web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Artan Hoxha: Policia ka dijeni për rrëmbimin dhe ekzekutimin e Enver Stafukës

3 Mars 2016, 20:41, Aktualitet CNA

Gazetari investigativ i emisionit Xhungël, Artan Hoxha ka deklaruar policia ka dijeni lidhur me rrëmbimin dhe ekzekutimin e shtetasit Enver Stafuka, ngjarje kjo e ndodhur një vit më parë.

Duke folur për ?Vrasjet më misterioze të Shqipërisë? në emisionin Opinion, gazetari e lidhi rrëmbimin e Stafukës me autorët e vrasjes së bankierit Artan Santo. Në artikulimin e tij, Hoxha përmendi heqjen e përgjimit ndaj Durim Bamit, i cili mbahej në survejim për vrasjen e Santos. Menjëherë pas kësaj, ka ndodhur edhe rrëmbimi dhe ekzekutimi i Enver Stafukës në Fushë-Krujë nga 4 persona ende të paidentifikuar, por për të cilët Hoxha tha se Policia e Shtetit ka të gjithë informacionin mbi rrembimin dhe vrasjen e Enver Stafukes.





Lajmet e fundit nga