Raporti për varfërinë/ Gjermania e pasur me të varfër?
Varfëria godet drejtpërdrejt në Gjermani të papunët, të divo...
Protestat armiqësore kundër të huajve në Bautzen und Klausnitz preokupojnë politikën dhe shoqërinë gjermane. Pse në Lindje të Gjermanisë, sidomos në Saksoni janë shtuar aktet ekstremiste kundër të huajve?
Duartrokitjet për djegien e një strehimoreje azili janë në të vërtetë pika kulmore e një zhvillimi afatgjatë, të fiksuar në statistika të trishta. Sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të Brendshme në Gjermani, gjysma e akteve të dhunës me sfond racist janë kryer në landet gjermano-lindore. Një rritje 40% krahasuar me vitin e kaluar. Sulmet kundër të huajve, demonstrata të dhunshme, vandalizmi gjenden kryesisht në Lindje, thonë edhe të dhënat e organizatave Pro Asyl dhe fondacionit “Amadeu Antonio Stiftung”.
Që pas sulmit kundër një strehimoreje në Hoyersverda (në qarkun sakson të Bautzenit) në vitin 1991, e më tej në këto 25 vite politologët dhe sociologët studiojnë shkaqet e rritjes së dhunës esktremiste të djathtë, që pasqyrohet me fenomenin ?Pegida?, me partitë ekstremiste NPD dhe AfD. Konkluzioni i tyre: Nuk ka një përgjigje përfundimtare, por një bashkëveprim të shumë shkaqeve. Më shpesh përmenden arsyet:
Frika nga humbja dhe e panjohura
Pas rënies së Murit të Berlinit jeta e njerëzve në Lindjen gjermane, ish-Republika Demokratike Gjermane, ndryshoi radikalisht. Sistemi i ri ekonomik solli me vete papunësi të lartë, që nuk njihej në ekonominë se planifikuar ocialiste. Sociologu David Begrich thotë se më shumë se gjithçka njerëzit i ka tronditur fakti ?që biografitë dhe përvoja profesionale papritur humbasin vlerën brenda një dite, dhe gjithçka duhet mësuar nga e para, e tani sërish ata duhet të mësohen me ndryshime të tjera.? Fjala është për fluksin e refugjatëve. Subjektivisht sundon ndjenja se ata mund të humbasin gjithçka sërish. Ndjenja e frikës dhe pasiguria, ndjesia e të qenit i përjashtuar nga zhvillimet sundon në përgjithësi, thotë Hans Vorländer, Profesor i Shkencave Politike në Universitetin Teknik të Drezdenit.
Mijëra vetë nga rajonet e Saksonisë dhe Pomeranisë largohen. Kjo sjell me vete probleme të tjera sociale dhe ekonomike që konkludojnë në mungesën e perspektivës. Tom Mannewitz, studiues i ekstremizmit në Universitetin Teknik të Chemnitcit thotë se ?humbësit subjektivë të transformacionit kërkojnë një grup tjetër për ta kompensuar këtë ndjesi?. Pakënaqësia me veten projektohet tek të huajt, kryesisht tek të huajt me një fe tjetër të panjohur, islamin.
Pak kontakte me të huajt
?Shoqëria gjermanolindore po i zbulon tani ? 25 vite pas bashkimit të Gjermanisë fenomene si diversiteti. Më parë ajo ka qenë një shoqëri homogjene?, thotë eksperti David Begrich. Faktikisht numri i të huajve në të gjithë popullatën e Gjermanisë Lindore pas Luftës së Dytë Botërore përbënte 2-4% të popullsisë. Ka pasur ?punëtorë me kontratë? në RDGJ, por këta ishin njerëz që vinin nga vendet ?vëllezër socialiste? si Vietnami, Hungaria, Kuba, Mozambiku.? Regjimi i atëhershëm i fuste ata në strehimore të posaçme. Deri në vitin 1988 madje grave iu ndalohej të kishin fëmijë, ?getoizimi i atëhershëm i njerëzve të ardhur nga jashtë bëri që të mungonin kontaktet me popullsinë?, thotë eksperti Tom Mannewitz.
Diktaturë jo përvojë demokracie
Sigurimi i atëhershëm i RDGJ-së, Stasi, raportonte për kryqet naziste. Sipas sociologut Matthias Quent, ekstremistët e djathtë ishin që në atë kohë shumë të dhunshëm. Por aktivitetet e këtyre grupeve nuk përmendeshin dhe autorët ndëshkoheshin rëndë. E njëjta mënyrë se si regjimi vepronte me popullsinë. Tom Mannewitz: ?Kjo do të thotë që kemi pasur shumë pak përvoja me konkurrencën politike, me ballafaqimin politik në kuptimin e lirisë së mendimit dhe pluralizmit të interesave.? Pasoja për disa pjesë të popullsisë: Refuzim total i klasës politike dhe akte të dhunshme në vend të diskutimit serioz.
Strukturat inkurajuese në Lindje
Në Saksoni partia ekstremiste e djathtë, NPD ,ia doli nga viti 2004 deri në 2014 të ishte pjesë e parlamentit të landit. Në 2006 pasoi futja e kësaj partie në parlamentin e Meklenburg-Pomeranisë, pjesë e parlamentit ende edhe sot. Sipas politologëve këto janë kuptuar si sinjale inkurajuese. Botëkuptimet e djathta u futën në sallonet politike të parlamentit. Sipas ekspertit David Begrich, ?kush beson se kjo nuk lë gjurmë në kulturën politike të një vendi, ai nuk sheh se çfarë pasojash afatgjata kanë zhvillimet politike?.
Për t’u dalë kundër këtyre zhvillimeve sociologët dhe politologët kanë zhvilluar koncepte të ndryshme, por jo të gjitha kanë dhënë fryte. David Begrich thotë se ?ajo që mësojmë është që të përfshijmë edhe ata që japin kontribut për demokracinë, ata që ndihmojnë në integrimin e refugjatëve dhe azilkërkuesve.? Më shumë mirënjohje për ata që kontribuojnë për demokracinë./DW
Varfëria godet drejtpërdrejt në Gjermani të papunët, të divo...
Me 83 vota pro dhe 3 kundër deputetët e Parlamentit të Maqed...
Një avion i vogël pasagjerësh është rrëzuar në Nepal, duke v...
Kryesia e parlamentit të Kosovës, pa pjesëmarrjen e opozitës...
Presidenti amerikan, Barack Obama deklaroi sot se burgu i G...
Vladimir Putin është një nga liderët më të njohur të kohës s...
Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry tha sot në një seanc...
Gjermanët me sfond migrimi shpesh kanë paragjykime kundër re...
Partitë opozitare në Kosovë, vendosën të martën tenda në qen...
Përfundoi me një përlotje dhe me zërin e Xheb të ngecur në f...
Presidenti Barak Obama prezantoi planet e administratës për ...
Ministria e Jashtme e Italisë ka ftuar për shpjegime ambasad...
Mbi 110 mijë emigrantë dhe refugjatë kanë mbërritur në Greqi...
Kompania “Mars Inc” ka njoftuar se do të tërheqë çokollatat...
Qeveria e Shteteve të Bashkuara spiunonte qeverinë e udhëheq...
Meqenëse Austria u shkëput në çështjen e refugjatëve nga kan...
Shtetet e Bashkuara dhe Rusia kanë rënë dakord mbi një plan ...
Çdo ditë në Greqi mbërrijnë me mijëra refugjatë. Shumica e t...
Shteti Indiana në SHBA është tashmë një shtet aktiv me 6.5 m...
Jo çdokush në Gjermani ka mirëpritur me krahëhapur fluksin e...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...