Këshilltarët e PD: Të mblidhet urgjentisht Këshilli Bashkiak, të votohet propozimi ynë për ulje taksash e heqje tarifash
Këshilltarët e PD në Bashkinë e Tiranës deklaruan sot se pak...
Sekretarja e Marrëdhënieve me Publikun, Grida Duma e shoqëruar nga kryetari i PD-së së Lezhës Paulin Marku takoi banorët e Torovicës së Lezhës të cilët vuajnë ende nga përmbytja dhe mungesa e vëmëndjes qeveritare. Një zonë e pasur bujqësore me mbi 5 mijë banorë që vuan nga mungesa e rrugës dhe ujit të pijshëm duke izoluar këtë komunitet i cili jeton në një varfëri të madhe.
Banorët i shprehën Sekretares Duma shqetësimet e tyre për mungesën e investimeve dhe në veçanti të menaxhimit të përmbytjes pasi ende sot ka hetarë të shumtë toke nën ujë. Ata kërkuan ngritjen e shqetësimeve të tyre për të dalë nga varfëria e skajshme pasi mbi 40 familje kanë lënë fshatin për të kërkuar azil si të vetmen shpresë.
?Jemi të përmbutur dhe kërkojmë të paktën të pastrojnë kanalet. Të paktën të bëjnë këtë gjë. Jemi akoma të përmbytur. Jetojmë vetëm me pensionin e mamasë dhe jemi 6 veta në shtëpi. Ka ardhur edhe kryeministri këtu por sot nuk i bie ndërmend të vijë më këtu. Të na shohë tani mirë. Nuk e kanë mbajtur asnjë premtim. Rrena. As për rrugën, as për kanalizime dhe kanë sjellë dy eskavatorë për vota. Kanalizimet nuk i kanë. Ujësllellës nuk kemi. Kanë bërë vetëm shkollën fillore por edhe aty kanë vjedhur. Janë 40 familje që kanë ikur prej këtush dhe kanë ikur prej këtu. Nuk ka asnjë mundësi tani sepse edhe azilin e kanë mbylllur?, u shpreh një prej kryefamiljarëve.
Një tjetër shqetësim i banorëve janë edhe faturat abuzive të energjisë elektrike. ?Babai ka 15 vjet që më ka vdekur por mua më vijnë akoma fatura. I bëjnë afrofe. Më kërkojnë të paguaj 12 milionë lekë?, tha një banor tjetër.
Sekretarja Duma u shpreh se Partia Demokratike do të ofrojë çdo ndihmë ligjore për tu ardhur në ndihmë qytetarëve që kërkojnë të drejtën e tyre në dyert e institucioneve të shtetit. Ajo solli disa raste se si banorët diskriminohen politikisht si rasti i një çifti pensionistësh të varfër që nuk përfitonin ndihmën nga ministria e Bujqësisë për gjedhët e tyre duke u thënë se jeni anëtarë të Partisë Demokratike.
?Në fakt problemet janë shumë të mëdha dhe nuk dua të jem këtu për premtime që njerëzit i zhgënjejnë kur u thonë do të bëjmë 100 % kur mundësitë nuk janë për të bërë 100 % të gjërave. Të vjen keq që njerëzit thonë të jetë së paku si në vitet 90 me një rrugë, me një ujësjellës, me një shkollë dhe jo me mijëra hektarë të mbjella me punë krahu, djerse dhe gjaku e që nuk bëhet fjalë për bujqësi me subvencione, impute e naftë pa akcizë sepse keto nuk njihen këto. Më e keqja është që këta qytetarë as që i pretendojnë më këto. Pretendojnë për ujin e pijshëm se shkojnë ne Lezhë me bidona dhe pagujanë transportin. Një problem i madh janë edhe dritat. Njëri tha se nga problemet e higjënës i kanë nxjerrë fëmijët nga spitali ndërkohë që qendra shëndetësore këtu në Torovicë nuk egziston. Kanë vuajtur për një mjek dhe një infermjere dhe nuk mund të bëhet fjalë për urgjencë. Rrugën e pamë vetë dhe qytetarët e vuajnë çdo ditë. Ajo që mund të them për problem ligjore të qytetarëve e që nuk u njihen të drejtat, si Parti Demokratike kemi vënë në dispozicion mbështetjen juridike falas që të marrin të drejtën në dyert e institucioneve. Kemi realitete më të rëndësa si ajo e dy pensionistëve që dy vite përpara gjedhë. Edhe pse sot i matrikulojnë dhe nuk marrin dot paratë e tyre sepse i thonë në ministrinë e Bujqësisë që je tek lista e militantëve të partisë tjetër që është një nga gjerat që në Shqipërinë e 2016, për të gjitha arsye bashkë dhe për kaq pak shqiptarë sa jemi, duhet të kishte marrë fund. Por kjo e keqe spo merr fund?, tha Duma.
