Kryetari i Ramës në Ersekë godet me armë qytetarët
Në një deklaratë për mediat, Enkelejd Alibeaj, kreu i Depart...
Deputetja e LSI-së Kejdi Mehmetaj është zgjedhur Zv. Presidente e Internacionales së të Rinjve Eurosocialistë.
Kongresi i Internacionales së të Rinjve Eurosocialistë (IUSY), që u zhvillua në Tiranë nga datat 25-28 shkurt zgjodhi drejtuesit e rinj të kësaj organizate si dhe vendosi objektivat politike të përbashkëta që organizatat do të kenë në dy vitet në vazhdim dhe miratoi disa rezoluta.
Përmes një procesi transparent, Kongresi i Internacionales së të Rinjve Eurosocialistë zhvilloi edhe zgjedhjet e kryesisë. President u zgjodh z. Howard Lee nga ?DAPSY? në Malajzi, ndërsa Sekretare e Përgjithshme u zgjodh znj. Evin Incir nga Suedia. Gjithashtu, u zgjodhën zv.presidentët e IUSY-t, ku një prej tyre ishte edhe deputetja më e re në Kuvendin e Shqipërisë, njëkohësisht edhe Nënkryetarja e LRI-së, Kejdi Mehmetaj.
Në fjalën e mbajtur menjëherë pas votimit dhe zgjedhjes si Zv.presidente e IUSY-t, znj. Mehmetaj shprehu kënaqësinë që do të përfaqësojë Shqipërinë në këtë organizatë të rëndësishme dhe për t?i dhënë një shtysë zhvillimit të reformave dhe të Shqipërisë.
?E di që ka shumë shqiptarë këtu, prandaj ju falënderoj për mbështetjen. Si një nga organizatat mikpritëse shpresoja që këto dy ditë do të jenë të paharrueshme për ju dhe që ky të jetë një nga kongreset më të mira. Shpresoj që t?u presim sërish në vitet në vazhdim në Shqipëri. Dua të falënderoj organizatat që vijnë nga Ballkani që më kanë mbështetur në kandidaturën time. Unë jam Nënkryetare e LRI-së dhe jam një deputete në Kuvendin e Shqipërisë dhe më duhet të them se forca jonë politike ka një histori suksesi përsa i përket mbështetjes së të rinjve dhe politikave për të rinjtë. Ne e themi me kënaqësi që në Shqipëri e kemi përcaktuar me ligj barazinë gjinore në vendimmarrje, që 50 % e të zgjedhurve të jenë femra. Ne duam solidaritetin, ne duam bashkëpunimin dhe besojmë vërtetë shumë që nëse jemi të gjithë së bashku zëri ynë do të dëgjohet?, – tha Zv.Presidentja më e re e IUSY-t.
Ndërkaq, duke iu përgjigjur interesit të mediave në përfundim të Kongresit të IUSY-t, znj. Kejdi Mehmetaj tha se do të përfaqësojë Shqipërinë denjësisht në këtë institucion ndërkombëtar. Gjithashtu, znj. Mehmetaj falënderoi edhe kolegët e saj të FRESSH-it për bashkëpunimin në organizimin e këtij eventi dhe mbi të gjitha edhe për mbështetjen që i dhanë si kandidaturë e Shqipërisë.
?Isha një nga kandidatet për Zëvendëspresidente duke përfaqësuar rajonin e Ballkanit dhe Europën në përgjithësi, dhe pas votimit tashmë jam zgjedhur. Ndihem mirë që do të kem mundësinë që ta përfaqësoj Shqipërinë më denjësisht në këtë institucion ndërkombëtar duke besuar që kështu do të shtyjmë bashkërisht zhvllimin e reformave, por edhe zhvillimin e Shqipërisë, që ndërkombëtarët ta shohin si një vend që ka mundësi që të ecë më shumë dhe më shpejt përpara. Në Kongres kanë marrë pjesë mbi 55 shtete nga e gjithë bota dhe janë përfaqësuar mbi 81 organizata me një numër prej rreth 230 delegatësh. Në fakt, më duhet të falenderoj shumë Kryetaren e FRESSH-it, Jolezën, dhe FRESSH-in për bashkëpunimin në organizimin e këtij eventi dhe mbi të gjitha edhe për mbështetjen që më dhanë si kandidaturë e Shqipërisë, por në të njëjtën kohë dhe si kandidaturë e rajonit të Ballkanit?, – theksoi znj. Mehmetaj.
