Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Vetëm pak ditë pasi erdhi në pushtet në Tetor 2013, qeveria Rama lidhi një marrëveshje me një institut në Universitetin e Harvardit, instituti quhet CID dhe drejtohet nga profesori Ricardo Hausmann.
Ai është një profesor ekonomie në Harvard, dikur ishte Ministër i Planifikimit të Venezuelës por u arratis nga ky vend kur qeverinë e mori e majta ekstreme dhe e akuzoi dhe Hausmannin ndër të tjerë se e kishte futur Venezuelën në kolaps ekonomik.
Instituti i Hausmannit ka dërguar dhe disa anëtarë të vetë pranë disa ministrive në Shqipëri, janë kryesisht djem dhe vajza të rinj që hartojnë projektet strategjike të qeverisë shqiptare, sidomos koncensionet dhe privatizimet.
Pjesë integrale e marrëveshjes mes Hausmannit dhe qeverisë shqiptare ishte dhe Fondacioni Soros.
Në Nëntor 2014, Rama vizitoi Harvardin bashkë me ministrin Ahmetaj, projekti i tij me Hausmannin kishte një vit që kishte nisur, ndërsa ?Havard Gazette? i kushtoi asokohe një artikull të posaçëm kësaj vizite të kryeministrit shqiptar.
Shkruante gazeta:
Qeveria Rama është në mes të një projekti dy vjeçar, të themeluar nga Fondacioni Soros në bashkëpunim me Ricardo Hausmann, një profesor i Zhvillimit Praktik të Ekonomisë në ?Harvard Kennedy School?, dhe me ekspertë të ?School?s Center for International Development? (CID), që e drejton Hausmann?
Pjesë e stafit CID të Hausmannit është dhe një studiues shqiptar i Harvardit, Ermal Frashëri. Ai ka dhënë disa intervista në median shqiptare, ndërsa në emisionin e mëngjesit në Vizion Plus, në marsin e vitit 2015, z.Frashëri u shpreh se grupi i Hausmannit jo vetëm e këshillonte qeverinë shqiptare në sektorët strategjikë, por merrej dhe me zbatimin e politikave të hartuara nga ky grup i përbashkët.
z. Ermal Frashëri në emisionin ?7 pa 5? , Mars 2015.
Shprehej z.Frashëri në Vizion Plus:
?Harvardi ka një projekt me qeverinë shqiptare, nëpërmjet të cilit, është duke i dhënë këshilla për zhvillimin ekonomik dhe social. Mirëpo ne nuk jemi vetëm në rolin e këshillëdhënësit, ne ndihmojmë qeverinë shqiptare gjithashtu për t?i zbatuar këto ide dhe strategji të saj për sa i përket zhvillimit ekonomik.
Projekti përfshin disa institucione. Ne kemi një marrëdhënie të afërt dhe të ngushtë me zyrën e kryeministrit, po kështu me ministrinë e Ekonomisë, Bujqësisë, Financave edhe Ministrinë e Jashtme. Janë disa institucione, me të cilat ne bashkëpunojmë.?
Pak kohë pas kësaj deklarate të Frashërit, në korrik 2015, Hausmann erdhi dhe vetë në Tiranë ku mbajti një konferencë me qeverinë shqiptare dhe ?delegatët e tij? pranë kësaj qeverie. U fol për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik të Shqipërisë.
Ndërhyrjet më kryesore që ka ndërrmarë qeveria shqiptare në ekonomi, ato që lidhen me energjitikën(sidomos çështja CEZ), politikat fiskale dhe me koncensionet, janë kryesisht të orientuara nga grupi i Hausmannit që punon në Tiranë.
I njëjti grup, ka asistuar dhe diplomacinë shqiptare, sidomos vizitat jashtë vendit të kryeministrit Rama.
Praktikisht Hausmann, është prej dy vitesh, drejtuesi i grupit që orienton politikat kryesore të qeverisë Rama, ai paraqitet si një ndikim i dorës së parë dhe prapavijë akademike-politike-financiare dhe zgjatim i Fondacionit për Shoqërinë e Hapur (Soros) pranë kryeministrit tonë.
Është interesant fakti se qeveria shqiptare nuk e përmend ndonjëherë për publikun grupin e të rinjve të Hausmannit.
Vetë Ricardo Hausmann, ka pasur së fundmi disa ?telashe?, në Dhjetorin e vitit 2015 në vendlindjen e tij, në Venezuelë.
Venezuela udhëhiqet prej vitesh nga një qeveri filo-majtiste, ndërsa shërbimet sekrete të këtij vendi kishin interceptuar në Dhjetor një bisedë të Hausmannit me një oligark të këtij vend të quajtur Lorenzo Mendoza.
Biseda telefonike mes Ricardo Hausmann dhe biznesmenit venezuelian.
Pasi përgjimet u publikuan në media Presidenti i Venezuelës Maduro, e akuzoi Hausmannin për komplot.
Në telefonatën e interceptuar Hausmanni përmendte dhe Shqipërinë.
Hausmann i thoshte biznesmenit se kishte mik personal zv/Presidentin e FMN-së dhe se mund të bisedonte me të për lëvrimin e një fondi të rëndësishëm rreth 40-50 miliardë dollar për të investuar në Venezuelë dhe se duhej gjetur një mënyrë për t?i injektuar këto potenciale në kushtet kur qeveria e Venezuelës kishte përjashtuar çdo mundësi marrëveshje me institucione si FMN apo Banka Botërore.
?Unë kam projekte të tilla në Meksikë, në Kolumbi, në Peru dhe në Shqipëri?, ? it tha Hausmann biznesmenit me të cilin i?u interceptua telefonata.
Pas publikimit të bisedës së përgjuar, z.Hausmann deklaroi se ajo ishte një bisedë krejt normale, ndërsa e konsideroi përgjimin të paligjshëm. /HashtagAL
BISEDA TELEFONIKE HAUSMANN-MENDOZA:
Reforma në drejtësi dhe azilkërkuesit në fokus të vizitës së...
Një vajzë e re pa e vrarë mendjen se kë kishte rrotull ka ni...
Me dhjetra makina kanë ngecur në trafik për shkak të një aks...
Tirana renditet në listën e tre qyteteve më të këqija në Eur...
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, vendosi në fshehtësi ...
Vijon të mbahet kodi i heshtjes në lidhje me ndryshimet e fu...
Policia Kufitare e Rinasit arrestoi shtetasin Kadrie Muskurt...
Rikthimi i Armando Prengës në Komisionin e Sigurisë kundërs...
Qindra përfaqësues të bizneseve kanë protestuar përpara Bash...
Shqipëria është në listën e 50 vendeve botërore më të lira p...
Ku është problemi me parkun e Shën Prokopit? Sepse Bashkia, ...
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, shpjegoi dje në emis...
Deputeti Ben Blushi vijon të kërkojë zbatimin e statutit të ...
Shqipëria pritet te hapë dyert për rreth 20-25 mijë emigran...
Jeta juaj ne çift do jete gjate gjithë kohës e mbrojtur sot....
Avokati Spartak Ngjela është shprehur se deputetja socialist...
Pasi mbërriti në Çikago si një gangster i një organizate të ...
“Janë shqiptare, rekrutuesit e xhihadistëve të Shtetit Islam...
Deputeti Eduart Ndocaj është shprehur se fytyra e vërtetë e ...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...