?Fiks Fare? shkoi në fshatin Sevran i Vogël të Skraparit, arsyeja për këtë është dëmtimi që po i bëhet mjedisit. Prerja e pyjeve në këtë zonë shkakton shumë dëme.
?Në fshatin tonë këto është bërë batërdia. Është shfrytëzuar komplet lënda me lis bung që para ?90-ës shteti nuk e lejonte ta shfrytëzonte se ishte për lëndë ndërtimi me dokumente. Tani është prerë për dru zjarri?, thotë një fshatar.
Kryeplaku Hajri Çela tha se askush nuk e ka pyetur komunitetin, as atë vetë, për lejen e shfrytëzimit. ?Asnjë nuk ka pasur me mua si kryeplak. Askush nuk ka pyetur, nuk është bërë asnjë inspektim, asgjë?, thotë ai.
Pas ankesës së banorëve të zonës, ?Fiks Fare?, iu drejtua pronarit të pyllit. ?Unë kam pjesët e mija dhe ia kam dhënë këto pjesë në shfrytëzim firmës ?Koromani?. Unë paguhem për 1 metër kub 6 mijë lekë?, tha Ismail Çuni.
Gjatë dy viteve 2015 dhe 2016, firma ?Koromani? me leje shfrytëzimi ka prerë 31hektarë pyje. ?Sipërfaqja në vitin 2015 është 17.5 hektarë, kurse këtë vit është 16 hektarë. Kam respektuar kriterin që kërkon që duhet lënë 10% të pemëve. Drutë i shesim për nevoja të njerëzve, shumë pak i kemi eksportuar?, thotë administratori i firmës ?Koromani?, Çlirim Koromani.
Mirëpo, kryeplaku Çela thotë se janë prerë të gjitha pemët dhe kjo do të sjellë pasoja. ?Ne si banorë që u shqetësuam të gjithë është për shkak të erozionit. Tani do të jetë problem edhe për blegtorinë?, thotë ai.
Inspektori i zonës nga Ministria e Mjedisit që ka vizituar bashkë me ?Fiks Fare? këtë zonë, thotë se pemët do të mbihen vetë, por sa vështirë do të jetë të mbijnë filizat e lisit apo të ahut në një kohë kur thundrat e bagëtive dhe jashtëqitjet e tyre janë gjithandej të përhapura?
Gramoz Sheshi, inspektor pyjesh, tha se kompania ka respektuar 100% kriteret, edhe pse nuk i kujtonte se cilat ishin ato kritere. Sheshi gjithashtu thotë se shumë shpejt bagëtitë nuk do të lejohen të hyjnë në parcelat ku është bërë shfrytëzim në mënyrë që të mbijnë filizat.
Mirëpo, në këtë fshat janë 1 mijë krerë bagëti dhe kryeplaku thotë se ato në këto zonë do të hyjnë, por inspektori Sheshi thotë se Inspektoriati i Policisë Pyjore do të kujdeset që ky rregull të zbatohet.
Por, Sevrani i Vogël i Skraparit nuk ka qenë e vetmja zonë e shfrytëzuar nga firma ?Koromani?. Levani i Beratit është një tjetër zonë e shfrytëzuar pa kriter. ?Për një pjesë thonë se ka leje, por për një tjetër nuk besoj të kenë se ato jonë toka tona?, thotë një fshatar.
Edhe pas daljes së projektligjit për moratoriumin e pyjeve në këtë zonë ka vazhduar prerja. Këtë gjë e tregojnë edhe vetë punëtorët. ?Dru ahu, lisi… këto i premë. I kemi prerë sot?, thotë një punëtor.
Pavarësisht se me leje shfrytëzimi, në këtë zonë janë prerë edhe pemë të cilat janë të ndaluar të priten, si panja apo dëllinja, të cilat mbrohen me ligj nga shteti shqiptar.
Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka shpjeguar edhe një her...
Shefja e politikës së Jashtme e BE-së, Federica Mogherini mb...
Marko Bello, një nga ish-deputetet dhe ish drejtuesit e Part...
Gazetari investigativ i emisionit Xhungël, Artan Hoxha ka de...
Eksportet shqiptare duket se do te prekin pikën më të dobët ...
Policia shqiptare ka shpallur në kërkim Ismail Morinën, i nj...
Rënia e kreditimit e ka detyruar Bankën e Shqipërisë të forc...
Përfaqësuesja e Lartë për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë n...
Një person gjendet i vdekur në rrugë dhe i mbuluar në gjak. ...
Për shumë njerëz kjo mund të duket si çudi, se si gazeta e n...
Ky është përfundimi i raportit më të ri të CIA-s për gjendje...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka thënë se ra...
Një xhaguar është filmuar në Brazil duke kapur një krokodil....
Kryeministri i vendit, Edi Rama, është fotografuar në ambien...
Ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha, ka lëshuar sot në p...
Gjykata Kushtetuese ka pezulluar ligjin “Për procedurat tati...
Në pushim të seancës së sotme parlamentare, deputeti i Parti...
Të dhënat të publikuara nga Departamenti i Drejtësisë në SHB...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në aks...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë ...
Lokalizohet dhe vihet në pranga 18-vjeçari që plagosi me t...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të enjte në autostr...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Një tërmet me magnitudë 5.9 goditi sot Ishullin Jugor të Z...
Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kam...
Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Europian, Marta Kos, ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...