Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Kur janë mbushur 15 muaj hetime, që prokuroria e Fierit dhe në fillimin ajo e Krimeve të Rënda në Tiranë, kanë zhvilluar për të zbuluar personat përgjegjës në ndërmarjen shtetërore ?Albpetrol? që i kanë shkaktuar shtetit një dëm prej më shumë se 10 milion euro, këto hetime tashmë janë pushuar. Vendimi mësohet të jetë marrë në ditët e fundit të dhjetorit 2015, nga prokuroria e Fierit dhe se pritet që shumë shpejt palët objekt hetimi të njihen me vendimin e pushimit.
Objekti kryesor i këtij hetimi ka qënë administratori i ?Albpetrol? Endri Puka, i cili rezulton të ketë lidhur dy marëveshje shtesë në 28 shkurt dhe 4 prill 2014 me ?Stream Oi&Gaz Ltd?, marrëveshje që kanë dëmtuar rëndë interest ekonomike të Albpetrol dhe që janë lidhur duke anashkaluar qëllimisht Këshillin e Ministrave.Puka njihet si persona me mbështje të madhe politike, po kështu dhe dy të kallëzuarit e tjerë si Andi Derhemi me funksion Drejtor i Drejtorisë së Marëveshjeve dhe Hidrokarbureve dhe Ermir Avdaj me funksion Drejtor i QASHNG Patos.
Lajmi për pushimin e hetimeve konfirmohet dhe nga prokurorët e dosjes, të cilët kanë pohuar se veprat penale për të cilat Kontrolli i Lartë i Shtetit ka referuar kallëzimin penal nuk qëdrojnë. Kjo për faktin se prokurorët thonë se nga hetimet e kryera nuk janë konstatuar elementet e veprës penale të ?Grupit të Strukturuar kriminal?. Për përmbushjen e kësaj vepre penale, sipas prokurorëve duhet një mori veprimesh kriminale të organizuara, nga një ose më shumë se dy persona.
Në vendimin e pushimit, akuza shton se mosmarëveshjet mes kompanisë ?Stream Oi&Gaz Ltd? dhe kompanisë shtetërore ?Albpetrol?, hyjnë në natyrën e mosmarëveshjes administrative dhe për pasojë dhe shkeljet në lidhjen e kontratave të reja, kanë pasur si synim zgjidhjen e mosmarëveshjes. Shkeljet në këto mosmarëveshje, janë të karakterit administrative dhe se gjejnë zgjidhje në rrugë civile në gjykatëe. Thuajse të njëjtën përgjigje prokurorët e Fierit, kanë dhënë edhe për akuzën e pabarazisë në tendera që sipas KLSH kreu i ?Albpetrol? Endri Puka dhe 5 zyrtarë të tjerë mendohet të kenë kryer.
Po çfarë ka ndodhur në ?Albpetrol??
Në vitin 2007, kohë kur vendi drejtohej nga ish-kryeministri Sali Berisha, drejtuesit e kompanisë shtetërore ?Albpetrol?,kanë lidhur 4 marëveshje për prodhim hidrokarburesh me kompanisë ?Stream Oi&Gaz Ltd?, që në atë periudhë administrohej nga Arian Tartari, bashkëshorti i deputetes së PD Albana Vokshi.Në atë kohë të katërta marëveshjet kanë kaluar me Vendim të Këshillit të Ministrave. ?Stream Oi&Gaz Ltd?, ka filluar punë në disa zona naftë mbajtëse, duke bërë një sërë manovrash me ?Albpetrol?.Të dyja palët kaluan në mosmarëveshje.
Me ardhjen në pushtet të socialistëve, në krye të ?Albpetrol? u vendosën disa zyrtarë të tjerë, me mbështetje të forta politike. Endri Puka,si administrator i ri, vendosi të lidhë dhe dy marëveshje të tjera (..në 2 shkurt dhe 4 prill të 2014?) me kompaninë ?Stream Oi&Gaz Ltd?, e cila nga 4 që kishte i shtoi marëveshjet me ?Albpetrol? në gjashtë të tilla. Motivi i lidhjes së këtyre dy marëveshjeve të reja ishte gjetja e një zgjidhje për likujdimin e detyrimeve të ndërsjellta që dy kompanitë kishin ndaj njëra-tjetrës.
Në fakt kushtet e marëveshjes mes palëve kanë qënë të qarta, ku,?Stream Oi&Gaz Ltd? detyrimet e saj të prapambetura ndaj ?Albpetrol?, detyrime që flisnin për kthimin e një sasi nafte prej 51.181.25 ton. Kjo sasi nafte ishte e pamundur që të kthehej nga kompania private, dhe se palët kanë rënë dakort që kjo sasi të kovertohej në dollarë, ku ?Stream Oi&Gaz Ltd? do i jepte ?Albpetrol? shumën prej 15.384.169 dollarë, shumë kjo që nuk është kthyer deri më sot. Sipas auditit të KLSH, kjo shifër është pasaktë, pasi shuma reale financiare që kompania private duhet ti arkëtonte shtetit Shqiptar, është 16.798.612 dollarë,pra ka një diferencë dëmi prej 1.798.612 dollarë.Ndërsa detyrimet që kishte ?Albpetrol? ndaj kompanisë private do të likujdoheshin në naftë, duke ju dhënë ?Stream Oi&Gaz Ltd? vendburimet më të mira të nxjerjes së naftës Gorisht-Kocul,Cakran-Mollaj, raporton Lapsi.al
Po çfarë ndodhi realisht
Në fakt të dyja marëveshjet kanë qënë hapur në favor të kompanisë ?Stream Oi&Gaz Ltd?, kjo pasi kompani është favorizuar jo vetëm me shfrytëzimin e puseve më të mirë, ku naftë del më e pastër, por edhe për faturën e transportit të naftës nga rezervuarët tek porti i Petroliferas, ku sipas KLSH kjo faturë është fryrë qëllimisht nga administratori i ?Albpetrol? Endri Puka dhe zyrtarët e tjerë, duke i sjellë një fitim financiar kompanisë ?Stream Oi&Gaz Ltd? prej 1.143.317 dollarë, shumë kjo që duhet të arkëtohej në buxhetin e shtetit dhe jo në fitimet e ?Stream Oi&Gaz Ltd?. Shkelje, është evidentuar nga KLSH dhe për faktin se në të dyja marëveshjet nuk është marrë miratimi i Drejtorisë Juridike dhe Këshilli Mbikqyrës.
