web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Skandali/ Zyrtari i Bashkisë Vlorë, i akuzuar për falsifikim dokumentash

23 Shkurt 2016, 18:57, Aktualitet CNA

Drejtori i Inspektoriatit Ndërtimor Urbanistik Vendor në Bashkinë e Vlorës, David Tushe është një person i akuzuar për vjedhje pronash. Sipas një investigimi të citynews, rezulton se Tushe është arrestuar në vitin 2007 me akuzën për falsifikim dokumentash pronësie, vepër kjo e kryer për periudhën kur Tushe ishte ish-Drejtor i Hipotekës së Vlorës, post në të cilin qëndroi nga viti 2003 deri në 2006.

Ndërkohë disa qytetarë të Vlorës thanë për citynews se kanë ankesa lidhur me David Tushen dhe zëvendësin e tij, Halit Rama.  Qytetarët ankohen për veprimet e ish drejtorit të akuzuar sëbashku me zëvëndësin e tij Halit Ramam ,të cilët të atë kohë shkaktuan një situatë shumë shqetësuese në hipotekën e Vlorës në lidhje me pronat për të cilat ishte krijuar dhe një situatë paniku për shkak të akuzave të fallsifikimit.

Në atë periudhë, ishte Kontrolli i Lartë i Shtetit që gjeti një sërë shkeljesh, dhe më pas depozitoi dosjen ne prokurori e cila pas 6 muajsh hetime coi në arrestimin e dy drejtuesve të hipotekës .Janë të shumtë qytetarët që kanë sinjalizuar veprime presioni për të cuar në takim ?nga afer? me drejtuesin e akuzuar per fallsifikim më parë ndërkohë që nga Bashkia e Vlorës edhe pse janë marrë një sërë sinjalizimesh per veprimet e Tushes ,të gjithë heshtin.Kjo heshtje reflektohet edhe te qytetarët të cilët si pasojë e frikës së ish drejtori i akuzuar do ?mbyllë gjërat? qëndrojnë të shqetësuar pa marrë një zgjidhje. Ka dhe nga ata që reagojnë sic është dhe Levizja ?Për Vlorën? e cila ka bër të ditur se do të ketë reagim për mbajtjen në vëndin e një pozicioni delikat sic është kreu i Insektoriatit Ndërtimor Urbanistik Vendor nga një njeri i akuzuar për veprime kriminale të bëra në hipotekë ,veprime të cilat sipas qytetarëve reflektohen edhe në pozicionin actual. Të njëjtat burime thanë për citynews thane se nuk dihet nese eshte Tushe është vendosur në këtë pozicion per te cuar ?leke? diku por mësohet se ai po lejon ndertime ne zona te cilat jane te ndaluara kundrejt rryshfeteve

Akuza kur është arrestuar ne Janar te 2007

Eshte ekzekutuar urdhri i ndalimit nga Prokuroria e Rrethit te Vlores per dy ish-kreret e Hipotekes, Devi Tushe dhe Halit Rama. Burimet zyrtare nga policia e rrethit te Vlores bejne te ditur se pasditen e djeshme, rreth ores 16:00, uniformat blu kane kryer ekzekutimin e urdhrit te ndalimit per Tushen dhe Ramen.

Urdhri i ndalimit nga Prokuroria e Rrethit te Vlores per dy kreret e Hipotekes, Tushe dhe Rama, eshte ne akuzen “shperdorim detyre”, “falsifikim te dokumenteve”, si dhe “shfrytezim posti”.

Denoncimi per dy ish-kreret e Hipotekes ka nisur nga hetimi i Kontrollit te Larte te Shtetit, ndersa ka filluar ndjekja penale e tyre ne gjendje te lire. Denoncimi i Kontrollit te Larte te Shtetit ndaj dy ish-krereve te Hipotekes se Vlores ka nisur ne mbeshtetje te ankesave dhe denoncimeve te shumta te qytetareve ne zonen e Ujit te Ftohte per falsifikime te pronave dhe dhenie ne pronesi te personave te jashteligjshem.

