web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Erion Veliaj pret ambasadorët në zyrën e tij

2 Mars 2016, 10:37, Politikë CNA

Kryebashkiaku i Tiranës ka pritur sot ambasadorin amerikan Donald Lu, atë të OSBE-së Rauning dhe ambasadorin gjerman, Helmut Hoffman.

Takimi u zhvillua në zyrën e Erion Veliaj, por nuk ka ende asnjë të dhënë se për cfarë është diskutuar. Pasi dolën nga zyrat e Bashkisë, ambasadorët nuk kanë pranuar të prononcohen për mediat. I pranishëm ka qenë edhe avokati i Popullit, Igli Totozani.

Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, kohët e fundit ndodhet nën presionin e shoqërisë civile dhe bizneseve për ndërtimin e Këndit të Lojërave tek Liqeni dhe për rritjen e taksave për bizneset.





Lajmet e fundit nga