Presidenti i porsazgjedhur, z. Howard Lee tha se fokusi i tij i punës do të jetë zgjerimi i IUSY me organizata të tjera të cilat do të kenë mundësi që të bashkohen.
?Nuk është një punë e lehtë, por jam shumë i lumtur për detyrën e re që kam marrë. Është një lëvizje që ekziston prej 108 vjetësh, por besojmë se do ta çojmë akoma dhe më përpara nëpërmjet bashkëpunimit dhe solidaritetit. Duke qenë President i Organizatës Socialiste në Malajzi,
ka shumë mundësi për ta përhapur këtë organizatë dhe të bëhen edhe organizatat e tjera pjesë e IUSY duke qenë se në Azi ndodhet 60 për qind e popullsisë së botës dhe ka shumë organizata të cilat kanë dëshirë që të marrin pjesë, por që nuk janë të njohura me IUSY-in. Fokusi im kryesor në këtë fushatë do të jetë zgjerimi i IUSY me organizata të tjera të cilat do të kenë mundësi që të bashkohen?, tha z. Howard Lee.
Ky Kongres u organizua nën kujdesin e Lëvizjes Rinore për Integrim në bashkëpunim me Forumin Rinor Eurosocialist Shqiptar. Internacionalja e të Rinjve Socialiste është organizata ombrellë ku janë të anëtarësuara 134 forume rinore politike nga mbarë bota (80 shtete).
Organizata ka si synim rritjen e bashkëpunimit të forumeve politike anëtare dhe ndërveprimit politik të të rinjve të majtë për kauzat e rinisë në mbarë botën dhe promovimin e vlerave social-demokrate në botë.
Ky kongres theksoi zgjerimin e tij me organizata, parti, apo forume të tjera rinore socialiste dhe kishte si qëllim thellimin e bashkëpunimit midis organizatave pjesëmarrëse dhe gjithëpërfshirjen e tyre në proceset vendimmarrëse. LRI-ja mori pjesë si anëtar me të drejta të plota në këtë proces demokratik.
Në një deklaratë për mediat, Enkelejd Alibeaj, kreu i Depart...
Kreu i Aleancës KuqeZi, Kreshnik Spahiu ka thënë se do të ro...
Deputeti i Partisë Socialiste, Kastriot Islami, ka komentuar...
Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste për Integrim,...
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha i ka dërguar një...
Ish Kryeministri i vendit, Sali Berisha, thotë se Edi Rama k...
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha mori pjesë në Fo...
Deputetja e Partisë Demokratike, Albina Deda, i është përgji...
Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, i ka bërë th...
Partia Demokratike ka akuzuar qeverinë se ka akuzuar qeverin...
Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka reaguar menjëherë pas kë...
Kreu i parlamentit, Ilir Meta , ka komentuar sot incidentin ...
Kryetari i Partisë Socialiste në Brataj të Vlorës, Sotir Zah...
Deputeti Ben Blushi, ka komentuar seancën e sotme parlamenta...
Partia Demokratike ka bllokuar foltoren e Kuvendit menjëherë...
Prononcim i deputetit Bylykbashki mbi kërkesën e PD për të p...
Ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha, tha në një prononci...
Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka zhvilluar ditën e so...
Gjatë një vizite pune në Kopenhagen, Kryetari i Kuvendit z. ...
Bruksel – Në vijim të takimeve të nivelit të lartë, ministri...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e shënuar këtë mbrëmje...
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e së pr...
Policia e Shtetit njofton se pasiten e sotme janë shpëtuar...
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Poli...
Ditën e sotme kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme....
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë do të mblidhet ne...
Të dhëna të reja mbi të ardhmen e lundrimit në Ngushticën ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka akuzuar Iranin për ...
Autoritetet e Barcelonës propozojnë pothuajse trefishimin ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i sigurimeve po rritet me ritme më të ngadalta këtë ...
Financimi i sistemeve shëndetësore dhe menaxhimi i kostove...
Sektori i bujqësisë përballoi një vit mjaft sfidues gjatë ...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 82.2 lekë dhe...