Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Kryeqytete e qytete të Maqedonisë, Serbisë, Kroacisë, Bosnjë Hercegovinës renditen në listën e vendeve të më të mira europiane për investime nga eficienca e kostos, ndërsa Shqipëria mungon, në një publikim të fundit të Financial Times, ?Qytetet dhe rajonet e të ardhmes, 2016?.
Për të dytin vend radhazi, Shkupi është renditur i pari në listën e 10 qyteteve të vogla europiane të të ardhmes 2016/2017 për nga eficienca e kostos. Kryeqyteti i Maqedonisë është i gjashti dhe në listën e qyteteve të vogla europiane për nga stategjia e investimeve të huaja direkte. Stip, një tjetër qytet i Maqedonisë është gjithashtu i pari në kategorinë e eficiencës së kostos për investimet e huaja direkte, por në kategorinë e qyteteve mikro europiane. Drejtori i Zonave të Lira, Viktor Mizo ka pohuar se Shkupi dhe Stip janë cilësuar për shkak të zonave të lira, që kanë një total prej 16 kompanish dhe 4,100 punonjës. 13 kompani janë vendosur në Bunardzik disa prej të cilave kanë filluar aktivitetin tashmë dhe të tjera janë në fazë realizimi investimi, ndërsa në zonën e lirë në Stip ka tre kompani, tha Mizo. Sipas tij, vitin e kaluar, eksportet nga të gjitha zonat e lira ekonomike arritën 1.5 miliardë euro, me një rritje prej 28% në raport me një vit më parë.
Për të realizuar renditen e investimeve të huaja direke, Financial Times mbledh të dhëna nga 481 zona në shtetet europiane (294 qytete, 148 rajone dhe 39 kompani partnere lokale) në pesë kategori: potenciali ekonomik, mjedisi i punës, eficienca e kostos, infrastruktura dhe klima e favorshme e biznesit.
Krahas Maqedonisë, në renditje ka dhe qytete të tjera nga rajoni. Beogradi është i teti në listën e 10 qyteteve të mëdha europiane për nga eficienca e kostos. Sremska Mitrovica, Sombor, Vranje, Zajecar, Vojvodina janë të tjera qytete e rajone të Serbisë në listën e Financial Times.
Zagrebi është i 9-ti në top listën e vendeve të Europës Juglindore (i pari është Stambolli). Ivanec dhe Jastrebarsko janë gjithashtu në listë nga Kroacia.
Edhe nga Bosnjë Hercegovina pwrfshihen disa qytete, si Sarajeva, që është e gjashta në listën e 10 qyteteve të mesme europiane për nga eficienca e kostos. Qytet tjetër në listë nga Bosnja është dhe Prijedor.
Pse mungojnë qytete nga Shqipëria
Rajoni renditet përgjithësisht në kategorinë e qyteteve europiane të të ardhmes 2016/2017 për nga eficienca e kostos, ndërsa nga Shqipëria sërish nuk ka asnjë qytet apo rajon në renditjen e Financial Times të këtij viti, ashtu siç nuk kishte as vitin e mëparshëm. Treguesi i eficiencës së kostos merr parasysh elementë të tillë si paga mesatare e punonjësve të kualifikuar dhe të pakualifikuar, qiraja për zyra sipas standardeve të ndryshme, paga minimale, kosto e hapjes së biznesit, kosto e regjistrimit të pasurisë, kosto e lejeve të ndërtimit, çmimet e naftës, kosto e energjisë, tatim fitimi, TVSH, normën totale të taksave në % të fitimit dhe të ardhurat për frymë të vendit, të matura sipas fuqisë blerëse.
Ndërsa, Shqipëria është konkurruese në pagë dhe në qira ajo është tepër jo konkurruese në çmimet e naftës, qw janw mw tw lartat nw rajon dhe sidomos në normën e taksave në përqindje ndaj fitimit, që sipas raportit Doing Business të Bankës Botërore është 36.5%, më i larti në rajon, së bashku me Serbinë. Gjithsesi, ky i fundit e amortizon përmes subvencioneve që u jep kompanive të huaja, si për vende pune të hapura, ashtu dhe mjediseve (ndërtesë, apo tokë). Shqipëria ka normën më të lartë të TVSH-së dhe tatim fitimit, (20% dhe 15% pwrkatwsisht) së bashku me Serbinë, si dhe të kontributit të sigurimeve shoqërore të paguar nga punëdhënësi.
Kryeson Londra
Kryefjala e investimeve në renditjen totale të 25 qyteteve më të mira për investime të huaja nga Financial Times janë programet dhe teknologjia e informacionit.
Në renditje kryeson Londra, që e mban këtë pozicion që nga viti 2006. Programet dhe shërbimet e IT kryesojnë në investime të huaja, duke përbërë 40% të tyre.
I dyti është Parisi, një qytet ku mbizotëron inovacioni dhe që ka numrin m ëtë madh të patentave se në çdo rajon të analizuar dhe ka 9 universitete që renditen mes 500 më të mirave, më i larti nga gjithë shtetet e tjera europiane.
Dublini është i treti, gjithashtu dhe ai një qendër inovacioni dhe po merr investime në teknologjinë e informacionit.
Më pas janë qytetet gjermane që tërheqin, me Frankfurtin dhe Munihun përkatësisht në vend të katërt e të pestë./Monitor
Gazeta e perditshme Shqip pritet te mbyllet pas pak kohesh. ...
Operacioni i koduar Ishull – Lezha ka cuar pas prangave 4 sh...
Patrulla është vënë në ndjekje të automjetit që mori rrugën ...
Partia Demokratike dhe qytetarët e Tiranës kanë protestuar s...
Faqja në facebook “Lolita” ka ironizuar me kryeministrin Edi...
Punimet në aksin rrugor Korçë-Ersekë janë braktisur totalish...
Deputeti Eduart Ndocaj ka protestuar së bashku me socialistë...
Tre ditë më parë, Gjykata e lartë ndryshoi masën e sigurisë ...
Kryeprokurori Adriatik Llalla ka thënë sot nga Lushnja se ka...
Policia e Shtetit ka publikuar videon e planit të masave të ...
Një grup deputetësh të Partisë Socialiste, por edhe disa per...
Presidenti Bujar Nishani i ka dhënë zgjidhje ngërcit politik...
Pas protestës përpara bashkisë së Tiranës, protestuesit e op...
Mimoza Boçari është gruaja që u godit ditën e djeshme gjatë ...
Protesta e sotme dhe revolta e shoqërisë civile tek kodrat e...
Partia Demokratike ka filluar protestën e paralajmëruar përp...
Ministria e Financave filloi një proces të rishikimit dhe ha...
Aktori dhe regjizori Gent Bejko, ka publikuar ne rrjetet soc...
NGA: DARINA TANUSHI* Anëtari i kryesisë së Partisë Socialist...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...