Zgjedhja e ekipit drejtues të PD-së/ Vijon numërimi i votave në selinë blu
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Presidenti i ri i Republikës së Kosovës është zgjedhur Hashim Thaçi. Pas tre raunde zgjedhjesh, Thaçi mori shumicën e cilësuar të votave, në një garë ku përballë kishte Halit Ramën.
BIOGRAFIA E HASHIM THAÇIT
Pas fitores së Partisë Demokratike të Kosovës në zgjedhjet parlamentare të 17 nëntorit 2007, z. Hashim Thaçi u zgjodh Kryeministër i Qeverisë së Kosovës, më 9 janar 2008.
Me 17 shkurt 2008, Kryeministri Hashim Thaçi në Kuvendin e Kosovës shpall Kosovën shtet të pavarur, sovran dhe demokratik.
Z. Hashim Thaçi është kryeministri i parë i Qeverisë së Republikës së Kosovës.
Gjatë procesit negociator (2005 ? 2007), të udhëhequr nga i dërguari i Posaçëm i OKB-së, Presidenti Martti Ahtisaari, z. Hashim Thaçi ishte anëtar i Ekipit të Unitetit.
Dokumenti i Ahtisaarit rezultoi me propozimin gjithpërfshirës për pavarësinë e Kosovës.
Gjatë Konferencës Ndërkombëtare për Kosovën, të mbajtur në Rambuje të Francës, (6 ? 22 shkurt 1999) z. Hashim Thaçi ishte Kryesues i Delegacionit të Kosovës.
Konferenca përfundoi në Paris më 18 mars 1999, ku pas nënshkrimit të palës shqiptare, iu hap rruga intervenimit ushtarak të NATO-s për Kosovën.
Z. Hashim Thaçi është ndër themeluesit kryesorë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (1992).
Gjatë viteve të luftës, ishte drejtues politik i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Që nga marsi i 1999 deri në janar të viti 2000, z. Hashim Thaçi ishte Kryeministër i Qeverisë së Përkohshme të Kosovës (Qeveria e Unitetit).
Në këtë periudhë zhvilloi aktivitet të dendur politik dhe diplomatik në qendrat kryesore botërore, në SHBA dhe Evropën Perëndimore.
Në jetën politike fillimisht angazhohet në Lëvizjen Popullore për Republikën e Kosovës në vitet 1989 ? 1993, (LPK).
Ishte lider i Lëvizjes studentore në vitet 1990 ? 1993.
Në vitin 1991, z. Hashim Thaçi zgjidhet prorektor student i Universitetit të Prishtinës.
Pas largimit të dhunshëm të studentëve dhe mësimdhënësve nga objektet universitare, punon për ngritjen dhe strukturimin e arsimit universitar.
Në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës, më 1993, z. Hashim Thaçi, me sukses të lartë i përfundon studimet në Degën e Historisë.
Pas themelimit të UÇK-së, policia serbe dështon në përpjekje për ta burgosur më 1993.
Gjykata serbe e Prishtinës më 1997, z. Hashim Thaçi dhe një grup pjesëtarësh të UÇK-së, në krye me Adem Jasharin, i gjykon në mungesë me shumë vite burg.
Në Universitetin e Cyrihut në Zvicër (1996), i ndjek studimet postdiplomike në lëmin e Historisë së Evropës Juglindore dhe shkencave politike, deri në fillim të vitit 1998.
Gjatë periudhës së qëndrimit të tij në Perëndim, z. Hashim Thaçi shpesh herë kthehet ilegalisht në Kosovë, për t?i forcuar formacionet e UÇK-së në terren.
Pas luftës, si Kryeministër i Qeverisë së Përkohshme të Kosovës, z. Hashim Thaçi udhëhoqi negociatat me faktorin ndërkombëtar dhe është nënshkrues i Marrëveshjes për transformimin e UÇK-së, në Trupat Mbrojtëse të Kosovës (TMK).
Me fillimin e punës së Këshillit të Përkohshëm Administrativ (KPA), si strukturë e përbashkët qeverisëse me misionin e OKB-së në Kosovë (UNMIK), ishte anëtar i këtij Këshilli prej janarit 2000, deri në zgjedhjet e para parlamentare 2001.
Në tetor të vitit 1999 e themeloi Partinë e Progresit Demokratik të Kosovës (PPDK), ndërsa në Kuvendin e Parë Zgjedhor (2000), z. Hashim Thaçi zgjidhet kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, (PDK).
Z. Hashim Thaçi u rizgjodh kryetar i PDK-së edhe në Kuvendin e Dytë (2002) dhe të Tretë Zgjedhor (2005).
Në tri legjislatura të Kuvendit të Kosovës është zgjedhur deputet.
Është lider politik me numër më të madh të votave në zgjedhjet e fundit parlamentare në Kosovë.
Prej vitit 1999, z. Hashim Thaçi ka afirmuar dhe mbrojtur çështjen e Kosovës me shumë ligjërata dhe fjalime, në dhjetëra universitete dhe institute prestigjioze të vendeve Perëndimore.
Në shtypin vendor, rajonal dhe atë ndërkombëtar ka botuar shkrime dhe artikuj të shumtë.
Flet gjuhën angleze dhe atë gjermane.
Është i lindur më 24 prill 1968 në Burojë të Skënderajt.
Jeton në Prishtinë, me gruan Lumnijen dhe djalin, Endritin.
Luftëtarët nga grupi islamik Al-Shabaab kanë sulmuar një hot...
Seanca e jashtëzakonshme për zgjedhjen e presidentit në Kuve...
Mjekësia precize mund të bëhet baza për revolucionarizimin e...
I quajnë “Mission Impossible”, por asgjë nuk është e pamundu...
Parashikimet mbi krizë e BE-në janë po aq arrogante sa dhe a...
Raporti vjetor i Amnesty International është më shumë se kur...
Matt Bissonnette, një prej trupave speciale që kryen operaci...
Prokuroria e Posaçme e Kosovës, tha se ka ngritur të enjten ...
“Më votoni për president dhe do t’iu them se kush i rrëzoi K...
Pavarësisht se opozita po bën të gjitha përpjekjet për ta bl...
Protestat armiqësore kundër të huajve në Bautzen und Klausni...
Varfëria godet drejtpërdrejt në Gjermani të papunët, të divo...
Me 83 vota pro dhe 3 kundër deputetët e Parlamentit të Maqed...
Një avion i vogël pasagjerësh është rrëzuar në Nepal, duke v...
Kryesia e parlamentit të Kosovës, pa pjesëmarrjen e opozitës...
Presidenti amerikan, Barack Obama deklaroi sot se burgu i G...
Vladimir Putin është një nga liderët më të njohur të kohës s...
Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry tha sot në një seanc...
Gjermanët me sfond migrimi shpesh kanë paragjykime kundër re...
Partitë opozitare në Kosovë, vendosën të martën tenda në qen...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...