web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

PD bllokon punimet e sencës plenare

25 Shkurt 2016, 11:55, Politikë CNA

Partia Demokratike ka bllokuar foltoren e Kuvendit menjëherë pas fjalës së deputetit Edi Paloka, i cili  kërkoi të futeshin në rendin e ditës aktet nënligjore të propozuara nga demokratët për ligjin e dekriminalizimit.

Ndërkohë drejtuesja e seancës, nënkryetarja Valentina Leskaj ka kërkuar që seanca të vazhdojë në mënyrë normale, por deputetët e PD-së vazhdojnë të qëndrojnë tek foltorja duke deklaruar se nuk do të ketë punime normale të parlamentit deri në ditën që do të votohen aktet nënligjore për ligjin e dekriminalizimit. Deputetët e PD-së kanë mbajtur në dorë parrullat “jashtë kriminelët.

Me kërkesën e kreut të grupit parlamentar të PS-së, Gramoz Ruçit, senca eshtë ndërprerë për 5 minuta.





Lajmet e fundit nga