Akreditimi i Universiteteve/ Hije skandali mbi kontrollin e UET
Qeveria shqiptare ka nënshkruar para disa ditësh një marrëve...
Opozita po ecën në ujëra të turbullta. Besimi i saj në opinionin publik nuk po forcohet por përkundrazi po humbet, fatkeqsisht.
Nga njëra anë janë qytetarët që presin të shohin një opozitë të fortë dhe të besueshmë dhe nga ana tjetër është vetë opozita që sillet si një OJQ.
Mbledhja e fundit të grupit parlamentar të PD-së nxori në pah dy gjëra, se pari faktin se deputetët janë të pakënaqur nga komunikimi dhe mardhënia zyrtare me Bashës dhe së dyti që ai dhe ata skanë të njëjtin mendim për aksionin opozitar.
?Pse bëhet Basha? Nuk ma mbush mendjen. Duket si perëndimor por ka vetëm fasadë. Atë se beson asnjëri?, këto janë disa fjalë që thuhen nga vetë militant të PD-së, njërëz të një trupe elektorale. Nuk e shohin Lulzim Bashën si lider që i nxit dhe bashkon, por kanë dyshime të forta ndaj tij. Janë thuajse aty ku janë edhe deputetët e opozitës.
Ndërsa shifet si i tillë, nga ana tjeter rezulton se qytetarët janë të zhgënjyer me qeverinë dhe presin një alternative. Përballja e një jave më parë në Opinion dhe Top Story, tregon diferencën. Audienca në të dy krahët, sipas një kompanie private monitorimi të pranuar nga të gjitha mediat është me një diferencë mjaft të madhe në krah të Bashës. Qytetarët duan alternativë.
Basha ka audiencë por nuk duket të ketë mbështetje të madhe tek votuesit, çka tregon se ai dhe opozitarizmi i tij janë ende të pabesueshe. Gabime, braktisje kauzash, vjedhje kauzash, qetësi kur duhet ulërimë dhe ulërime kur s?ka vlerë janë ?gafat? e pandalshme të Bashës.
Dekriminalizimin e filloi Jozefina Topalli, u nis si kauz, u la në rrugë, u kujtua ju rikthye prapë. Ndarja territoriale u braktisi, në zgjedhje me vrap. Byroja e hetimit është premtim elektoral i PS-së, del e quravitet PD pse nuk bëhet premtimi i tyre. Vjedhje e votës si alarm u dha që në zgjedhjet e nëntorit 2014 në Korcë, u braktis u la në rrugë. Tërhiq dhe mos e këput, duket sjellja e opozitës. Taksat rriten PD asnjë aksion, do e ulim kur te vijmë. Shqip ?prit gomar të mbijë bar?.
Konfrenca shtypi si të një shoqate për kulturë demokratike. Flitet, por askush nuk thotë asgjë. Ska strategji, ska aksion, ska lëvizje. Staf dhe individë të pabesueshëm. Rreth Bashës fatkeqsisht njerëz që nuk i votojnë as gratë e jo më qytetarët. Mashtrues dhe manipulatorë, që thjesht presin të fusin lugën tek çorba e pushtetit të nesërm.
Mediatikisht një sallatë që nuk ka asnjë vlerë. Flitet për fytyrë europiane por në fakt është sjellje qaramane që nuk krijon besim tek qytetarët. Zgjedhësit duken ende larg PD-së. Ka propozime por vetëm kaq. PD ecën me hapin e breshkës, por në garë ska një lepur, por një dhelpër dhe një ujk.
Bashkia e Tiranës ngre taksat 10 herë, PD mjaftohet me Nardi Ollin nga Korça tek dera e Bashkisë Tiranë, ndërkohë aksionin ta ka rrëmbyer Besian Pesha. Më shumë besim dhe veprim tek ai dhe 10 të rinj sesa tek Basha apo PD-ja. Jo vetëm për taksat, për cmimin e nafës, për ligjin e gjobave e kështu me rradhë.
