Zgjedhja e ekipit drejtues të PD-së/ Vijon numërimi i votave në selinë blu
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Në fund të marsit shpallet vendimi kundër Vojisllav Sheshelit, i cili akuzohet për krime lufte. Por lideri nacionalist serb nuk do të shkojë vullnetarisht në Hagë. Kontestuese është nëse Beogradi do ta dorëzojë ate.
Për Sheshelin me siguri që kjo punë ka qenë pak e turpshme. Që pas lirimit të përkohshëm nga burgu, lideri i radikalëve është treguar vetëm në disa media lokale, e madje edhe në Reality Shows. Ideologu i Serbisë së Madhe ka qenë në vitet 90-të një nga organizatorët e njësive paramilitare kundër kroatëve dhe myslimanëve. Ai edhe tani vazhdon me tiradat nacionaliste në rrethin e mbështetësve të tij. Ndonëse qëndrimet e tij janë të njohura kaherë, deklaratat e tij ende zgjojnë interes.
Më 31 mars 2016 duhet të shpallet në Tribunalin e Hagës vendimi mbi akuzat akuzat kundër tij për krime lufte. Por Shesheli nuk do të kthehet në burgun e Hagës dhe ta presë atje vendimin e Tribunalit. Ai thotë se gjatë procesit e ka shkatërruar juridikisht këtë institucion antiserb. Shumë ekspertë ndërkombëtarë mendojnë, se kjo është pjesërisht e vërtetë, sepse Tribunalit i janë dashtur 13 vite për të arritur deri tek një vendim. Gati tërë kohën Shesheli ka qenë në burgun e Hagës, deri në fund të vitit 2014, kur u lirua për shkak të sëmundjes nga kanceri.
Problemet me “babain”
Shumë interesant është edhe momenti i shpalljes së vendimit, sepse në fund të prillit në Serbi mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare dhe lokale. E djathta radikale mendon se sërish do të futet në parlament, ndërsa Shesheli është udhëheqësi i saj. Arrestimi dhe dorëzimi i tij në Hagë mund të shihet në Beograd si një “gjest jo patriotik”. “Është e mundur që qeveria e tanishme të mos u përgjigjet detyrimeve të saj, edhe pse do ta dëmtonte imazhin e Serbisë, nga frika se mund të ndëshkohet prej zgjedhësve”, mendon analisti Teofil Pançiq.
Në bisedë me DW, ai rikujton të kalurën e kryeministrit Aleksandar Vuçiq dhe presidentit Tomisllav Nikoliq, të cilët për një kohë të gjatë kanë qenë bashkëpunëtorë të ngushtë të Sheshelit. Përçarjet serioze mes tyre kanë ndodhur në vitin 2008, kur Vuçiq dhe Nikoliq janë larguar nga Partia Radikale dhe kanë themeluar Partinë Përparimtare Serbe. “Qeveritarët kanë tani një problem psikologjik, sepse nuk e kanë të lehtë ta dërgojnë në Hagë “babain” e tyre të dikurshëm”, thotë Pançiq.
Në veçanti kur dihet që dy pushtetmbajtësit nuk kanë asnjë fjalë të mirë për Tirbunalin. “Ata na thonë se duhet ta dorëzojmë Sheshelin në kulmin e fushatës elektorale. A thua Haga ka për qëllim të ndihmojë të djathtën?”, pyet Vuçiq. Me tonin e tij autoritar, ai shpjegon se ai vet do të vendosë nëse do të arrestohet Shesheli apo jo. Vendimi do të jetë në të mirën dhe interesat e Serbisë.” Pançiq mendon, se kjo është thjesht një demagogji. “Vuçiq beson se tërë bota po sillet rreth tij dhe se të gjithë po përpiqen ta rrëzojnë nga pushteti. Kjo natyrisht që nuk është e vërtetë. Asnjë gjykatë nuk interesohet për mendimet e politikanëve.”
Influenca ndaj dëshmitarëve?
Në këtë mënyrë është shfuqizuar praktikisht bashkëpunimi me Tribunalin. Serbia heziton për më shumë se një vit që t’i dorëzojë në tre shokë të partisë së Sheshelit, të cilët duhet të jenë dëshmitarë atje. Sonja Biserko, kryetare e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut beson se “pushtetmbajtësit kanë frikë se do të zbulohet roli i tyre”. Presidenti Nikoliq dhe kryeministri Vuçiq e kanë udhëhequr partinë radikale në kohën kur Shesheli ishte në burg. “Të dy ata kanë ushtruar presion ndaj dëshmitarëve dhe familjarëve të tyre”, mendon Biserko.
Beogradi tani ka kohë deri nga mesi i marsit që të dorëzojë Sheshelin në Hagë apo duhet të gjejë ndonjë shpjegim të qëndrueshëm për refuzimin. “Qeveria nuk ka shumë hapësirë, nëse do t’i mbetet besnike orientimit proevropian”, thotë Biserko, e cila është e bindur që qeveria serbe do ta dorëzojë Sheshelin. Ndërsa vet Shesheli e refuzon këtë. Ai thotë se është shumë kurioz të di se si do të realizoet dorëzimi i tij në Hagë./DW
Një shtetas i Shqipërisë i moshës 29 vjeçar është gjetur sot...
Vizita e parashikuar e kryeministrit të Serbisë, Aleksandër ...
Bëhet fjalë për pesha të rënda si Clint Eastwood, aktori dhe...
Armëpushimi në Siri është i brishtë e megjithatë ai mbetet s...
Edhe kjo mungonte. Tani edhe Greqia tërheq ambasadoren nga V...
Ekonomia amerikane u rrit me ritme më të shpejta se ç’ishte ...
Presidenti i ri i Republikës së Kosovës është zgjedhur Hashi...
Luftëtarët nga grupi islamik Al-Shabaab kanë sulmuar një hot...
Seanca e jashtëzakonshme për zgjedhjen e presidentit në Kuve...
Mjekësia precize mund të bëhet baza për revolucionarizimin e...
I quajnë “Mission Impossible”, por asgjë nuk është e pamundu...
Parashikimet mbi krizë e BE-në janë po aq arrogante sa dhe a...
Raporti vjetor i Amnesty International është më shumë se kur...
Matt Bissonnette, një prej trupave speciale që kryen operaci...
Prokuroria e Posaçme e Kosovës, tha se ka ngritur të enjten ...
“Më votoni për president dhe do t’iu them se kush i rrëzoi K...
Pavarësisht se opozita po bën të gjitha përpjekjet për ta bl...
Protestat armiqësore kundër të huajve në Bautzen und Klausni...
Varfëria godet drejtpërdrejt në Gjermani të papunët, të divo...
Me 83 vota pro dhe 3 kundër deputetët e Parlamentit të Maqed...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...