Shteti nuk ekziston në Tropojë/ Varfëria ka shkuar në skaj
Deputetja e Tropojës Mimoza Hajdarmataj, vizitoi familjet në...
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka takuar sot krerët e partive aleate të opozitës. Mësohet se gjatë mbledhjes janë diskutuar një sërë cështjesh si dekriminalizimi dhe reforma në drejtësi, por edhe për aksionin opozitar të ditëve në vazhdim.
Problemet e vendit dhe zhvillimet e fundit, sidomos mospranimi nga qeveria për ndryshimin e ligjit të dekriminalizimit dhe rikthimi në Kuvend i Armando Prengës, kanë bërë që opozita ti qëndrojë fortë bojkotit të parlamentit.
Pas përfundimit të takimit, Lulzim Basha u shpreh se Partia Demokratike është në proces zgjerimi, duke lënë të hapur një bashkim të mundshëm me FRD-në e Bamir Topit.
Mblidhet tryeza opozitare
Konkluzionet e tryezës: 1) Institucionalizimi i tryezës opozitare
2) Zbatimi i dekriminalizimit të politikës si prioritet i të gjithë prioriteteve në Shqipëri
3) Garantimi i një procesi zgjedhor të lirë, të ndershëm dhe demokratik
Prononcimi i plotë i kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha pas tryezës opozitare
Pyetje: Zoti Basha morët ndonjë vendim pas takimit me aleatët?
Basha: Tre vendime kryesore të tryezës së opozitës dua tua komunikoj sot në emër të gjithë kryetarëve dhe përfaqësuesve të forcave opozitare.
Së pari, vendimin për të institucionalizuar tryezën e opozitës duke i paraprirë kështu proceseve të rëndësishme si organizimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, dhe platformës politike që do të shpalosim para gjithë qytetarëve shqiptarë.
Së dyti, unifikimin e qëndrimit për dekriminalizimin e politikës. Zbatimin e ligjit të dekriminalizimit si një domosdoshmëri urgjente për stabilitetin politik të Shqipërisë në kushtet kur personat me rekorde të tmerrshme kriminale dhe banditët e armatosur me mandat deputeti në gjirin e mazhorancës përbëjnë një rrezik të përditshëm për shëndetin dhe jetën e qytetarëve, dhe po përdoren si ?azapë? për t?iu kundërvënë opozitës politike të vendit.
Siç ishte rasti i djeshëm i rrahjes barbare dhe kërcënimit me jetë të kryetarit të Partisë Demokratike në Peqin nga deputeti i mazhorancës Aqif Rakipi.
Siç është rasti i pardjeshëm, sulmi me armë zjarri ndaj aktivistëve të Partisë Demokratike në Ersekë nga një prej krerëve të Partisë Socialiste dhe mbajtja e fshehtë e kësaj ngjarje deri në denoncimin tonë.
Siç janë rastet e panumërta të cilat kanë një fill përbashkues, Edi Ramën i cili pavarësisht prej ligjit për dekriminalizimin vazhdon të mbetet inspiruesi, frymëzuesi i dhunës politike kundër opozitës nga personat me rekorde kriminale me të cilët ka ardhur në pushtet.
Aleanca e Krimit ka sot përballë një Aleancë Opozitare që vjen duke u zgjeruar dhe që e ka theksuar dhe e thekson dekriminalizimin si prioritetin numër një, prioritetin absolut të Shqipërisë dhe shqiptarëve sot. Prioritetin e gjithë prioriteteve. Të ndjekur nga prioriteti tjetër, ai i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Sot opozita shqiptare, faktori opozitar i përbërë nga gjithë partitë politike të opozitës, formalisht pjesë e këtij koalicioni, të tjerë me të cilët jemi në dialog dhe bashkëpunim të vazhdueshëm dhe që presim të jenë pjesë e këtij koalicioni, rakordohen në një qëndrim të përbashkët të përbërë nga disa propozime kryesore për të siguruar zgjedhjet të lira dhe të ndershme në Shqipëri.
Për të eliminuar të gjitha premisat për kërcënimin e votuesve, për presionin dhe shantazhin e votuesve, për shit-blerjen e votës së votuesve shqiptarë, për shtrembërimin e vullnetit të tyre përmes vjedhjes së votave në procesin e numërimit. Dhe në këtë kuadër kemi dalë me propozime konkrete të cilat do t?i parashtrojmë në formatin politik të dialogut me maxhorancën formale. Si dhe procesin e financimit të fushatës dhe procesin e aksesit mediatik, elementët e aksesit mediatik të opozitës dhe të gjitha partive politike në fushatë.
Ne kemi propozime konkrete të cilat sot mbajnë vulën dhe firmën e çdo partie politike pjesëtare e koalicionit opozitar. Dhe më lejoni të them edhe të partive të tjera të cilat ndihet dhe janë në opozitë me qeverisjen dhe janë në proces të afrimit të koalicionit opozitar të drejtuar nga Partia demokratike.
