shoqërinë tonë, e cila po përjeton prej kohësh një kllapi rraskapitëse. Nuk ka rëndësi, nëse është nisur me këtë qëllim apo e ka rrëmbyer vala, produkti është njësoj. Eshtë një thirrje publike për t’u zgjuar dhe për t’i dhënë një përgjigje të qartë pyetjes se cfarë pret kjo shoqëri prej partive politike. Sepse askush nuk mund të thotë se ajo, që ndodh brenda gardhit të tyre nuk afekton jetën dhe fatin e tij, sado apolitik të jetë ai.
Ben Blushi është sot një eksperiment në epruvetë, i cili po shërben për të shpjeguar shumë prej fenomeneve të shëmtuara dhe traumave gërryese, që po kalon Shqipëria e sotme për shkak të deformimit të sistemit. Eshtë një përgjigje për pyetjet e përditshme se përse qeverisemi kaq keq, pse ka kaq shumë banditë në parlament, pse duan të ikin nga sytë këmbët shqiptarët, pse shkelen me këmbë ligjet në këtë vend, pse varfërohen me shumë dhe pse poshtërohen të varfërit tek ne, e plot të tjera si këto.
Para disa vitesh partitë kryesore në vend dilnin për “gjueti” personalitetesh, sepse besohej gjerësisht që ndikimi i tyre mund të sillte më shumë mbështetje publike. Sot është krejtësisht e kundërta. Personazhet me identitet të fortë, edhe ata që kanë mundur të mbijetojnë në xhunglat e partive të mëdha, po kërkohen me qiri për t’u “vrarë”. Të preferuarit janë “radikalët”, ata që nuk kanë ndonjë gjë për të menduar, për të thënë, jo e jo. Mundësisht të fortë, si ata që ka sjellë me lopatë Rama në parlament, por edhe më të vegjël, si psh ata që hungërinin dhe hakërreheshin dje në Elbasan. Dhe në mos qofshin të tillë, të jenë dele të bindura, apo “robotë”, që presin vetëm kurdisjen e të parit.
Eshtë dramatike të mendosh se një parti që për pak e shqeu dje Ben Blushin, i ka hapur krahët Arben Ndokës dhe na humbi dy ditë kohë në Kuvend që të shpëtonte nga ligji i dekriminalizimit Armando Prengën, ndonëse zyrtarisht thotë se e ka përjashtuar atë. Arben Ndoka është sot socialist i dashur i Edi Ramës, i shkarkuar nga deputet, kurse Ben Blushi është një deputet i urryer i tij, por i shkarkuar nga socialist. Dhe për t’u ndjerë i trishtuar për këtë katandisje nuk ka nevojë të kesh teserën e Partisë Socialsite.
Mund të ketë edhe në partinë time njerëz që urrejnë më shumë Blushin, sesa Ramën për arsye objektive apo subjektive. Po kështu, edhe në forca të tjera politike, që ndjejnë t’u prishet paksa qetësia e kenetës së tyre nga kjo “rilindje” mbrapsht e Blushit.
Por partitë tona janë si enët komunikuese. Ndryshimi i nivelit të njërës, transmetohet menjëherë tek tjetra. Ndaj edhe nuk duhet të jesh domosdoshmërisht socialist për të pasur ndjeshmëri nga zhvillimet dramatike në partinë e Edi Ramës. Sot në Shqipëri, partitë politike po u imponohen përdhunisht shoqërisë dhe unë mendoj se ka ardhur koha që shoqëria t’u imponohet partive politike. Eshtë e vetmja mënyrë për ta ndalur marshimin e së keqes.
Aktori hollivudian është shprehur se nuk dëshiron të plaket ...
Kur vjen puna për shpikje, shqiptarët janë të parët. Madje n...
Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka shembur ...
Ambientalisti Sazan Guri, është shprehur se kryebashkiaku i ...
Kastriot Myftaraj shprehet se nëse nuk do të kishte mbështet...
Intervista që moderatori Ardit Gjebrea realizoi me autorin e...
Kreu i LZHK, Dashamir Shehi, ka folur në një intervistë për ...
Një motoçiklist është aksidentuar me mjetin e tij, ndërsa ës...
Sekretari Organizativ i PD-së Enno Bozdo ka qenë urdhëruesi ...
Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit do të shemb...
Policia e Durrësit ka arrestuar një shtetas 56-vjeçar në fsh...
Dy vëllezër janë janë qëlluar me armë në Malësinë e Madhe. B...
Ish kryeministri i vendit, Sali Berisha, ka qenë dje në emis...
Policia e Elbasanit ka arrestuar një shtetas 59-vjeçar për v...
Ndeshja e djeshme mes Partizanit dhe Tiranës nuk diskutohej ...
Kryetarja e FRESH, Joleza Koka, shprehet se me shumë gjasa n...
Deputeti socialist Koço Kokëdhima është sulmuar shpesh herë ...
Gjykata e Lartë hapi dje procesin gjyqësor ndaj deputetit Ar...
Pas 24 orë negociatash Taulant Balla dhe Oerd Bylykbashi ran...
Një incident banal për një forcë politike ndodhi sot në taki...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një 38-vjeçar është arrestuar ditën e sotme afër kthesës s...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Liderët e vendeve të Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit P...
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe F...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...