?Mjaltë? për privatët dhe llum për ?Albpetrol?
I gjithë detyrimi në naftë bruto i kompanisë ?Stream Oi&Gaz Ltd? i përkiste veprimtarisë së zhvilluar prej saj në vendburimet Gorisht-Kocul, Cakran-Mollaj, të cilët kanë naftë të një cilësie të lartë, ndërsa në vendburimin Ballsh-Hekal,ku nafta nuk është e një cilësie të mirë,rezultoi që kompania ?Stream Oi&Gaz Ltd? i ka dhënë më tepër naftë bruto ?Albpetrol?.Mbajtja për vete nga ana kompania ?Stream Oi&Gaz Ltd? e sasisë së naftës të nxjerë në tre vendburimet me cilësi më të mirë, (naftë e cila nuk ka shumë nevojë për përpunim),veprim ky i kryer në mënyrë të vazhdueshme përgjatë këtyre viteve por edhe aktualisht, i jep mundësinë kompanisë private që të shesë në një kohë më të shkurtër një sasi të madhe nafte se ajo që do shiste në rast të zbatimit me korektësi prej saj të marëveshjeve të hidrokarbureve dhe për rjedhojë të sigurojë një fitim më të madh në një kohë më të shkurtër.
Nga ana tjetër shoqëria ?Albpetrol? gjatë gjithë kësaj periudhe nuk ka patur në dispozicion dhe për rrjedhojë nuk ka mundur të shesë në ankand sasinë e naftës që kompania ?Stream Oi&Gaz Ltd?, i detyrohet asaj, çka normalisht ka shkaktuar dëm në interest ekonomike dhe financiare të kësaj shoqërie.Për rrjedhojë firma ?Stream Oi&Gaz Ltd? ka shitur në favor të saj dhe në dëm të interesave ekonomike të ?Albpetrol?, jo vetëm sasinë e naftës që i takonte asaj, por dhe sasinë e naftës që i takonte të shitej nga ?Albpetrol?. Kjo pasi procedura e ndjekur nga administratori Endri Puka,për konvertimin të vlerës monetare prej 15.384.169 dollarë të sasisë së naftës bruto që ?Stream Oi&Gaz Ltd? i detyrohej asaj, ndonëse në pamje të parë duket si akt-marëveshje për shlyerje të detyrimeve,është në vetvete një akt i mirëfilltë shitjeje. E gjitha kjo ka ndodhur pasi kompania ?Stream Oi&Gaz Ltd?, përveç përfitimeve të deritanishme që ajo ka siguruar nga shitja e sasisë së naftës që ka nxjerë në puse, Puka i jep të drejtë firmës private që të blejë të gjithë sasinë që ajo i detyrohet ?Albpetrol?, pa konkuruar në anjë procedurë normale ankandi, duke e favorizuar në mënyrë të drejtpërdrejtë./Lapsi.al/
Zyrtarë të kallëzuar
Endri Puka Administrator I shoqërisë ?Albpetrol?
Andi Derhemi Drejtor i Drejtorisë së Marëveshjes
së Hidrokarbureve
Jetmir Gjini Specialist dhe K/specialist në Drejtorinë e Marëveshjeve-Hidrokarbureve
Ermir Avdaj Drejtor i QASHNG
Marjeta Apostoli Shefe e Financës QASHNG
Novruz Çuka Kryeinxhinjer i QASHNG
/LAPSI.AL/
Qeveria ka fshehur vendimet e Këshillit Kombëtar të Territor...
Një vjedhje prej 67 milion lekësh të vjetra rezulton të jetë...
Armando Prenga nuk ka pasur kurrë kaq shumë rëndësi, sa sot....
Një grup deputetësh të PD kërkojnë lirimin e protestuesve që...
Vetëm pak ditë pasi erdhi në pushtet në Tetor 2013, qeveria ...
Reforma në drejtësi dhe azilkërkuesit në fokus të vizitës së...
Një vajzë e re pa e vrarë mendjen se kë kishte rrotull ka ni...
Me dhjetra makina kanë ngecur në trafik për shkak të një aks...
Tirana renditet në listën e tre qyteteve më të këqija në Eur...
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, vendosi në fshehtësi ...
Vijon të mbahet kodi i heshtjes në lidhje me ndryshimet e fu...
Policia Kufitare e Rinasit arrestoi shtetasin Kadrie Muskurt...
Rikthimi i Armando Prengës në Komisionin e Sigurisë kundërs...
Qindra përfaqësues të bizneseve kanë protestuar përpara Bash...
Shqipëria është në listën e 50 vendeve botërore më të lira p...
Ku është problemi me parkun e Shën Prokopit? Sepse Bashkia, ...
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, shpjegoi dje në emis...
Deputeti Ben Blushi vijon të kërkojë zbatimin e statutit të ...
Shqipëria pritet te hapë dyert për rreth 20-25 mijë emigran...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...