Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, shpjegoi dje në emisionin opinion të gazetarit Blendi Fevziu, ngërçin e krijuar nga shkarkimi i ministrit Shkëlqim Cani dhe i Arben Ahmetaj. Ai u shpreh se ky ngërç institucional duhej të gjente zgjidhje nga parlamenti, i cili me miratimin e dekreteve të shkarkimit, do ti hapte rrugë dekreteve për emërimin e dy ministrave. Gjatë intervistës, Bujar Nishani ka folur edhe për marrëdhëniet e tij me qeverinë, për të cilën tha se ai po bën maksimumin, por qeveria nuk e shikon presidencën si institucion real.
Intervista me Presidentin Bujar Nishani
-A ka një kontradiktë mes faktit që e keni çuar në Gjykatën Kushtetuese për interpretim pikërisht për këtë çështje dhe sërish i keni dekretuar të dy, pra edhe shkarkimin, edhe emërimin e ministrit të ri?
Pyetja juaj është shumë e drejtë. Në fakt edhe unë i kam ndjekur me qetësi nga zyra, por edhe me një lloj habie faktin që, kryesisht nga qeveria dhe segmente të qeverisë artikulime krejt të paarsyeshme, të pabaza ndaj punës normale të Presidentit të Republikës, të cilit i është dhënë nga Kushtetuta një afat i caktuar për të vendosur për shkarkimin dhe emërimin e ministrave.
-U krijua përshtypja se ju nuk do ta respektonit afatin 7-ditor, që do të thotë se ju do të prisnit që Gjykata Kushtetuese të jepte një shpjegim ose një interpretim për këtë çështje dhe pastaj do të vijonit me dekretin?
Pikërisht këtu qëndron fakti, sepse në çështje të tilla që kanë të bëjnë me kushtetutshmërinë, me zbatimin e Kushtetutës dhe të ligjeve, nuk shikohet ana ligjore dhe ana kushtetuese e një çështjeje të caktuar, por me nxitim përfshihen në debate politike dhe e trajtojnë edhe qëndrimin kushtetues dhe institucional të Presidentit të Republikës si një qëndrim politik, pa marrë në referencë situatën institucionale, të drejtën institucionale. Unë kam qenë në kohën time kushtetuese, në përmbushje të misionit tim në mënyrë krejt normale, madje mund të them që e kam dekretuar edhe para afatit kushtetues emërimin e ministrave të rinj, por në të vërtetë ka pasur një tentativë për të krijuar një ngërç institucional mes Institucionit të Presidentit të Republikës dhe Parlamentit, një tentativë e nisur në seancë.
-Çështja thelbësore, aty ku u krijua keqkuptimi i parë lidhej me faktin se ju shkarkuat ministrin e Financave, i cili është ende në detyrë për sa kohë Parlamenti nuk e ka votuar, Shkëlqim Canin dhe nuk e dekretuat njëkohësisht zotin Ahmetaj, që po ashtu ishte ministri i Ekonomisë. Ndërkohë që kjo ka ndodhur në të gjitha rastet paraardhëse. Pra, shkarkimet e Veliajt, të Nasip Naços apo të Ilirjan Celibashit?
Më duhet të them që ata, të cilët referuan faktin se nuk ka ndodhur më parë ndryshimi i kohës së shkarkimit me kohën e emërimit, nuk janë korrektë, pasi janë të dyja format dhe të dyja mënyrat e dekretimit të shkarkimit dhe të emërimit.
-Ç?do të thotë ka dy forma?
Ka raste kur shkarkimi dhe emërimi janë kryer brenda së njëjtës ditë me dekrete të ndryshme natyrisht. Ka edhe raste kur janë kryer në afate të ndryshme shkarkimi dhe në afate të ndryshme emërimi i një ministri. Ju përmendët disa raste. Edhe gjatë Presidencës sime kam pasur raste kur i kam dekretuar në të njëjtën ditë: edhe shkarkimin, edhe emërimin, por më duhet t?i sjell në vëmendje edhe opinionit publik që në të gjitha rastet, kanë qenë për shkak të dorëheqjes së ministrave. Pra, dekreti i shkarkimit dhe i emërimit të pasardhësit të tij ka ardhur për faktin se ndryshimi i Kabinetit qeveritar është bërë mbi bazën e dorëheqjes së parevokueshme të ministrit. Edhe në rastin e zotit Celibashi.
-I cili në këtë rast nuk qëndron sepse Shkëlqim Cani nuk kishte dhënë dorëheqjen, por thjesht u zëvendësua nga Kryeministri?
