Rama në Elbasan/ Blushi nuk njoftohet: Do shkoj vetë
Kryeministri i vendit, Edi Rama, do të zhvillojë një takim m...
Besnik Pani, prej 11 vitesh endet në dyert e gjykatave për të kërkuar drejtësi, por në fakt jo vetëm që nga gjykatat s?ka marrë drejtësi, por ka humbur dhe dy banesa e tij në kryqytet, pasi gjyqtarët i kanë dhënë të drejtë ish-bashkëshortes së tij. 64-vjeçari ka patur konflikt me ish-gruan e tij Suzana Guxhollin, e cila ka qenë ish-këshilltare ekonomike e ish-kryeministrit Sali Berisha. Pani,ka treguar për ?Shqiptarja.com? se ish-gruaja VIP me shumë mekanizma i ka marrë dy prona mjaft të vleshme në Tiranë, si dhe i ka hyrë si aksionere në ndërmarjen ?Partizani?.
Sipas tij kalvari i gjyqeve ka nisur në vitin 2005, kur ai ka hapur divorcin kundër saj, për shak se zonja ka jetuar e ndarë për disa vite duke jetuar në Hungari. Mirëpo pas padisë së divorcit nga ana e Besnik Panit, është kundër përgjigjur shumë fort Suzana Guxholli, e cila falë dhe njohjeve të saj në qeveri dhe gjykata, ka arritur t?i hyjë bashkëpronare në dy prona, që në fakt sipas Panit ajo ska pasur anjë kontribut.
Në një intervistë për ?Shqiptarja.com?, Pani ka shpjeguar se ish-gruaja Guxholli falë gjykatave ka mundur ti tjetërsojë plotësisht një banesë tre katëshe dhe i ka hyrë me 25 për qind në bashkëpronësi në një apartament, ku ai jeton aktualisht.
Z.Pani,kur keni filluar proceset gjyqësore për ndarjen e pasurisë me ish-bashkëshorten tuaj Suzana Guxholli?
Proceset gjyqësore kanë nisur që prej vitit 2005, kohë kjo kur unë i jam drejtuar gjykatës së Tiranës, duke kërkuar divorcin nga ish-gruaja, pasi ajo jentonte në Hungari, ku dhe ka blerë një apartament në këtë shtet. Madje edhe kur kthehej në Shqipëri nuk vinte në familje pasi unë qëndroja me babain.
Pasi kërkesa ime është pranuar për ndarjen me Suzana Guxhollin, rrjedhimisht kanë lindur dhe padi të tjera për ndarjen e pasurisë. Por këto padi i ka bërë Suzana, e cila kërkonte përpjestimin me pasurisë, që ishte vënë si rezultat i kohës së qëndrimit në bashkëjetëse. Mirëpo ish-gruaja,me ndikim të madh si në atë kohë që vendi drejtohej nga Berisha si dhe tani që vendi drejtohet nga Rama,ka kërkuar në paditë e saj civile prona që nuk i takonin dhe që unë nuk është pronar me dokumenta, megjithëse administroheshin nga ana ime.
Konkretisht çfarë ka kërkuar ish-gruaja juaj në paditë civile?
Ka kërkuar një apartament 106 metra katrore ku në të cilin pronar ishte babai im Jordani, dhe një sipërfaqe toke mbi të cilën unë kam ndërtuar një godinë tre katëshe, që ndodhet prapa shkollës ?Jeronim De Rada? në Tiranë. Apartamenti 106 metra katrorë ka ardhur si pasojë e dhurimit të një vile të vjetër ku ne si familje kemi jetuar me qëra, tek kompania ?Pinguli?, e cila ndëroi një pallat.
Vila i përkiste familjes Begeja. Me ndërmjetësim në këtë vilë babai ka arritur të marrë 60 metra katror dhe ka lidhur kontratë me firmën ?Pinguli? së bashku me bashkëpronarët e tjerë, për ndërtimin e pallatit. Me një shtojcë tjetër kontraktuale, firma ?Pinguli? diku nga viti 2002 ka bërë një tjetër marëveshje me babain tim, Jordanin, ku i shtonte dhe 46 metra duke përfshirë dhe hapësirat e shkallëve.
Pra deri këtu pronar i apartamentit ka qënë babai juaj, Jordani, pasi ai rezulton të ketë lidhur kontratat me kompaninë ndërtimore?
Sigurisht, sigurisht që babai ka qenë pronari. Por çfarë ka ndodhur në fakt në gjykatë, që solli ndarjen e kësaj pasurie?. Sot e kësaj dite apartamenti 106 metra katror është pa letra dhe nuk ka një çertifikatë pronësie. Ato letra që ekzistojnë për këtë pasuri, janë vetëm dokumentat që ka nënshtruar babai im, dhe askush tjetër.
Mirëpo, gjykata e Tiranës e influencuar nga pushteti i ish-gruas Suzana Guxholli, pronarin e ligjshëm të kësaj prone e ka shpronësuar duke e nxjerrë pa pronë dhe pasurinë e ka ndarë në katër anëtarë të familjes, duke i dhënë 25 për qind secilit. 25 për qind në këtë pasuri është pronare dhe Suzana Guxholli dhe dy fëmijët tanë. Aktualisht ky apartament administrohet nga ana ime, ku aktualisht bashkëjetoj me gruan e dytë me të cilën kam dhe një fëmijë.