Pas Kontrollit te Larte te Shtetit jane verejtur abuzime e shkelje te renda te shume dokumenteve, falsifikime, tjetersime pronash, mbivendosje te hartave te pronave etj.

Dy ish-kreret e Hipotekes se Vlores jane ndjekur ne gjendje te lire qysh prej muajit gusht te vitit 2006, hetim ky qe ka vazhduar intensivisht nga Prokuroria e Rrethit te Vlores. Rreth gjashte muaj kane vazhduar hetimet ndaj dy ish-krereve te Hipotekes se Vlores, ndersa ka rezultuar nga hetimi i kryer se dy ish-kreret kane abuzuar dhe shperdoruar detyren per periudhen kohore te punes si drejtues te ketij institucioni.

Statusi i Lëvizja për Vlorën

Te kane arrestuar ndonjehere si i korruptuar, dmth hajdut???? Atehere eja, nje vend pune te pret ne bashkine Vlores! Nuk po flasim per as me pak e as me shume, por per Drejtorin e Inspektoriatit Urbanistik ne Bashkine Vlore z. Devi Tushe, emerim qe eshte bere pikerisht kur kryetar bashkie ne Vlore ka ardhur z.Leli!
Ky fakt eshte shembulli i qarte i mentalitetit me te cilin “punon” bashkia Vlore, mesazhi me i paster qe u jepet te gjithe qytetareve qe e shohin korrupsionin si nje te keqe te madhe me pasoja direkte ne jeten e qytetit, ne te gjitha fushat e saj, ekonomike, shoqerore, kulturore, institucionale!
“Hajduti nderon hajdune se ndryshe nuk mbaron pune” thoshte dikur Cajupi, dhe poeti i madh i Rilindjes se vertet e kishte per sundimin Otoman te vendit tone, por sa te drejte paska patur, edhe sot afro nje shekull e gjysem me pas ne drejtohemi nga i njejti mentalitet hajduteror!
Edhe sot e kesaj dite ky qytet nuk qeveriset, sundohet me mentalitet mesjetar!
Riciklimi i njerezve te tille te denuar me pare per korrupsion na tregon fare qarte sa pak e marrin parasysh interesin e Vlonjateve, opinion e tyre, mendimin e tyre!
Ata, pra pushtetaret e Bashkise e kane zgjedhur rrugen e tyre, jane vene ne krah te korrupsionit, hapur me vendosmeri e pa asnje ekuivok,
Ceshtja shtrohet po ne?! Ne qytetaret si do qendrojme para tyre? Si do sillemi, c’qendrim do mbajme?
A eshte e drejte te qendrojme te heshtur si te mundur, t’i dorezohemi te keqes sidomos kur ate na e riciklojne pikerisht ata qe duhej te ishin shembull i luftes dhe qendreses ndaj abuzimit me pushtetin, pra te zgjedhurit tane!
Ne “Levizja per Vloren” mendojme qe jo!
Na takon ne qytetareve te marrim masa, te organizohemi te mos lejojme pushtetaret tane te sillen me fatet e qytetit sipas interesave te tyre qe rrjedhin nga nje mentalitet i ulet korruptiv, thene qart hajduteror!
Ne “Levizja per Vloren” ju bejme thirrje te bashkohemi bashke te gjithe ne qe e duam kete qytet te bukur e me standarte normale jetese dhe te keto standarte nuk mund te na cojne njerez qe dine vetem te zhvasin e vjedhin!
Kjo nuk eshte Vlora qe duam, keta nuk jane njerezit qe duam, ky nuk eshte mentaliteti qe duam!

/CITYNEWS.AL/

zyrtari bashkia vlore (1)zyrtari bashkia vlore (2)zyrtari bashkia vlore (3)zyrtari bashkia vlore (4)zyrtari bashkia vlore (5)zyrtari bashkia vlore (6)zyrtari bashkia vlore (7)zyrtari bashkia vlore (8)zyrtari bashkia vlore (9)

 





Lajmet e fundit nga