Fermerët grek në grevë/ Kapshtica bllokohet sërish
Pika Kufitare e Kapshticës do të bllokojë sërish punimet si ...
Partia Demokratike kërkon prej kohësh që Gjykata Kushtetuese të zbardhë vendimin lidhur me fatin e mandatit të Koço Kokëdhimës.
Insistimi i PD-së për zbardhjen e vendimit për Kokëdhimën ka ardhur duke u zbehur dhe kërkesa për këtë është bërë gjithmonë e më e rrallë, megjithëse demokratët kanë qenë të bindur se Kokëdhima e ka humbur mandatin. Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, është shprehur se mandati i Kokëdhimës tashmë është i hequr, por një anëtar i Gjykatës Kushtetuese, ka votuar kundër. Pra, vendimi nuk mund të zbardhet pa mësuar më parë se kush është anëtari i kushtetueses që ka votuar kundër.
Kush ishte ministri i Koços në qeverinë Berisha ?
Fakte dhe dokumente tregojnë se deputeti 3K (Komisar Koço Kokëdhima), nuk ka nguruar të deklarojë se kur ka qenë pronar i një kompanie interneti ka përfituar tendera nga qeveria edhe në kohën kur ajo drejtohej nga Sali Berisha. A mund të pasurohej Kokëdhima nga kundërshtarët politikë duke përfituar tendera, në një kohë kur për të fituar një të tillë duhet të mundje disa qindra kompani, të cilat shkëlqenin dhe ishin më të avantazhuara se kompania e Kokëdhimës?
Të gjitha dokumentet na çojnë se një prej ministrave, përgjegjës për inovacionin, ka qenë shërbëtor i Koços.
Kjo nuk është një teori kospirative, pasi për këtë lidhje ka fakte dhe dokumente. Në një shkrim të Birn, thuhej se një politikan nga Shqipëria ka humbur qindra mijëra euro nga bankat në Qipro.
Emri i politikanit nuk u bë kurrë publik, megjithëse në media përflitej ai i Genc Pollos. Lajmi nuk u vërtetua kurrë dhe mbeti në kuadër të një thashethemi. Shuma e humbur nga bankat e Qipros ishte rreth 900 mijë euro.
Një nga personat që e artikuloi këtë shumë ishte deputeti socialist Taulant Balla, i cili më pas, heshti në mënyrë të çuditshme. Në korridoret politike dhe mediatike flitej se ishte pikërisht Koço Kokëdhima ai që i kishte kërkuar partisë së tij, të mos publikohej emri i personit që humbi shumën e majme.
Llogaritë nuk u publikuan kurrë, e as emri i politikanit nuk u dha, cka do e bënte një politikan të kapur ?gjallë?.
A po i shërbente Koço Kokëdhimës ministri i Berishës?
Kjo mund të vërtetohet vetëm pas një hetimi, që ka pak gjasa të ndodhë, sidomos me Genc Pollon, ministri i Berishës, i vlerësuar nga Kokëdhima jo vetëm publikisht në fjalimet në lidhje me një kompani që kishte fituar tendera në kohën e qeverisë ?Berisha?.
Janë disa raste që qeveria mbron publikisht Genc Pollon nga afera dhe skandale, sic ishte rasti i digjitalizimit të TVSH-së, që në fakt ministrja Milena Harito nuk e paditi kurrë edhe pse cilësohet si skandali më i madh i qeverisë ?Berisha?.
Kush e pengoi Milena Hariton të padiste këtë skandal? Mos vallë Kokëdhima i kërkoi Edi Ramës të mos publikohen llogaritë e politikanit dhe ish-ministrit ? Deklaratat e Kokëdhimës, qëndrimet e ministres Milena Harito, mos publikimi i llogarive, tregojnë një lidhje të fortë politike të PS-së dhe qeverisjes aktuale, me politikanin e përmendur për afera.
Argumentet e sipërpërmendura të cojnë tek politikani Genc Poll, i cili mund të quhet ministri i Kokëdhimës në qeverinë ?Berisha?. Që lidhja mes Kokëdhimës dhe Pollos dhe favorizimi për tendera i superdeputetit të jugut të vërtetohet, do të duhet një hetim shumë i gjerë për të gjitha rastet e marra së bashku. Por, vështirë të ndodh dhe zor se do të mësohet e vërteta. Gjithçka do të mbetet ashtu siç është, në kuadrin e argumentave të tryezave politike dhe të thashethemeve të qarqeve mediatike./citynews
Pika Kufitare e Kapshticës do të bllokojë sërish punimet si ...
Kryeministri Edi Rama ka shkarkuar ministrin e Financave, Sh...
Aleanca KUQeZI ka zhvilluar një protestë ndryshe para Konsul...
Pas arrestimit të mbrëmshëm të aktivistit dhe zëdhënësit të ...
Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka komentuar vizitën e sekr...
600 – Papa Gregori i parë shpall me dekret se thënia “Zoti j...
Horoskopi ditor për diten e martë – 16. shkurt 2016Mos hezit...
Ish-Kryeministri Sali Berisha ka reaguar lidhur me deklaratë...
Sekretari i shtetit Xhon Kerry e mbylli vizitën e tij disa-o...
Fituesi i “Big Brother 1”, Arbër Çepani është shprehur se ed...
Ish-Kryeministri Sali Berisha ka publikuar denoncimin e një ...
Historiani Niko Kotherja ka denoncuar heqjen e tabelës në go...
Kryeministri Edi Rama deklaroi se Presidenti i Republikës Bu...
Çmenduria e rradhes po ndodh ne Maqedoni, vendin qe ne fakt ...
Byroja Kombëtare e Hetimit si Sigurimi i Shtetit Luan Omari ...
Partia Demokratike do të protestojë ditën e nesërme në orën...
Kompania Albtelecom ka njoftuar se një pjesë të ambjenteve t...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...