Po ashtu edhe në rastin e shkarkimit të zotit Veliaj si Ministër i Punës dhe i Mirëqenies Sociale dhe i emërimit të zotit Blendi Klosi si Ministër, janë bërë në kohë të ndryshme. Nëse nuk gaboj, shkarkimi i zotit Veliaj është bërë në fillim të muajit maj të vitit 2015, ndërsa emërimi i zotit Klosi është bërë në fund të muajit maj 2015. Ka raste dhe modele të ndryshme qoftë të shkarkimit dhe të emërimit në të njëjtin çast, ashtu siç ka edhe raste dhe modele të emërimit dhe të shkarkimit në afate të ndryshme. Në rastin konkret i dërgova Parlamentit për t?i dhënë fuqi dekretit të shkarkimit të zotit Shkëlqim Cani, për faktin sepse unë si President kam nxjerrë një dekret për emërimin e zotit Shkëlqim Cani si Ministër të Financave. Dhe dekretin.
-I cili është vlerësuar në Parlament?
Jo vetëm është vlerësuar, por i është dhënë fuqi në Parlament. Unë nuk kam mundësi që të nxjerr një dekret për shkarkimin e zotit Cani dhe për emërimin e ministrit të ri pa u shfuqizuar dekreti i mëparshëm me të cilin unë e kam emëruar zotin Cani.
– Por kjo mund të ndodhte me votim zoti Nishani. Që do të thotë se ju do të çonit dekrete të veçanta. I pari do të votohej shkarkimi dhe pastaj do të vinte emërimi i ministrit tjetër?
Pikërisht kjo duhej të ndodhte në Parlament. Unë me keqardhje kam ndjekur që drejtuesja e seancës së Parlamentit të datës 18 shkurt, në shkelje të hapur të ligjit, ka bllokuar votimin e dekretit të shkarkimit të dy ministrave në Parlament, dekrete të cilat kanë qenë në rendin e ditës, dekrete të cilat janë miratuar nga seanca plenare në rendin e ditës dhe në mënyrë të pakuptueshme për opinionin, por për mua tërësisht për shkaqe politike, drejtuesja e seancës e bllokoi hedhjen e tyre në votim për t?i dhënë pra fuqi. Nga ana tjetër, pyetja juaj ka edhe një kontekst tjetër, e cila sjell rezultatin e sjelljes së Presidentit të Republikës nëse një dekret i tij ? po flasim për dekretin e shkarkimit, nuk do të marrë fuqi në Parlament, pra nuk do të votohet dhe nuk do të miratohet nga anëtarët e Parlamentit.
-Pra, këtë përzgjedhje e bën Parlamenti?
Pikërisht. E bën Parlamenti, por e bën mbi bazën e vullnetit që duhet të shprehë për miratimin e dekretit të shkarkimit. Nëse Parlamenti nuk e ka vullnetin politik për të miratuar dekretin e shkarkimit?, atëherë dekreti i emërimit nuk mund të bie poshtë, sepse atë mund ta rrëzojë vetëm Parlamenti. Dhe Parlamenti nuk mund të fusë procedurialisht në votim.
-Sepse mund të votohen dy ministra njëkohësisht??
Absolutisht që mund të votohen dy ministra. Ka një nonsens juridik në këtë mes, sepse unë kërkova që për ta shmangur si fenomen, për ta shmangur si mundësi, e cila do ta vinte në pozitë të vështirë Parlamentin nga njëra anë, dhe nga ana tjetër do të vinte në pozitë të vështirë edhe Presidentin e Republikës, që të ishim brenda afatit kushtetues, i kërkova Parlamentit që të votonte dhe t?i jepte fuqi ? sepse votimi është dhënie fuqie e dekretit të Presidentit për shkarkimin e ministrave. Dhe menjëherë pas dhënies së fuqisë, do të kishim një vakancë. Dhe deri në momentin që dekreti i shkarkimit nuk votohet, nuk i jepet fuqi, ne nuk kemi vakancë të një ministri, sepse është ministri në detyrë. Ministri nuk shkarkohet as thjesht me propozim të Kryeministrit.
-Ju kishit thjesht të drejtën tuaj kushtetuese, pra këtë çështje po e quaj një ngërç juridik apo kishit një pakënaqësi ndaj emrit konkret të Ministrit Ahmetaj?
Unë nuk jam futur në pjesën substanciale të dekretit, pra për të verifikuar nëse zoti Ahmetaj apo zonja Ekonomi e meritojnë plotësisht për të qenë ministra, sepse kjo është e pashprehur qartazi në Kushtetutë. Dhe një nga pyetjet që i kam drejtuar për sqarim Gjykatës Kushtetuese është edhe kjo që a ka të drejtë Presidenti i Republikës, kur dihet botërisht, dihet faktikisht, edhe nga Kushtetuta, edhe nga sistemi politik që në fakt e drejta, tagri kushtetues është i Kryeministrit për zgjedhjen e ministrave. Kryeministri i vendit ka fituar zgjedhjet. Është mandatar nga Parlamenti për të krijuar Qeverinë dhe është tërësisht e drejta e tij për të krijuar Kabinetin qeveritar. Por duhet të kemi parasysh që kushtetutë-bërësi i ka lënë një afat shtatëditor Presidentit të Republikës.
