Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Shtëpia e shkrimtarit të shquar Ismail Kadare ka përfunduar së restauruari në Gjirokastër dhe më 28 janar pritet të hapet për vizitorët. Kjo datë përkon me 80 vjetorin e lindjes së shkrimtarit shqiptar të përkthyer në mbi 50 gjuhë.
Arkitekti Agron Doraci, që ka punuar për restaurimin e shtëpisë thotë se vetë shkrimtari, kur e ka parë projektin, e ka gjetur në përputhje me përfytyrimet e krijuara prej tij nga rrëfimet e gjyshes.
?Shtëpia e Kadareve, thotë zoti Doraci, ka qenë mjaft e amortizuar pasi gjysmën e parë të shekullit te kaluar familjet gjirokastrite e humbën fuqinë ekonomike dhe Familja Kadare mundi të mbajë në këmbë gjysmën e banesës në pjesën veriore?.
Duke folur për shtëpinë, që gjatë viteve te tranzicionit u dogj dhe gati u rrënua, zoti Doraci thotë se ajo është trekatëshe, me një pjesë nën dhe. ?Stera e ujit zë pjesën qëndrore të banesës në bodrum. Pjesa tjetër shërben si një qilar për depozitimin e rezervave ushqimore të dimrit.
Nën tokë, ngjitur me qilarin e vogël, thotë Agroni, gjendet dhe një galeri e fshehtë me qemere guri ku hyrja bëhej përmes një vrime të maskuar?. Ky mjedis shërbente për ruajtjen e sendeve të cmuara, armëve dhe madje edhe njerëzve në rast rreziku.
Në katin përdhe, në pjesën e prapme Arkitekti Doraci thotë se shtëpia ka dy mjedise sejcili me dalje të vecantë në rrugë që kanë shërbyer për mbajtjen e bagëtive dhe rezervave ushqimore. Në katin përdhe në anën veriore ndodhet qilari i madh i cili shërbente për mbajtjen e prodhimeve bujqësore. Pronarët gjirokastritë merrnin nga fshatarët detyrimin në natyrë dhe prodhimet ruheshin dhe thaheshin në qilarin e lartë dhe mbuluar me qemer guri,rrëfen arkitekti.
Nëndivani (nënmesorja që pëlqen ta quajë shkrimtari) në katin përdhe është i hapur dhe realizuar me katër harqe mahnitëse. Në këtë hapësirë bëhej dalja në oborr. Në katin perdhe duket stera e ujit e restauruar ku një litar varet në pusin e thellë. Në katin e sipërm gjenden katër mjedise banimi dhe një shërbimi. Mjediset që gjenden në pjesën ballore quhen ?oda? në Gjirokastër dhe rezervohen për miqtë.
Ne njërën prej odave, thotë Agroni, ka ardhur në jetë edhe Ismail Kadare dhe familja e arkitektit, fqinje me shtëpinë, e ruan ende djepin e Kadareve. Odatë sot kanë rifituar mjaft elementë si tavanet dekorativë të gdhendur me motive floreale e gjeometrike, oxhaket e stolisur, musandaratë(sic i quajnë gjirokastritët dollapet e brendshme të drurit ngjitur me murin) ku viheshin rrobat, kornizat dhe mjaft elementë.
Dy mjediset e tjera të vendosura në pjesën e pasme të katit të tretë janë dhoma zjarri ose dimërore , sic quhen në Gjirokastër. Arkitekti Doraci e vlerëson këtë banesë të realizuar me një rregull të plotë e harmonik ngritur mbi module të sakta gjeometrike.
?Masa voluminore është në harmoni me peisazhin e Lagjes “Palorto”, ku rrinë afër shtëpi të tjera të famshme të Gjirokastrës si ajo e Cicove, Ficove, Torove, Xhaxhiajve,Kokalarajve?Shtëpia, thotë Agroni, ka kontraste të fuqishme dritë hijeje ,në të ndjehet simetria, asimetrias, ritmi dhe shpërndarja e dimensionimi i gjithë elementëve.
?Edhe në këtë shtëpi si në gjithë banesën gjirokastrite nuk kemi të bëjmë me projektime nga arkitektë profesionistë,” thotë Agroni, por me krijimtari të pastër nga mjeshtërit popullorë”.
Shtëpia e Kadaresë u restaurua pas gati 30 vitesh dhe do të administrohet nga Bashkia e Gjirokastrës dhe Ministria e Kulturës.
Të dy institucionet e shpallën 2016 si Vitin Kulturor të Ismail Kadaresë./VOA
Unë jam i lumtur që jam bashkuar me ju sot, në atë që do të ...
Amerikanët nderojnë sot festën kombëtare që shënon lindjen e...
17 janari 2016 shënon 75-vjetorin e lindjes së aktorit korça...
Kam parë njerëz të pësojnë trauma të pabesueshme dhe të dali...
Një ekspozitë e veçantë është çelur në Korçë në prag te Kris...
6 janari është festa e ujit të bekuar, ose sic njihet ndrysh...
Ndoshta një nga veprat më të novatore të shekullit XX-të, “...
Kryetarët e bashkive në të cilat kalon rruga Egnatia u takua...
“Kalaja e Rozafës, si objekt me përmasa të mëdha dhe mure të...
Onufri XXI”, nën titullin “SiO2 – Arsyeja e Brishtësisë”, ha...
Dëshmia. Një mbrëmje si shumë të tjera, që transformohet në ...
Rrëfimi i mrekullueshëm i një shkrimtareje, për një takim ra...
Amfiteatri i qytetit të Durrësit u vizitua dhe inspektua sot...
Kete material po e sjellim ne kujtim te publicistit Foto Pro...
Bashkëshortja e ministrit Edmond Haxhinasto, Enkeleida Haxhi...
Sipas një legjende, pranë syrit të kaltër dhe zonës përreth,...
“Ka dokumente që faktojnë përdhunimin e femrave në burgjet e...
“EDHE UNE JAM NJE VEPER ARTI” është një set fotografik nga S...
Puna 1 vjeçare e artistëve të të gjitha zhanerave u kurorëzu...
Një ekip arkeologësh australianë zbuloi në Qipro një teatër ...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...