Mblidhet Task Forca për çështjet e trafikimit
Zhvillohet takimi i parë i Task Forcës për analizimin e inte...
Në Shqipëri, kryeministri Edi Rama njoftoi sot për disa ndryshime në kabinetin e tij qeveritar. Ai ka shkarkuar ministrin e Financave Shkëlqim Cani duke emëruar në vend të tij ministrin aktual të Ekonomisë Arben Ahmetaj. Vendin e këtij të fundit do ta zërë zëvendësministrja e Shëndetësisë Milva Ekonomi. Nga qeveria nuk u dhanë shpjegime për arsyet e shkarkimit të zotit Cani, ndërkohë që opozita u shpreh se këto lëvizje nuk ndryshojnë asgjë në standartet e një qeverie që sipas saj vetëm zhvat e plackit shqiptarët.
Kryeministri Rama i dha fund këmbënguljes së tij për të mos bërë ndryshime në kabinetin e tij qeveritar. Mbrëmë ai i ka komunikuar ministrit të Financave Shkëlqim Cani vendimin për shkarkimin e tij, ndonëse sipas një komunikate të shpërndarë paradite nga qeveria, lihet të kuptohet se gjithshka ka ndodhur sot. Në momentin e njoftimit zyrtar të vendimit të shkarkimit, ministri Cani ka qenë në një takim pune me Bankën Botërore.
Zyra e kryeministrit nuk dha asnjë shpjegim për vendimin dhe motivet që e shtynë kreun e qeverisë për këtë lëvizje. Komunikata mjaftohet me pak rreshta përmes të cilave theksohet se zoti Rama e ka falenduar ministrin Cani ?për angazhimin e profesionalizimin e tij ne kryerjen e njërës prej detyrave më të vështira qeverisëse të këtij mandati?.
2015-a ka qenë një vit i vështirë për financat e vendit, të cilat u përballën me një gropë të madhe në realizimin e të ardhurave. Në mesin e vitit të shkuar qeveria rishikoi në ulje planin, duke e motivuar këtë lëvizje me ndikimet e konjukturave në tregjet botërore. Por edhe gjysma e dytë e vitit, pavarësisht pritjeve të reduktuara, rezultoi në rënie po të thellë të të ardhurave.
Në vend të zotit Cani kryeminisri ka emëruar ministrin e Ekonomisë Arben Ahmetaj, ndërsa në karriken e këtij të fundit do të ulet zëvendësministrja e Shëndetësisë Milva Ekonomi
I menjëhershëm ka qenë reagimi i opozitës. Përmes një deklarate, kryetari demokrat Lulzim Basha i cilëson ndryshimet e sotme si ?arnime korruptive? që sipas tij ?pasqyrojnë vetëm interesat financiare të Edi Ramës. Ato do ta thellojnë edhe më tej rekordin e vjedhjes, varfërinë dhe krizën që janë produktet e vetme të kësaj qeverie? nënvizon zoti Basha.
Ndërsa për deputetin socialist Ben Blushi, një kritik i fortë i kryeministrit Rama, nuk kanë rëndësi emrat, por ndryshimi i mënyrës së qeverisjes: ?Besoj që ndryshimi i sotëm ishte i vonuar. Por c?ka duhet të ndodhi është ndryshimi i mënyrës së qeverisjes. Ka nevojë për një mënyrë qeverisjeje tjetër e cila në radhë të parë është aleate me të varfërit, me shtresën e mesme dhe në radhë të parë është aleate me interesin publik. Të treja këto cilësi kjo qeveri i ka humbur me kalimin e kohës dhe nuk është kjo arsyeja për të cilën u votua në vitin 2013?.
Kryeministri Rama, i ka mbrojtur gjithnjë hapur ministrat e vet, edhe kur nga aleati i tij, pati zëra të përsëritur për nevojën e impulseve të reja qeverisëse. Dhe sot deputetja e LSI-së Silva Çaka nuk harroi ta kujtojë një gjë të tillë: ?Mesa duket paska patur nevojë për impulse të reja?.
Pasdite, përmes një postimi në Facebook, kryeministri Edi Rama theksoi se ?misioni bazë për dy ministrat e rinj është përshkallëzimi i operacionit kundër informalitetit dhe lehtësimi i mëtejshem i biznesit të ndershëm?./VOA
Zhvillohet takimi i parë i Task Forcës për analizimin e inte...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka akuzuar Krye...
Qeveria shqiptare ka paguar në formën e detyrimeve të prapam...
Kany West është shprehur se ka qenë ai që e ka ngjitur për h...
Qeveria është përfshirë nga ndryshime ministrash edhe pse ...
Deputeti rebel i Partisë Socialiste, Ben Blushi, ka komentua...
Dhjetra aktivistë të shoqërisë civile kanë protestuar sot në...
Policia ka filmuar momentet kur ka gjobitur një persona, i c...
Partia Demokratike kërkon prej kohësh që Gjykata Kushtetuese...
Pika Kufitare e Kapshticës do të bllokojë sërish punimet si ...
Kryeministri Edi Rama ka shkarkuar ministrin e Financave, Sh...
Aleanca KUQeZI ka zhvilluar një protestë ndryshe para Konsul...
Pas arrestimit të mbrëmshëm të aktivistit dhe zëdhënësit të ...
Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka komentuar vizitën e sekr...
600 – Papa Gregori i parë shpall me dekret se thënia “Zoti j...
Horoskopi ditor për diten e martë – 16. shkurt 2016Mos hezit...
Ish-Kryeministri Sali Berisha ka reaguar lidhur me deklaratë...
Sekretari i shtetit Xhon Kerry e mbylli vizitën e tij disa-o...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Kreu i agjencisë mbikëqyrëse globale bërthamore ka thënë s...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...