-Në qoftë se ju nuk pranoni ta dekretoni brenda shtatë ditësh, çfarë ndodh? Hyn në fuqi dekreti apo bie kërkesa?
As kjo nuk është e qartë dhe kjo nuk është e parashikuar në Kushtetutë dhe as në ndonjë akt tjetër. Fakti që Presidenti i Republikës vazhdon, madje edhe një nga elementet që solli ky debat, është konfirmimi i asaj që unë e kam shprehur vazhdimisht si një shqetësim institucional që nga dita e parë se kjo Qeveri vazhdon ta konsiderojë Presidentin e Republikës si një institucion armiqësor, si një institucion që mundësisht të mos ekzistojë. Fakti që drejtuesja e seancës së Parlamentit të 18 shkurtit për mendimin tim ka dhunuar të drejtën kushtetuese të Parlamentit për t?u shprehur, sepse vetë Gjykata Kushtetuese në vitin 2002 i ka kërkuar Parlamentit që t?i gjykojë dekretet, jo përmes heshtjes, por përmes votimit pro apo kundër tyre. Që do të thotë se ka qenë me siguri një urdhër politik, çka për mua tregon një kontroll të fortë të pushtetit ekzekutiv mbi Parlamentin, mbi legjislativin, që duhet të jetë e kundërta.
-Çfarë po ndodh realisht, cilat janë raportet me Kryeministrin Rama?
Jam përpjekur dhe do të vazhdoj të përpiqem maksimalisht që të ofrojë të gjithë seriozitetin dhe të gjithë gatishmërinë institucionale për të përmbushur detyrat e mia. Përmes përmbushjes së detyra institucionale, Presidenti i Republikës garanton një marrëdhënie korrekte institucionale me çdo institucion tjetër, por edhe trajtimi më i fundit i këtij rasti, cili u trajtuar dhe u tentua të trajtohej dhe spekulohej politikisht, tregon që Presidenti i Republikës që nga dita e parë e kësaj qeverie nuk është konsideruar dhe nuk pranon të konsiderohet si një institucion real, institucion kushtetues. Kjo është e papranueshme dhe kjo tregon gati-gati një mentalitet.
-Ju po i referoheni deklaratës së zonjës Felaj apo dhe më gjerë?
Deklarata le të themi e përfaqësueses së qeverisë shqiptare, sepse ajo nuk është një deklaratë personale, nuk është një deklaratë që ka lindur ashtu vetiu zonjës në fjalë: në fakt ndonjëherë bëhemi edhe të keqardhur për nivelin ku degradon, le të themi serioziteti dhe standardi i njerëzve që marrin përsipër mandate përfaqësuese në Shqipëri, ? është një qëndrimi i qeverisë shqiptare krejt i papranueshëm, sepse Presidenti ishte tërësisht në ushtrimin normal të detyrës së tij, të kohës së tij kushtetuese, të funksioneve të tij kushtetuese. Por kjo tregon edhe njëherë atë mentalitet, i cili më shumë i përngjason një mentaliteti otoman ndaj konceptit për pushtetin edhe shtetin se sa qëndrimi shtetar, një qëndrimi civil, një qëndrim i cili kërkon një kulturë minimale politike dhe institucionale në Shqipëri.
Deputeti Ben Blushi vijon të kërkojë zbatimin e statutit të ...
Shqipëria pritet te hapë dyert për rreth 20-25 mijë emigran...
Jeta juaj ne çift do jete gjate gjithë kohës e mbrojtur sot....
Avokati Spartak Ngjela është shprehur se deputetja socialist...
Pasi mbërriti në Çikago si një gangster i një organizate të ...
“Janë shqiptare, rekrutuesit e xhihadistëve të Shtetit Islam...
Deputeti Eduart Ndocaj është shprehur se fytyra e vërtetë e ...
Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi është...
Një automjet ka marrë flakë ndërsa ecte në zonën e “21 Dhjet...
Deputeti Ben Blushi i është përgjigjur me ironi kolegut të t...
Kreu i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj është shprehur se nuk d...
Deputeti socialist Ben Blushi ëshë shprehur se Kryetari i PS...
Për ata që nuk e njohin, Grabova, rreth 40 kilometra nga qyt...
Inspektorati Shtetëror Shëndetësor ka vazhduar inspektimet n...
Kryetari i FRPD-së Belind Këlliçi i është përgjigjur deputet...
Leja e ndërtimit për pistën e betonit tek Parku i Liqeni ësh...
Ish-Presidenti i Republikës, si dhe ish – Sekretar i Përgjit...
Arkitekti që ka ideuar projektin e pistës së betonit ku do v...
Udhëheqësit e vendeve të Ballkanit Perëndimor u mblodhën sot...
Bashkia e Tiranës ka shkarkuar Neritan Gjojdeshin nga posti...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...