Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Për ata që nuk e njohin, Grabova, rreth 40 kilometra nga qyteti i Gramshit, është jo thjesht një qytet i dikurshëm, por edhe një vend me mundësi të jashtëzakonshme për të zhvilluar turizmin. Historitë për të janë të shumta, por si jetohet sot në këtë qendër të dikurshme, në këtë vend ku jetonin mbi 2.000 familje? Le të shohim, edhe pse momentet e para nuk na japin shenja shumë pozitive.
Edhe pse të dhënat e çojnë edhe më herët, Grabova e themeluar nga popullsi vllehe, historinë e saj më të njohur e nis në shekullin e X. Flitet se dikur, qyteti arriti deri në 12 mijë banorë, duke u kthyer në një qendër të zhvilluar, e cila për nga rëndësia vinte pas Voskopojës. Ishte një kryqëzim i rëndësishëm i rrugëve tregtare, që sillnin pas edhe ndërthurjen e kulturave të ndryshme. Ka kaluar kohë që atëherë dhe Grabova, ku iknin e vinin karvanet, sot duket sikur ngrihet në fund të botës.
Duhet kaluar Grabova e Poshtme, Kurati, për të arritur – pas rreth 2 orësh nga Gramshi – në kufijtë e destinacionit tonë, Grabovës së Sipërme dhe rreth 350 banorëve të saj. E megjithatë ka ende një pengesë të madhe.
Një përrua, në ditë dimri me reshje shiu rrezikon seriozisht të gjitha shtëpitë e fshatit. Banorët janë përpjekur vet të thellojnë e rregullojnë shtratin e tij, me aq sa kanë mundur. Sot, për të kaluar ka vetëm një mënyrë.
?Gjendja këtu është si mos më keq, siç e shihni edhe vet. Rrugët janë për turp, ndërsa ky përrua, që ka dalë disa herë nga shtrati, mund të rrezikojë thuajse gjysmën e fshatit. Përmbytet thuajse gjithmonë?, thotë Loni Nishku.
Gjurmët e kohës mund t?i kërkosh e dallosh ende në Grabovë. Urat e vjetra, që i përkasin periudhave të ndryshme; kisha, që shpesh është bërë prè e vjedhjeve, e shumë monumente të tjera të mbrojtura, të paktën në letër, nga shteti. Pa llogaritur nëntokën, që premton të fshehë thesarë të arkeologjisë. Kjo është edhe Grabova e cetirëve të famshëm, që pikturat ikonografike i lanë kudo, në zona të ndryshme të vendit. E megjithatë, përkundër pjesës romantike e historike, e sotmja është krejt e ndryshme.
?Si sot, vitin që kaloi ky lumë ka ardhur 10 herë në shtëpitë tona. Në të tillë situatë jemi ne?, thotë Pirot Bardhi.
?Sot është shumë pak, nesër mund të vijë me prurje shumë më të mëdha. Thonë që investohet kaq apo aq lekë, faktikisht ne nuk shohim as edhe një gjë, as urë, as ujësjellës, asgjë prej gjëje?, tha Llazi Budo.
?Përrenjtë e lumenjtë e përmbytën tërësisht sipërfaqen këtu si dhe rrugën automobilistike. Kështu që është tepër e vështirë jetesa këtu?, thotë Sotiraq Buzo.
Banorët e Grabovës, më së shumti mbahen me blegtori, por edhe kjo u garanton shumë pak të ardhura, thuajse të papërfillshme.
?Blegtoria këtu nuk nxjerr asgjë. Një dele këtu do një kuintal misër në vit. Ajo as kokën e saj nuk lan, vetëm sa shtyhemi, vijmë vërdallë?, thotë Llazi Bardhi.
?Asnjë të ardhur, vetëm qumështin kemi nja dy-tre muaj që e nxjerrim te një baxho që ka hapur një bashkëfshatari ynë, edhe shqerrat që i shesim, kaq. Çfarë mjaftueshëm, sa për bukën e gojës. Për ndonjë kapital, apo ndonjë gjë kështu, harroje?, thotë Josif Bardhi.
