Zgjedhja e ekipit drejtues të PD-së/ Vijon numërimi i votave në selinë blu
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Varfëria godet drejtpërdrejt në Gjermani të papunët, të divorcuarit dhe pensionistët. Shoqatat e bamirësisë i mbështesin të dhënat e tyre në shifrat shtetërore. Por statistikat nuk kanë përfshirë brenda refugjatët.
?Gjermania është vendi i pestë më i pasur në botë”, thekson Ulrich Schneider drejtor i organizatës bamirëse, ?Paritätische Wohlstandverband”. Që nga viti i krizës 2009 prodhimi i përgjithshëm bruto në vend është rritur me më shumë se një gjysmë bilioni euro. Megjithatë gjithnjë e më shumë njerëz po dalin jashtë rrjetit të mirëqenies. Schneider bazohet në raportin e ri për varfërinë, bazë e të cilit janë të dhënat e regjistrimit të popullsisë në vitin 2014. Veçanërisht të prekur janë sipas këtij raporti të divorcuarit që mbajnë familjen vetëm, të papunët dhe pensionistët. Edhe viti shumë frytdhënës ekonomik 2014 nuk ka sjellë ndonjë reduktim të varfërisë në këto shtresa. Nuk dihet nëse kjo tendencë negative e rënies në varfëri do mund të ndalet.
Shtresat e varfra në Gjermani
Gati 15% e gjermanëve konsiderohen të varfër. E parë nga ana statistikore në Europë Gjermania renditet në mes. Në ndryshim nga varfëria ekzistenciale në shumë rajone të botës, këtu bëhet fjalë për një ?varfëri relative të ardhurash”. Ajo prek sipas BE-së të gjithë ata njerëz që fitojnë më pak se 60% e të ardhurave mesatare në një vend. Në Gjermani për shembull për nënat e divorcuara kjo do të thotë të fitojnë 1192 Euro në muaj.
Por në vitet e fundit në Gjermani është rritur me shpejtësi edhe rreziku i varfërisë për pensionistët. Rajoni më problematik është ai i Ruhr-it me rreth 20% njerëz të varfër. Organizata Gjermane për Ndihmën ndaj Fëmijëve kritikon faktin që shërbimet sociale që u ofrohen fëmijëve të familjeve të varfra nuk mjaftojnë për një barazi pjesëmarrjeje në jetën shoqërore. Presidenti i kësaj organizate, Thomas Krüger deklaroi se kuota e varfërisë tek fëmijët me prindër të ndarë, tek familjet me shumë fëmijë dhe ato me sfond migrimi kap shifrën e 19%.
Por ky raport nuk ka përfshirë fluksin e refugjatëve. Sipas ekspertëve refugjatët do mund të bëhen pjesë e statistikave vetëm pasi ata të kenë ekonominë e tyre shtëpiake dhe të mos jetojnë më në qendrat e pranimit apo strehimoret e azilantëve. Schneider thekson se edhe pa refugjatët, në Gjermani jetojnë 1 milionë të papunë afatgjatë dhe deri në vitin 2020 nevojiten 400.000 apartamente banimi të pagueshme edhe nga shtresat me të ardhura të ulta.
Kujdes me refugjatët
Ndërsa drejtuesi i organizatës Pro Asyl, Günter Burkhardt e ka paralajmëruar qeverinë gjermane nga vendimet e gabuara në politikën e azilit që do mund të rrisin rrezikun e varfërisë tek refugjatët. Sipas tij propozimi i Ministrisë së Punëve të Brendshme për të kushtëzuar vendqëndrimin e azilantëve do t?u vështirësonte atyre gjetjen e një vendi pune. Po ashtu edhe refuzimi i kurseve të gjuhës për grupe të caktuara refugjatësh nuk shihet si zhvillim pozitiv nga Pro Asyl.
Sipas organizatës bamirëse “Paritätische Wohlfahrtsverband” çelësi për luftimin e varfërisë qëndron tek ndryshimi rigoroz i politikës financiare e fiskale. “Luftimi i varfërisë do të thotë rishpërndarje e pasurisë në vend.”/DW?
Me 83 vota pro dhe 3 kundër deputetët e Parlamentit të Maqed...
Një avion i vogël pasagjerësh është rrëzuar në Nepal, duke v...
Kryesia e parlamentit të Kosovës, pa pjesëmarrjen e opozitës...
Presidenti amerikan, Barack Obama deklaroi sot se burgu i G...
Vladimir Putin është një nga liderët më të njohur të kohës s...
Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry tha sot në një seanc...
Gjermanët me sfond migrimi shpesh kanë paragjykime kundër re...
Partitë opozitare në Kosovë, vendosën të martën tenda në qen...
Përfundoi me një përlotje dhe me zërin e Xheb të ngecur në f...
Presidenti Barak Obama prezantoi planet e administratës për ...
Ministria e Jashtme e Italisë ka ftuar për shpjegime ambasad...
Mbi 110 mijë emigrantë dhe refugjatë kanë mbërritur në Greqi...
Kompania “Mars Inc” ka njoftuar se do të tërheqë çokollatat...
Qeveria e Shteteve të Bashkuara spiunonte qeverinë e udhëheq...
Meqenëse Austria u shkëput në çështjen e refugjatëve nga kan...
Shtetet e Bashkuara dhe Rusia kanë rënë dakord mbi një plan ...
Çdo ditë në Greqi mbërrijnë me mijëra refugjatë. Shumica e t...
Shteti Indiana në SHBA është tashmë një shtet aktiv me 6.5 m...
Jo çdokush në Gjermani ka mirëpritur me krahëhapur fluksin e...
Dy vite pas ndërrimit të pushtetit në Kiev sërish shenjat ja...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...