Protesta e PD/ Shoqërohen në polici disa persona, kallëzohet Enno Bozdo
Policia e Shtetit ka shoqëruar në komisariat disa persona t...
Partia Demokratike i drejtoi sot Kryetarit të Kuvendit një kërkesë për të vënë në zbatim ligjin e Dekriminalizimit. Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike i ka kërkuar Kuvendit që aktet nënligjore që mundësojnë vënien menjëherë në veprim të Ligjit për Dekriminalizimin të miratohen të enjten, me 25 shkurt.
“Edhe pse sekretari amerikan i Shtetit e cilësoi Dekriminalizimin si histori suksesi dhe si model që duhet ndjekur, Edi Rama vazhdon të ndajë pushtetin me Ndokën, Bushin, Roshin, e së fundmi i hapi rrugën rikthimit në parlament Armando Prengës, i cili me dorën e tij, me armë pa leje, përgjaku qytetarët brenda komisariatit të policisë.
Në kushtet kur Edi Rama po dëshmon çdo ditë mungesë vullneti për zbatimin e dekriminalizimit dhe përkrahje të hapur për të inkriminuarit e tij në parti dhe në poste publike, Partia Demokratike do të kushtëzojë çdo funksionim normal të parlamentit me miratimin këtë të enjte të vendimit që vë në zbatim ligjin e Dekriminalizimit.”, thuhet në deklaratën e PD-së
Bashkangjitur keni kërkesën drejtuar Kuvendit
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
KUVENDI
GRUPI PARLAMENTAR I PARTISË DEMOKRATIKE
Nr. ______Prot. Tiranë, më _____/_____/2016
DREJTUAR: ZOTIT ILIR META
Kryetar i Kuvendit
KËRKUES: Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike dhe më shumë se 1/4 e anëtarëve të Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin
OBJEKTI: 1- Dërgohet për shqyrtim dhe miratim një projektvendim i Kuvendit ? Relacioni shoqërues
2- Kërkesë për mbledhjen e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin
BAZA LIGJORE: Neni 88, pika 6 e nenit 13 dhe pika 2 e nenit 32 të Rregullores së Kuvendit.
Kapja e pushtetit publik nga krimi nëpërmjet përfshirjes së individëve me rekorde të rënda kriminale nga partitë politike në kandidaturat dhe zgjedhjen e tyre në Kuvend apo pushtetin vendor, si dhe nëpërmjet emerimit në funksione të larta apo funksione kyçe të administrates publike dhe organeve ligjzbatuese, përbën një kërcenim të rëndë për integritetin dhe funksionimin e demokracisë dhe institucioneve demokratike. Në demokraci duhet garantuar që personat që konsiderohen nga shumica e votuesve si të papërshtatshëm për të vendosur për interesat e tyre të qendrojnë jashtë vendimmarrjeve legjislative apo Qeverisë. Qëllimi i këtyre kufizimeve ka për synim mbrojtjen e funksionimit demokratik të institucioneve nga ndikimi i personave me rekorde të rënda penale apo që konsiderohen që mund të ndikojnë negativisht, mbi bazën e dyshimeve të arsyshme. Është interes i lartë publik që politikbërja dhe vendimmarrja të imunizohen nga ky ndikim.
Me ligjin nr. 138/2015 ?Për garantimin e integritet të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike?, janë miratuar rregullat bazë për mbrojtjen dhe garantimin e mirëfunksionimit demokratik të Kuvendit, organeve të qeverisjes vendore, institucioneve kushtetuese apo të krijuara me ligj, administratës publike, Forcave të Armatosura, organeve të rendit publik, sigurisë kombëtare dhe çdo institucioni apo entiteti tjetër ekonomik shtetëror, nga ndikimi apo pjesëmarrja në politikëbërje dhe/ose vendimmarrje i personave, të cilët janë dënuar apo ndaj të cilëve janë marrë masa sigurie ose janë dënuar me vendim jopërfundimtar për kryerjen e krimeve. Miratimi i këtij ligji ishte padyshim suksesi më i rëndësishëm i Kuvendit të Shqipërisë gjatë vitit 2015 dhe reforma kyce e përkrahur gjerësisht nga partnerët ndërkombëtar. Tashmë Shqipëria duhet të ndërmarrë hapa konkret për zbatimin e këtij ligji dhe pastrimin e organeve publike nga ndikimi i personave me rekorde kriminale.