Ajo tha se ky realitet duhet të marrë fund duke shtuar se duhet tu jemi borxhlinj qytetarëve që kanë ende shpresë tek politika dhe në veçanti tek Partia Demokratike.
?Është bërë një reklamë e madhe që do ketë decentralizim të pushtetit vendor por në fakt nuk po ndodh nga pikëpamja financiare. U bë reklama vetëm për të ndarë territoret politikisht por kur vjen puna tek financat, buxheti dhe tek ajo që njerëzit prekin nuk bëhet fjalë që kryetarët e bashkive të kenë atë akses që duhet të kishin sepse edhe territoret i kanë shumë më të mëdha. Megjithatë, pas këtyre takime së bashku me kryetarin e Partisë Demokratike të Lezhës dhe kryetarin e Bashkisë të vendosim disa piketa që të buxhetohen njerëz që kanë pasur durimin që me këtë vuajtje të na presin prap dhe të kenë besim dhe të thonë që sërish kemi besim tek politika, në fakt ne duhet t?u përulemi dhe me keqardhje them që ne bëjmë shumë pak në raport me durimin që ata kanë për jetët e tyre që ne duhet të ndihemi borxhlinj që i shohim rrallë herë?, u shpreh Sekretarja e PD.
Këshilltarët e PD në Bashkinë e Tiranës deklaruan sot se pak...
Sekretari për Çështjet e Koordinimit, njëherësh deputeti Fat...
Deputetja e LSI-së Kejdi Mehmetaj është zgjedhur Zv. Preside...
Në një deklaratë për mediat, Enkelejd Alibeaj, kreu i Depart...
Kreu i Aleancës KuqeZi, Kreshnik Spahiu ka thënë se do të ro...
Deputeti i Partisë Socialiste, Kastriot Islami, ka komentuar...
Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste për Integrim,...
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha i ka dërguar një...
Ish Kryeministri i vendit, Sali Berisha, thotë se Edi Rama k...
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha mori pjesë në Fo...
Deputetja e Partisë Demokratike, Albina Deda, i është përgji...
Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, i ka bërë th...
Partia Demokratike ka akuzuar qeverinë se ka akuzuar qeverin...
Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka reaguar menjëherë pas kë...
Kreu i parlamentit, Ilir Meta , ka komentuar sot incidentin ...
Kryetari i Partisë Socialiste në Brataj të Vlorës, Sotir Zah...
Deputeti Ben Blushi, ka komentuar seancën e sotme parlamenta...
Partia Demokratike ka bllokuar foltoren e Kuvendit menjëherë...
Prononcim i deputetit Bylykbashki mbi kërkesën e PD për të p...
Ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha, tha në një prononci...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident është regjistruar pak minuta më parë në aksin...
Në vijim të bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol ...
Një aksident ka ndodhur mëngjesin e kësaj të shtune në Shk...
Një shpërthim me tritol ka ndodhur në Lezhë në orët e para...
Shqiptarët janë zyrtarisht populli që punon më shumë në Eu...
Kjo e shtunë do të karakterizohet nga mot kryesisht i kthj...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Këshilltari ushtarak i udhëheqësit suprem të Iranit, Mohse...
Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Pete Hegseth, deklaroi se...
Një gjyqtar federal në Rhode Island rrëzoi një politikë të...
Mijëra shtetas të Kosovës që jetojnë jashtë vendit po voto...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dhe...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...