Opozita ka pasur 2 kauza madhore, të cilat nuk i kanë dhënë asnjë impakt në opinion, ato që prekin qytetarët në fakt, Basha i ka parë me dylbi. Nuk duhen vetëm propozime nga ekrani. Shqiptarët janë djegur nga qulli dhe po i frynë kosit, askush nuk beson më asnjë.
Duket të jetë larg shumë larg bazës dhe qytetarëve, kjo me veprim jo me fjalë.
Ende nuk ka bërë asnjë turne në bazë edhe gjatë zgjedhjeve në PD, shkonte pasi fillonte aktiviteti dhe ikte pa përfunduar. Asnjë takim me militantët t?i njihte nga afër, t?i dëgjonte. Thuajse i shkëputur fare nga realiteti i bazës. Më afër është Grida dhe Salianji tek ata.
Por lider i besueshëm nuk bëhesh duke çuar dy kllouna politike dhe humbës të freskët fare. Lideri shkon vetë tek qytetarët i takon, dëgjon dhe prek. Opozitë e besueshme nuk bëhesh me ciu ciu nga zyra, por duke shkelur çdo qytet, çdo shtepi dhe për këtë ka ende pak, por shumë pak kohë. Thjesht dhe vetëm që të bëhesh i besueshëm tek njerëzit, ndryshe disfatat do vazhdojnë.
Basha është kryetari i një opozite të pabesushme, jo për faj të deputetëve, forumit rinor, lidhjes së grave, por për faj të tij, thjesht të tij. PD-ja nuk bëhet e besueshme duke ju servirur shqiptarëve si udheqësa dështakët, duke mos respektuar rregulat e tua në parti, duke injoruar dhe goditur në pabesi deputetët, duke shpalosur platformë dhe ide me sharlatanin e rradhës vetëm sepse është lëpirës i paepur.
Basha duhet të dalë nga strufkulla, të shkojë tek shqiptarët, të krijojë ekip ende sa nuk është vonë. Këto nuk janë sirena alarmi, por tërmet nën këmbët e Bashës. Elvi FUNDO/Citynews
Qeveria shqiptare ka nënshkruar para disa ditësh një marrëve...
Deputeti i Partisë Socialiste, Naim Kopliku, ka thënë se Kom...
Në pak muaj por duket se “kaubojsi” është deputeti me aksion...
Kreu i Aleances Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu eshte shoqeruar ng...
Policia e Shtetit ka arrestuar mbrëmë një person për konsum ...
Aleanca KUQeZI ka zhvilluar një protestë para Bashkisë së Ti...
Parlamenti po përgatitet të diskutojë për Kodin e Etik të sa...
Përfaqësuesja e Lartë për Politikën e Jashtme dhe të Siguris...
DASHI21. mars – 20. prill Dite e mrekullueshme ka për te qe...
Gazetari Ferdinand Dervishi i cili është marrë me vrasjen e ...
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se vendi ynë nuk do të ha...
Kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu ka listuar dhjetë ...
Pas mungesës së konsensusit lidhur me miratimin e akteve nën...
Kategorizimi i Shqipërisë si një vend i sigurt origjine, për...
Natën e 15 tetorit 1946, 10 nga 12 kriminelët e mëdhenj të ...
Kryetari i Komisionit të Ligjeve dhe i atij për Reformën në ...
“Fiks Fare” shkoi në fshatin Sevran i Vogël të Skraparit, ar...
Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka shpjeguar edhe një her...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Poli...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-...
Ditën e sotme kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme....
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Një tërmet me magnitudë 6.5 ballë të shkallës Rihter godit...
Një valë e fortë të nxehti pritet të përfshijë Europën Qen...
Rreth 235 persona kanë humbur jetën dhe mbi 4,300 të tjerë...
A nuk po i gjen dot Kancelari fjalët e duhura? Çfarë thonë...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Financimi i sistemeve shëndetësore dhe menaxhimi i kostove...
Sektori i bujqësisë përballoi një vit mjaft sfidues gjatë ...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 82.2 lekë dhe...
Austria ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për t...