web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ekspozita “Roma Archi- natura” e Klement Zoraqit çelet në Galerinë FA

13 Shkurt 2016, 10:20, Kulturë CNA

Roma Archi- natura? titullohet ekspozita personale e piktorit Klement Zoraqi, e çelur mbrëmjen e djeshme në Galerine F.A.B te Universiteti i Arteve.

Në çeljen e ekspozitës, e cila u hap nën patronazhin e Presidentit të Fondacionit ?Occhio Blu Anna Cenerini Bova?, Mario Bova, ishin të pranishëm piktorë, artistë, artdashës etj.

Në punimet e ekspozitës, që do të qëndrojë e hapur deri në 19 shkurt, prezantohen pesiazhe, pamje nga kryeqyteti i bukur italian, Roma.

Piktori Klement Zoraqi u shpreh se ?kuadrot e mi paraqesin një vizion personal të një qyteti të bukur, duke e njohur atë pak e nga pak, për një periudhë kohe pothuajse 20 vjeçare. Raporti ynë ka qenë gradual dhe tërësisht artistik?.

?Duke hyrë në shpirtin e Romës nëpërmjet së dukshmes më ka goditur simbioza natyrë arkitekturë dhe natyra këtu ka një karakter monumental. Siluetat e gjelbërimit dhe monumenteve gërshetohen në një unitet peisazhi tipik për këtë qytet antik?, tha Zoraqi.

Piktori Klement Zoraqi edukimin artistik e ka marrë në atelienë e artistit Aristotel Papa, i formuar në Akademinë e Zagrebit. Studimet e plota artistike i mori në  Institutin e Lartë të Arteve, në Tirane në 1980-1984, ku u specializua në fushën e pikturës monumentale. Ai ka filluar të marrë pjesë në jetën artistike shqiptare në ekspozitën kombëtare në 1986 e më tej në Bienalen e Rinisë 1987 e 1989 duke debutuar me gjininë e ?tablosë figurale?. Në ekspozitën e parë personale në 1991 në Tiranë ka demonsturar tendencëne tij për t?u larguar nga skemat , duke iu rikthyer  ekspozite klement zoraqi (2)pasionit të tij për natyrën e peisazhin. Përballja e parë me artin e kulturën italiane Klement Zoraqi e pati më 1992 , ku mori pjesë në ekspozitën e 100 piktorëve të Via Margutta. Nga kjo periudhë Zorqai ka qenë i përfshirë në jetën artistike italainë megjithëse jetonte në Tiranë duke dhënë mësim si pedagog në Liceun Artistik ?Jordan Misja? në Tiranë.

Në 1994 prazanton në Romë dhe Firenze dy ekspozita personale, ndërsa në 1994 në Londër , ku e prazanton veten si një piktor i pesiazhit tashmë të pjekur. Veprimatraia e ekspozitave të Zoraqit në Itali dhe në botë zhvillohet edhe në sajë të pjesëmarrjes në shoqata dhe iniciativa të piktorëve italianë . në këtë periudhë veprimtaria e tij artistike është prezantuar në ?Annuario d?Arte? 1996 dhe 1997 dhe kapatur vlerësime e çmime në konkurse të ndryshme lokale e kombëtare në Itali.

Nga ana tjetër zhvillon një veprimatri intensive ekspozuese koletike jashtë Italisë: Paris 1996 dhe 1998 ; Londër 1996 , 1997, 1998; Barcelonë 2001, dhe 2003 : New York 2001 etj. Nga 1998 veprimtaria artistike e kulturore e Zoraqit është përqendruar në Shqipëri duke theekspozite klement zoraqi (5)memluar shoqatën ?Busulla? me të cilën ka organizuar ekspozita të piktorëve shqiptarë në Barcelonë , Paris, Londër etj. Në 2006 , 2007 dhe 2010 i prezanton publikut në Tiranë veprat e tij në tre ekspozita personale .

Tendenca aktuale e veprës krijuese të Zoraqit drejtohet kah një reflektimi historik të realitetit , ku gërshetohen vizione, peisazhe e portrete , në një interpretim personal të fakteve historike./ ATA





Lajmet e fundit nga