Po për ndarjen e pasurisë tjetër, banesën tre katëshe si ka vendosur gjykata e Tiranës?
Kjo çështje është një histori në vete. Kjo pasi sipërfaqja tokësore që ndodhet në zonën e ?Brakës?, prapa burgut 302 dhe prapa shkollës ?Jeronim De Rada? në Tiranë është blerë nga ana ime. Mbi këtë truall unë kam filluar të ndërtoj një banesë dy katëshe, dhe plus një papafingo.
Vila është ndërtuar 98 metra katrorë, mbi një truall prej 245 metra katrorë. Por ky truall përfshin rrethimin edhe të disa banesave të vjetra aty afër. Pikërisht për këtë vilë, Suzana Guxholli ka hapur gjyq duke kërkuar pjesë. Argumenti ka qenë qesharak, pasi në gjykata ajo ka paraqitur një dokument si e pastrehë dhe se ka vënë në dispozicion të gjykatës një kontratë qeraje, për të provuar se jetonte me qera. Dhe kush e ka bërë këtë Suzana Guxholli?, që ka shtëpi në Hungari dhe nuk ka shtëpi në Tiranë.
Në fund të gjykimit, gjykata ka pranuar t?i japë të drejtë Guxhollit, duke i dhënë vetëm 193 metra katror të truallit por jo të shtëpisë. Ky truall është lënë në natyrë dhe gjykata ka detyruar ish-gruan time Guxholli, të më kthejë një shumë financiare prej 38 milion lekë, për të marrë këtë truall. Mirëpo çudia, ka vijuar më tej.
Suzana Guxholli, duke përdorur influencën e saj ka paraqitur një kërkesë tek ALUIZNI për legalizimin e shtëpisë tre katëshe. Kërkesa është administruar dhe pranuar brenda një dite nga zyra e ALUIZNI-t. Ndërkohë për vilën Guxholli nuk dispononte asnjë dokument dhe asne lejë ndërtimi, por ALUIZNI ja ka legalizuar banesën në një kohë, kur shtëpia rezulton me lejë ndërtimore nga bashkia Tiranë dhe leja është në emrin tim.
Pra çfarë ka legalizuar ALUIZNI në këtë arast? Asgjë. Thjeshte ka qënë në shërbim të Suzana Guxhollit. Pas legalizimit, ish-gruaja është paraqitur në hipotekë, duke hipotekuar ndërtesën dhe truallin, dhe se këto veprime i ka bërë pa ekzekutuar vendimin e gjykatës së Tiranës qe e detyronte të më kthente 38 milion lekë për sipërfaqen 193 metra katror.
Deri në këjtë periudhë kjo shumë financiare ju është dhënë juve nga Suzana Guxholli?
Kjo shumë është dhënë prej saj, vetëm pasi ka përfunduar legalizimin dhe hipotekimin e truallit njëherësh dhe ndërtesës që unë kam ndërtuar.Sot që flasim, Guxholli nuk ka marrë vetëm 193 metra katror të truallit por 245 metra duke përfshirë dhe rrethimet e disa banesave të tjera që janë pranë vilës.Në këtë vilë nuk jeton askush dhe se është e braktisur pas pas përfshirjes në proces gjyqësor unë skam investuar.
Kryeministri i vendit, Edi Rama, do të zhvillojë një takim m...
Bukuroshja nga Barbadosi ka pozuar “topless” me një palë çiz...
Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka komentuar ar...
Prej disa ditësh gazeta e Koço Kokëdhimës “Shekulli” ka nisu...
Shtetet e Bashkuara janë shumë të rreptë në dhënien e vizave...
Shënim: Në foto, Grida Duma dhe motra e këngëtares Gugu Në f...
Forcat kundër krimit Ekonomik dhe Financiar kanë nisur proce...
Opozita po ecën në ujëra të turbullta. Besimi i saj në opini...
Qeveria shqiptare ka nënshkruar para disa ditësh një marrëve...
Deputeti i Partisë Socialiste, Naim Kopliku, ka thënë se Kom...
Në pak muaj por duket se “kaubojsi” është deputeti me aksion...
Kreu i Aleances Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu eshte shoqeruar ng...
Policia e Shtetit ka arrestuar mbrëmë një person për konsum ...
Aleanca KUQeZI ka zhvilluar një protestë para Bashkisë së Ti...
Parlamenti po përgatitet të diskutojë për Kodin e Etik të sa...
Përfaqësuesja e Lartë për Politikën e Jashtme dhe të Siguris...
DASHI21. mars – 20. prill Dite e mrekullueshme ka për te qe...
Gazetari Ferdinand Dervishi i cili është marrë me vrasjen e ...
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se vendi ynë nuk do të ha...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një 38-vjeçar është arrestuar ditën e sotme afër kthesës s...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Liderët e vendeve të Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit P...
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe F...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...