Në mbështetje të paragrafit 2 të nenit 5, nenit 6 dhe paragrafit 5 të nenit 7 të ligjit nr. 138/2015, Kuvendi me vendim duhet të detajojë: (1) procedurat për realizimin e verifikimit dhe për marrjen e masave për zbatimin e ndalimeve sipas ligjit nr. 138/2015 ?Për garantimin e integritet të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike?; (2) rregullat dhe afatet për plotësimin, dorëzimin, administrimin dhe publikimin e vetëdeklarimeve; (3) përmbajtjen, efektet dhe modelin e formularit të vetëdeklarimit; si dhe (4) përmbajtjen e kërkesës së një partie politike dhe modelin e formularit, për verifikimin paraprak për kandidatura të mundshëm të saj në zgjedhje apo organe kushtetuese apo të krijuara me ligj.
Grupi Parlamentar duke vlerësuar të rëndësishme zbatimin sa më parë të ligjit nr. 138/2015, ka hartuar projektvendimin ?Për përcaktimin e rregullave të detajuara mbi zbatimin e ndalimeve të parashikuara në ligjin nr. 138/2015 ?Për garantimin e integritet të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike?, të cilin e gjeni bashkëlidhur, për shqyrtim dhe miratim në Kuvendin e Shqipërisë në seancën plenare të datës 25/02/2016, pas diskutimit me prioritet në Këshillin për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, dhe konsensusit të grupimeve parlamentare mbi të.
Projektvendimi ka për qëllim garantimin e zbatimit të ligjit nr. 138/2015 ?Për garantimin e integritet të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike?, nëpërmjet përcaktimit të rregullave të detajuara për të siguruar mbrojtjen dhe garantimin e mirëfunksionimit demokratik të organeve shtetërore, nga ndikimi apo pjesëmarrja në politikëbërje dhe/ose vendimmarrje i personave që janë subjekt i ndalimeve sipas ligjit.
Projektvendimi është i strukturuar në VII Pjesë dhe trajton përgjithshësisht cështje që lidhen me:
Projektvendimi duhet të shërbejë si bazë për të hapur diskutimin intensiv, konstruktiv dhe konsensual brenda Kuvendit, me qëllimin e miratimit të tij pa asnjë vonesë të mëtejshme. Sipas vendimmarrjes në Konferencën e Kryetarëve, projektvendimi do të shqyrtohet në Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, me prezencën edhe të Kryetarit dhe Nënkryetarit të Komisionit të Posacëm Parlamentar që kishte përgjegjësinë për hartimin e ligjit nr. 138/2015. Në këto kushte, bazuar në pikën 6 të nenit 13 të Rregullores së Kuvendit, ku specifikohet se: ?Këshilli mblidhet në mënyrën e parashikuar nga kjo Rregullore për komisionet e përhershme?; si dhe në pikën 2 të nenit 32 të Rregullores ku përcaktohet se: ?Mbledhjet e komisionit të përhershëm thirren nga kryetari i tij. Ato mund të thirren edhe me kërkesën e jo më pak se një të katërës së anëtarëve të komisionit….?, Grupi Parlamentar i Partisë Demoraktike dhe ne më shumë se ¼ e anëtarëve të Këshillit,
KËRKOJMË:
Me bindjen se miratimi i këtij vendimi përbën prioritet edhe për Kuvendin e Shqipërisë,
KRYETARI I GRUPIT PARLAMENTAR TË PARTISË DEMOKRATIKE
EDI PALOKA
ANËTARËT E KËSHILLIT PËR RREGULLOREN, MANDATET DHE IMUNITETIN:
ARBEN RISTANI GENT STRAZIMIRI
KASTRIOT ISLAMI
Policia e Shtetit ka shoqëruar në komisariat disa persona t...
Gjatë Konferencës për shtyp të BERZH-it mbajtur në Londër, K...
Ministri i Drejtësisë, z. Ylli Manjani, i cili ndodhet për n...
Ish kryeminsitri i vendit, Sali Berisha, ka komentuar kthimi...
Kryeministri i vendit, Edi Rama ka reaguar për protestën e s...
Lëvizja Socialiste për Integrim ka ndërmarrë një nismë ligjo...
Vandalë që shkulën hunj për të penguar zhvillimin e qyteteti...
Gjykata ndryshoi par dy ditësh masën e sigurisë për deputeti...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka akuzuar kry...
Dega nr.7 e Partisë Demokratike në Tiranë nuk po kalon një m...
Ish- kryeministri i vendit, Sali Berisha, ka komentuar prote...
Protestuesit e opozitës të drejtuar nga Partia Demokratike, ...
Ish-kryeminstrit i vendit, Sali Berisha, ka akuzuar kryemins...
Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka reaguar për protestën e ...
Kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokrtike, Belind Këlli...
Ish-kryeministri vendit, Sali Berisha, ka akuzuar kryeminis...
Deputetët demokratë vijojnë denoncimet nga terreni të rrënim...
Deputetët e Partisë Demokratike Roland Keta, Bedri Hoxha dhe...
Partia Demokratike ka reaguar pas protestës të shoqërisë civ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Këtë të mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...