Këto janë tre konkluzionet: Institucionalizimi i tryezës opozitare. Zbatimi i dekriminalizimit si prioritet i të gjithë prioriteteve në Shqipëri, pra dekriminalizimi i politikës. Garantimi i një procesi të lirë, të ndershëm dhe demokratik zgjedhor, për t?i paraprirë çdo diskutimi tjetër që mund të ketë të bëjë me modelin, që të garantojë një përfaqësim sa më të denjë të votës së shqiptarëve në parlamentin e ardhshëm të shqiptarëve.
Reforma në drejtësi nuk ishte si temë?
Basha: Është diskutuar padyshim. Është një ndër prioritetet. Por siç ju thashë dekriminalizimi, zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë prioritetet kryesore të theksuara sot në tryezën e opozitës.
Zoti Basha keni një koment në lidhje me opinionin e Komisionit të Venecias?
Basha: Do të kemi takime brenda Partisë Demokratike dhe me partnerët në orët dhe në ditët në vijim dhe padyshim që do të kemi qëndrimet tona. Përveç atij që është bërë i ditur para dy ditësh përmes një analizë paraprake të dokumentit nga ekspertët tanë.
Nuk ju duket se ka urgjencë për miratimin e reformës?
Basha: Nuk dua ta kthej këtë në një konferencë për shtyp me shumë tema apo pika të rendit të ditës. Ky është një komunikim të cilin e bëj në emër të të gjithë kolegëve të koalicionit opozitar. Koalicioni opozitar ka marrë përsipër një detyrë shumë të vështirë në një ?97 pa plumba, në një Shqipëri të zotëruar nga krimi jashtë dhe brenda Parlamentit. Unë dua falënderoj kolegët e mi, kryetarët e partive opozitare për një diskutim të frytshëm dhe konstruktiv, dhe të bashkëndajë me shqiptarët vendosmërinë tonë për të çliruar Shqipërinë nga ky regjim kleptokrat dhe i inkriminuar.
Aleanca Demokratike dhe FRD-ja janë në bisedime me ju?
Basha: Jemi në proces dialogu të hapur dhe jam shumë i bindur dhe me shumë besim se partitë të tjera të cilat e shohin veten në opozitë me regjimin e inkriminuar dhe kleptokrat të Edi Ramës dhe Ilir Metës po vijnë dhe do të vijnë në koalicioni tonë.
Faleminderit!
[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=HCsxgBX2cr0&feature=youtu.be” width=”560″ height=”315″]
Deputetja e Tropojës Mimoza Hajdarmataj, vizitoi familjet në...
Lidhja Demokratike e Gruas së Shqipërisë organizon nesër një...
Përfaqësues të Partisë Demokratike, deputetë, anëtarë të Kës...
Me parimin një anëtar një votë, janë zgjedhur drejtuesit e 5...
Sekretarja e Marrëdhënieve me Publikun, Grida Duma e shoqëru...
Këshilltarët e PD në Bashkinë e Tiranës deklaruan sot se pak...
Sekretari për Çështjet e Koordinimit, njëherësh deputeti Fat...
Deputetja e LSI-së Kejdi Mehmetaj është zgjedhur Zv. Preside...
Në një deklaratë për mediat, Enkelejd Alibeaj, kreu i Depart...
Kreu i Aleancës KuqeZi, Kreshnik Spahiu ka thënë se do të ro...
Deputeti i Partisë Socialiste, Kastriot Islami, ka komentuar...
Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste për Integrim,...
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha i ka dërguar një...
Ish Kryeministri i vendit, Sali Berisha, thotë se Edi Rama k...
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha mori pjesë në Fo...
Deputetja e Partisë Demokratike, Albina Deda, i është përgji...
Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, i ka bërë th...
Partia Demokratike ka akuzuar qeverinë se ka akuzuar qeverin...
Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka reaguar menjëherë pas kë...
Kreu i parlamentit, Ilir Meta , ka komentuar sot incidentin ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident është regjistruar pak minuta më parë në aksin...
Në vijim të bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol ...
Një aksident ka ndodhur mëngjesin e kësaj të shtune në Shk...
Një shpërthim me tritol ka ndodhur në Lezhë në orët e para...
Shqiptarët janë zyrtarisht populli që punon më shumë në Eu...
Kjo e shtunë do të karakterizohet nga mot kryesisht i kthj...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Këshilltari ushtarak i udhëheqësit suprem të Iranit, Mohse...
Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Pete Hegseth, deklaroi se...
Një gjyqtar federal në Rhode Island rrëzoi një politikë të...
Mijëra shtetas të Kosovës që jetojnë jashtë vendit po voto...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dhe...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...