Bruksel/ Tahiri takohet me Fleckenstein: LIgji për dekriminalizimin nuk po zbatohet, të vijojë dialogu
Bruksel – Në vijim të takimeve të nivelit të lartë, ministri...
Gjatë një vizite pune në Kopenhagen, Kryetari i Kuvendit z. Ilir Meta u prit në Folketinget nga Kryetarja e Parlamentit të Danimarkës, znj. Pia Kjersgaard, me të cilën biseduan rreth marrëdhënieve dypalëshe, zhvillimeve në rajonin e Ballkanit dhe integrimit evropian të Shqipërisë dhe rajonit.
Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta e falënderoi znj. Kjersgaard për mbështetjen e Danimarkës në kuadër të axhendës së integrimit evropian të Shqipërisë dhe duke vlerësuar bashkëpunimin në të kaluarën, shprehu vullnetin për intensifikimin e mëtejshëm të marrëdhënieve ndërparlamentare. Në këtë kuadër z. Meta e ftoi znj. Kjersgaard për një vizite në Shqipëri, ftesë e cila u mirëprit me kënaqësi.
Duke iu përgjigjur interesit danez mbi ecurinë e procesit të integrimit evropian, z. Meta vlerësoi realizimin me sukses të reformës administrative-territoriale dhe vuri në dukje, që prioriteti kryesor i axhendës politike shqiptare është reformimi pa vonesa i sistemit të drejtësisë, si kryefjalë për forcimin e luftës kundër korrupsionit, krimit të organizuar për krijimin e një klime më të favorshme biznesi për thithjen e investitorëve të huaj.
Në këtë kuadër, z. Meta shprehu gatishmërinë e Shqipërisë për të mirëpritur më shumë kompani daneze
në vend, të cilat sjellin ekspertizë dhe një teknologji tepër të avancuar.
?Ne mbështetemi te Danimarka, si në zhvillimin institucional e demokratik, ashtu edhe për zhvillimin ekonomik të vendit?, – nënvizoi z. Meta. Fushat e turizmit, energjetikës dhe bujqësisë u vlerësuan si fusha prioritare të bashkëpunimit ekonomiko-tregtar.
Kryetarja e Parlamentit të Danimarkës, znj. Pia Kjersgaard shprehu kënaqësinë për vizitën e z. Meta në Kopenhagen, duke vlerësuar bashkëpunimin e deritanishëm dhe duke nënvizuar rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit ndërparlamentar si kyç në cilësinë e marrëdhënieve mes dy vendeve. Në këtë drejtim, u ra dakord për konkretizimin e bashkëpunimit mes dy parlamenteve dhe veçanërisht administratave reciproke.
Duke biseduar mbi zhvillimet e fundit në rajonin e Ballkanit, u vlerësua roli i Shqipërisë në mbarëvajtjen e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe u theksua rëndësia e avancimit të reformave të nevojshme në të gjitha vendet e Ballkanit.
Duke diskutuar mbi zhvillimet e fundit në kontinentin evropian si pasojë e krizës emigratore, z. Meta theksoi se Shqipëria vlerëson se Bashkimi Evropian duhet ta trajtojë krizën e refugjatëve si një sfidë të përbashkët të vendeve anëtare, së bashku edhe me vendet e Ballkanit të cilat përdoren si vende tranziti. Në këtë drejtim u nda bindja se sfidat e terrorizmit, krimit të organizuar dhe trafiqeve të paligjshme janë sfida që kërcënojnë shoqëritë dhe kohezionin social të të gjitha vendeve të kontinentit evropian, dhe në këtë drejtim, Shqipëria mbetet e angazhuar maksimalisht së bashku me partnerët e saj ndërkombëtarë, dhe është e gatshme ta intensifikojë bashkëpunimin e saj me Danimarkën.
Gjatë qëndrimit të tij në Kopenhagen, Kryetari i Kuvendit z. Ilir Meta zhvilloi një takim edhe me Kryetarin e Grupit Parlamentar të Partisë Social Demokrate, z. Henrik Sass Larsen si dhe u prit nga Ombudsmani i Danimarkës z. Jorgen Steen Sorensen, të cilit i shprehu mirënjohjen për mbështetjen e fuqishme dhe asistencën e vazhdueshme ndaj institucionit të Avokatit të Popullit, që prej themelimit të tij në Shqipëri, institucion që i shërben mirëqeverisjes dhe proceseve demokratizuse në vend.
Bruksel – Në vijim të takimeve të nivelit të lartë, ministri...
Partia Demokratike depozitoi në Kuvend dy iniciativa ligjore...
Partia Demokratike ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka m...
Enkelejd Albieaj ka thënë nëpërmjet një konference për shtyp...
Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj ndodhet për një vizitë p...
Ish-Kryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli ka publikuar m...
Kryetari i Kuvendit z. Ilir Meta i shoqëruar prej deputetëve...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, tha se gjendja...
Partia Demokratike ka zhvilluar sot një mbledhje me dyer të ...
Nëpërmjet një deklarate për shtyp, Sekretari i Përgjithshëm ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka akuzuar kry...
Nga Sali BerishaTe dashur miq, 20 shkurti eshte dita e liris...
Grupi i këshilltarëve të Partisë Demokratike në Bashkinë e T...
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani i është drejtuar të m...
Partia Demokratike i drejtoi sot Kryetarit të Kuvendit një k...
Policia e Shtetit ka shoqëruar në komisariat disa persona t...
Gjatë Konferencës për shtyp të BERZH-it mbajtur në Londër, K...
Ministri i Drejtësisë, z. Ylli Manjani, i cili ndodhet për n...
Ish kryeminsitri i vendit, Sali Berisha, ka komentuar kthimi...
Kryeministri i vendit, Edi Rama ka reaguar për protestën e s...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...