Të rinjtë ikin e vijnë nga emigracioni. Edhe ata që kanë investuar në fshat janë zhgënjyer. Natyra ka bërë pjesën e saj, por për të zhvilluar turizmin do të duheshin edhe investimet, e këtu në Grabovë të Sipërme, ato nuk janë dukur.
?Po të hyni te shkolla që ta shohim, situata edhe më keq. Brenda ajo nuk është shkollë. Ne, që i çojmë fëmijët atje, e dimë se ç?heqim?, tha Jani Buzo.
?Sa për të marrë tagjinë e deleve dhe për të ngrënë bukë. Asnjë gjë tjetër?, thotë Stavri Bardhi.
?S?kemi rrugë që të vijmë në shtëpi, të çojmë tagjinë dhe çdo gjë tjetër. Tani unë do iki të marr familjen në Kurat, në një fshat tjetër, se ngelën ngaqë s?ka rrugë?, thotë Mihal Nishku.
Në prag të mbrëmjes, në Grabovë gjërat bëhen edhe më të vështira. Fshati shuhet, e kjo – siç thonë banorët, – ndodh shpesh e më shpesh.
?Turistët duan xhade, duan të shikojnë ndonjë gjë. A e shikon sesi është shkatërruar fshati. Na kanë lënë si në mesjetë?, thotë Nisi Paco.
?Mos themi 4 javë të muajit, 3 javë jemi pa drita ose me shkëputje një ose dyorëshe, një javë mund të jemi me drita normale. Kjo është situata këtu?.
?Vijnë njerëzit bëjnë sikur punojnë edhe kërcasin e ikin. Tani ta dimë, o të vërë dorë njeri, ose të shpërngulemi nga ky fshat, të ikim fare?, thotë Misto Nishku, kryeplak.
Përmirësimi i motit në kthim mundëson një kalim më të lehtë përtej përroit. Edhe këtë herë, banorët shpëtuan nga vërshimi i tij drejt shtëpive. Kjo, deri në rrebeshin e radhës, kur do të duhet t?iu nënshtrohen sërish vullnetit të natyrës.
Edhe pse tashmë ka humbur në errësirë, Grabova e Sipërme është ende aty. Me historinë e madhe të së shkuarës dhe të sotmen, që e ka braktisur plotësisht./TCH
Inspektorati Shtetëror Shëndetësor ka vazhduar inspektimet n...
Kryetari i FRPD-së Belind Këlliçi i është përgjigjur deputet...
Leja e ndërtimit për pistën e betonit tek Parku i Liqeni ësh...
Ish-Presidenti i Republikës, si dhe ish – Sekretar i Përgjit...
Arkitekti që ka ideuar projektin e pistës së betonit ku do v...
Udhëheqësit e vendeve të Ballkanit Perëndimor u mblodhën sot...
Bashkia e Tiranës ka shkarkuar Neritan Gjojdeshin nga posti...
Kryeqytete e qytete të Maqedonisë, Serbisë, Kroacisë, Bosnjë...
Gazeta e perditshme Shqip pritet te mbyllet pas pak kohesh. ...
Operacioni i koduar Ishull – Lezha ka cuar pas prangave 4 sh...
Patrulla është vënë në ndjekje të automjetit që mori rrugën ...
Partia Demokratike dhe qytetarët e Tiranës kanë protestuar s...
Faqja në facebook “Lolita” ka ironizuar me kryeministrin Edi...
Punimet në aksin rrugor Korçë-Ersekë janë braktisur totalish...
Deputeti Eduart Ndocaj ka protestuar së bashku me socialistë...
Tre ditë më parë, Gjykata e lartë ndryshoi masën e sigurisë ...
Kryeprokurori Adriatik Llalla ka thënë sot nga Lushnja se ka...
Policia e Shtetit ka publikuar videon e planit të masave të ...
Një grup deputetësh të Partisë Socialiste, por edhe disa per...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...