web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

"TRESHJA ECCOBET"/ Me armë në brez, arrestohen 3 persona

24 Shkurt 2016, 08:52, Kronika CNA

Policisë së Vlorës, ka finalizuar operacionin “TRESHJA ECCOBET”, ku 3 shtetas kanë përfunduar në pranga për armëmbajtje pa leje.

Burime nga Policia e Vlorës bënë me dije se janë arrestuar shtetasit Vasil Papa, 32 vjeç, Ergyst Murati, 27 vjeç dhe Klajdi Begaj, 26 vjeç, të rre banues në Vlorë.

Gjatë një kontrolli të ushtruar në lokalin e basteve sportive të quajtur “Eccobet” në lagjen “Pavarësia” (në pronësi të shtetasit, K.Ll), Strukturat e Policisë, kanë konstatuar se shtetasi: Vasil Papa, dispononte një armë zjarri (në brez) pistoletë të llojit “TT” model 54, 2 krëhëra me nga (7+6) fishekë plus 1 fishek tjetër i cili ndodhej në folenë e fishekut, duke paraqitur një rrezikshmëri të lartë për qytetarët.

Gjithashtu, pranë një tavoline në të cilin po qëndronin shtetasit: Klajdi Begaj dhe Ergyst Murati, u gjetën 2 armë zjarri të tjera (TT dhe Beretta), si dhe 2 krëhëra me 7 dhe 15 fishekë, të cilat ishin të fshehura në pjesën e dyshemesë.

Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale: 2 armë zjarri pistoletë të llojit “TT” model 54, 1 armë zjarri pistoletë të llojit “Beretta”, 21 fishekë të kalibrit 6.72 mm, 15 fishekë të kalibrit 9 mm, 4 krëhëra të mbushura me fishekët e mësipërm dhe6 aparatë celularë.





Lajmet e fundit nga